1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Publikohet dokument i ri mbi "rastin Kurnaz"

Bernd Gresler26 Janar 2007

Sërish është publikuar një dokument, që duket se vërteton, se ministri i jashtëm Frank-Valter Shteinmajer ka qenë i involvuar në vendimin për të mos lejuar udhëtimin e turko-gjermanit Kurnaz nga Guntanamo në Gjermani. Ky vendim është marrë ndonëse pala amerikane në vjeshtën e vitit 2002 ka dhënë një ofertë të pranueshme për kthimin e të dënuarit në Guantamo.

https://p.dw.com/p/Aqxp
Murat Kurnaz në komisionin hetimor
Murat Kurnaz në komisionin hetimorFotografi: AP

Në fund të vitit 2001 Kurnaz është u në Pakistan, ku ai sipas të dhënave të veta ka dashur të studiojë kuranin. Ai më pas u dërgua në Afganistan dhe në Guantamo, ku sipas tij e kanë torturuar derisa e liruan në gusht të 2006-ës.

Një dokument nga ministria e brendëshme konsideorhet si indikacion i ri që qeveria e koalicionit socialdemokrat-ekologjistë nën Gerhard Shrëderin, dhe shefi i zyrës së kancelarisë Frank-Valrter Shteinmajer, kanë qenë të involvuar në vendimin për të mos lejuar kthimin e Murat Kurnazit në Gjermani. Në një shkresë të publikuar nga gazeta Berliner Zeitung në tetor 2002 thuhet: "Mes kancelarisë dhe ministrisë së brendëshme ka mirëkuptim, se nuk është i preferueshëm kthimi." Më 29 tetor 2002 në një konsultim në kabinetin e kancelarit nën drejtimin e Shteinmajerit është përcaktuar në detaje, se si Kurnazi të mbahet larg Gjermanisë. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Jens Plëtner të premten (26.01) paralajmëroi sërish, që të mos gjykohet rasti i Kurnazit mbi bazën e dokumentave të veçanta. "Duhet t´i përmbahemi asaj që një paraqitje e plotë dhe e detajuar e rastit duke përfshirë të gjitha hollësitë, të gjitha faktet, të gjitha dokumentat përkatëse të verifikimit, mund të bëhet vetëm në komisionin hetimor parlamentar."

Dëshmia e ministrit Shteinmajer para komisionit hetimor pritet në mars të këtij viti. Në një intervistë për gazetën Bild Zeitung të premten (26.01) ministri i jashtëm reagoi ndaj presionit në rritje. Sipas tij qeveria në asnjë moment nuk e ka penguar kthimin e Kurnazit nga Guantanamo. Alternativa nuk ka qenë Guantanamo apo Gjermania, sepse Kurnazi fare mirë mund të lirohej dhe të shkonte në Turqi, ai është shtetas turk dhe gruaja e të afërm të tij jetojnë në Turqi. Ministri i jashtëm tërhoqi vëmendjen, se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit për qeverinë ka pasur prioritet të lartë siguria në Gjermani. Edhe antari socialdmeokrat i komisionit hetimor, Tomas Operman, ka mirëkuptim për qëndrimin e palës gjermane, Kurnazi mund të ekstradohej më mirë në Turqi, aq më shumë që asokohe nuk kishte të dhëna për kushtet e burgimit. "Ai ka pasur një fat tronditës, është keqtrajtuar. Kjo në vitin 2002 nuk dihej me të gjitha hollësitë. Në atë periudhë kemi pasur tema të tjera, gjendja e tensionuar e sigurisë që karakterizohej prej frikës nga sulmet terroriste, një fakt i tillë duhet të merret parasysh. I gjithë shtypi shkruante atëherë lidhur me Talibanin nga Bremeni. E për fat të keq ka edhe pika reference në dosje, të cilën e ka dorëzuar vet zoti Kurnaz, ku mësohet, se organet e sigurisë në Gjermani kanë qenë të shqetësuara, që në rast se ai kthehej në Gjermani mund të paraqiste rezik të madh për sigurinë."

Në të kundërt opozita i ka përforcuar kritikat ndaj ministrit Shteinmajer. Kjo lojë e pështjelluar duhet të marrë fund, nuk është e pranueshme që ministri të dëshmojë në komisionin hetimor në mars, vuri në dukje eksperti për çështjet e brendëshme i partisë liberale, Maks Shtadler. Nga ana e tij Shteinmajer nuk e çon nëpërmend dorëheqjen për shkak të rastit Kurnaz. Një gjë e tillë as që shtrohet për diskutim, deklaron ai për gazetën Bild Zeitung.