1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria britanike do të krijojë gjykatat anti-terror. Të dyshuarit për terrorizëm duhet të mbahen deri në 3 muaj në arrest

Stefan Fritsche10 Gusht 2005

Qeveria britanike pas sulmeve terroriste synon të ashpërsojë ligjet kundër terrorizmit. Ndër rregullat proceduriale duhet të verifikohet edhe mundësia që të dyshuarit për terrorizëm të mund të mbahen më gjatë në arrest hetimor.

https://p.dw.com/p/ArDa
Katë të dyshuar për atentatet në Londër
Katë të dyshuar për atentatet në LondërFotografi: SO

Për zbatimin e këtyre ligjeve duhet të jenë përgjegjëse gjykata të specializuara për terrorizmin. Gazetat njoftojnë, se gjykatat speciale duhet të konsultohen me dyer të mbyllura lidhur me rastet e terrorizmit dhe të vendosin, se për sa kohë duhet të mbahet në arrest i dyshuari.

Toni Bler javën e shkuar në një fjalim përpara gazetarëve deklaroi, se si i përfytyron ai masat e reja në luftën kundër terrorizmit. "Rregullat do të ndryshojnë dhe efektet e para të tyre do të jenë të prekshme."

Në bazë të njoftimeve të shtypit qeveria planifikon një ndryshim thelbësor të rregullave proceduriale. Gjykatat speciale duhet të aplikohen për të mundësuar një procedurë paraprake përpara hapjes së procesit kundër të dyshuarve për terrorizëm. Bler: "Ne jemi duke peshuar mundësitë ligjore për krijimin e një gjykate speciale që t´i paraprijë procesit gjyqësor si dhe mundësinë që të dyshuarit të mund të mbahen më shumë se dy javë pa aktpadi në arrest."

Kjo është një pikë kyçe në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Sepse në bazë të ligjeve ekzistuese 2 javë pas arrestit duhet që zrytarisht ose të hapet procesi gjyqësor ndaj të dyshuarit, ose ai të lirohet. Ndërsa tani po hetohen mundësitë nëse lejohen gjykatat speciale që të udhëzojnë arrest hetimor deri në tre muaj.

Gjykatat speciale do të kenë kompetenca të veçanta të zgjeruara. Ato duhet të kenë akses në të dhënat konfidenciale të shërbimeve sekrete si dhe në protokollet e përgjimit të telefonatave, që zakonisht duhet të merren parasysh gjatë proceseve penale.

Në një procedurë të tillë parashikohet edhe heqja e së drejtës së të pandehurit për ta zgjedhur vet avokatin mbrojtës. Sepse vetëm avokatë të veçantë me një klasifikim të lartë sugurie lejohen të involvohen në proceset e të akuzuarve. Këta avokatë, ndonëse lejohen të lexojnë dosjen e dëshmive, nuk kanë të drejtë që të bisedojnë lidhur me to me klientin e tyre. Por kjo masë ka hasur në kritika, vë në dukje Ian McDonald, ish-kryetar i gjykatës për verifikimin e çështjeve të emigracionit: "Problemi është, se ne nuk kemi gjyqtarë të kualifikuar për situata të tilla - një specializim i tillë kërkon kohë, trainim dhe kualifikim të posaçëm, si fillim të paktën ata duhet të marrin pjesë në disa procese të rëndësishme."

Kjo iniciativë është bërë ndërkohë pjesë e një diskutimi të ashpër në politikën e brendëshme britanike. Ndërsa liberalët kanë sinjalizuar aprovimin, konservatorët duan të parandalojnë vendimet e nxituara duke i tërhequr vëmendjen qeverisë "që të ruajë toruan".

Ministria e brendëshme ndërkaq ka përgënjeshtruar, që gjykatat speciale mund të lejohen të përdorin si dëshmi protokollet e përgjimit të telefonatave. Diskutimi aktualisht po reflekton debatin për ashpërsimin e masave lidhur me luftën kundër terrorit.

Por, siç theksoi Toni Bler në fjalimin e tij të premten e shkuar, klima ligjore tashmë ka ndryshuar dhe kohët e vështira kërkojnë edhe masa më të ashpra.