Publikohet raporti i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore | Politika | DW | 09.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Publikohet raporti i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore

Pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare Irani ka vazhduar punën në pasurimin e uraniumit. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore

Salla e Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë

Salla e Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë

Zyrtarët e Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Atomike kanë paraqitur një raport të ri më të plotësuar për Iranin. Raporti është më i plotë se sa ai i paraqitur në prill nga ana e vet shefit të kësaj agjensie El Baradei. Aktivitetet e javëve të fundit të Iranit janë përshkruar në tri faqe. Përkundër grindjeve rreth programeve atomike kontrollorët e agjensise ndërkombetare vazhdojnë të lëvizin nëpër vende të ndryshme të Iranit.

Ata kanë konfirmuar se, Teherani në qendrën zhvillimore hulumtuese në Natans, ku janë të vendosura
stabilimentet përkatëse është duke vazhduar punën në zhvillimin e programit bërthamor edhe pse intensiteti është ulur. Në raportin më të ri thuhet se Irani ka filluar një fazë të re të pasurimit të uraniumut duke instaluar një centrifuge të re.

Javëve të fundit përfaqesuesit e vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë i kanë ofruar Iranit një pakete propozimesh, me krompromise, te cilat akoma nuk janë bërë publike për opinionin. Presidenti iranian Ahmedin Nexhat është duke e shqyrtuar ofertën perëndimore.

Ne rast se Irani pranon këtë oferte si kompenzim parashikohen edhe ndihma ekonomike dhe teknologjie
atomike për nevoja civile, madje është e mundur qe Iranit t’i lejohet edhe pasurimi i uraniumit, por me
mundësi të kufizuara. Mirëpo se pari Irani duhet të ndale të gjitha aktivitetet e pasurimit të
uraniumit, për të krijuar baza besimi për bisedimet e ardhshme, në të cilat edhe SHBA-të do të marrin pjesë. Për bisedime të ketilla dhe kundër kërcënimeve ushtarake janë shprehur edhe dy laureatë të çmimit nobel për paqe. Ata i kanë bërë këto prononcime në seline e organizates ndërkombëtare për energji bërthamore në Vjenë.

Këta dy nobelistë arriten në Vjene me ftesë të organizatave joqeveritare amerikane dhe iraniane.
Natyrisht se Irani i ka kontribuar vetë përhapjes së dyshimeve, thote amerikania Xhody Uilliams. Mirëpo megjithatë kërcënimet ushtarake janë të papranueshme.

"Nuk është përgjigja e drejtë, nëse SHBA shfrytëzojne këtë si pretekst per agresion të mundshëm në rajon. Përgjigjja e vetme e drejtë është nje dialog i plotë ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit. Kështu deklaroi në Vjene Uillliams, e cila ne vitin 1997 ka fituar Nobelin për paqe në shenjë nderimi për angazhimin e saj kundër minave tokësore. Ajo ka kritikuar synimet per dominim me forcë të SHBA-ve duke kërkuar çarmatosje të arsenalit bërthamor.

Në vend se SHBA-ta bëjnë këtë ato vazhdojnë politiken e tregtisë me teknologji atomike siç është rasti me i ri i ofertës amerikane për Indinë, thekson laureatja e Nobelit.

Ndërsa laureatja tjetër e çmimit nobel për paqe iranianja Sihirin Ebadi angazhohet për zgjidhjen e krizës atomike përmes bisedimeve. Ajo dyshon se presidenti iranian ështe përfaqësues i vërtetë i popullit iranian: "Një zgjidhje e arritur me bisedime paqësore është në interes të popullit iranian, se a është kjo ne interes te qeverise nuk është me rendesi. Njerëzit nuk e kanë nën kontroll qeverinë e tyre në Teheran, vendimet merren brenda dyerve të mbyllura. Nëse Tehrani dëshiron vertet të bindë qarqet ndërkombëtare se programi nuklear është peë nevoja paqesore atëherë së pari duhet të bëjë hapa në zhvillimin e demokracisë në Iran.

Në rast se dështon arritja e kompromisi, kontrollorët ndërkombëtarë dyshojne se do të përsëritet skenari i ngjashëm si ne rastin e Koresë Verirore, qe çdo gjë të dalë jashtë kontrollit. Por për sa kohe këtyre kontrollorëve u lejohet lëvizja e lire në Iran ka shprese se do të jetë e veshtire të realizohet ideja e progamit atomik të qeverisë iraniane.

  • Data 09.06.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqph
  • Data 09.06.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqph