1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin: Asnjë pale nuk duhet t' i imponohet asnjë zgjidhje

Mimoza Cika Kelmendi24 Maj 2007

Vladimir Putin ka ritheksuar edhe një herë kundërshtimin e tij p për "zgjidhje të imponuar" në Kosovë, duke thënë se duhet të respektohet integriteti territorial i Serbisë

https://p.dw.com/p/ArV8
Putin dhe Gusenbauer në Vjenë
Putin dhe Gusenbauer në VjenëFotografi: AP


Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Vjenë së bashku me presidentin austriak Heinz Fischer, Putin tha se :"Pozicioni ynë bazohet në parimet e të drejtave civile, përfshirë parimin e integritetit territorial dhe ish vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si rezoluta 1244, e cila përcakton se Kosova ishte pjesë e Serbisë", tha Putin. Ai tha se parime të tilla të së drejtës ndërkombëtare mund të modifikohen, por asnjë zgjidhje nuk duhet t'i imponohet asnjërës palë.

"Më mirë është të ketë dialog dhe të gjitha palët të arrijnë në një marrëveshje" tha Putin. Ndërkohë, presidenti austriak tha se mbështet propozimin e Ahtisarit. "Mendoj se këto propozime janë përgatitur me kujdes dhe shkojnë në drejtimin e duhur" tha Fischer.

Putin po qëndron në Austri duke diskutuar me zyrtarë të lartë edhe rreth raporteve BE-Rusi si dhe rreth planeve amerikane për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë. Ai tha se konsultimet me Shtetet e Bashkuara rreth këtij sistemi kanë dështuar.