1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prodi - fitimtar i qartë i zgjedhjeve në Itali

Jörg Seisselberg14 Prill 2006

Shpresat e kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, që nëpërmjet një rinumërimi të votave të dalë fitimtar në zgjedhjet parlamentare, të premten u shkatërruan. Shkaku qendron në faktin që numri i fletëve të diskutueshme të votimit, të cilat duhet të rinumërohen, ë shtë shumë më i vogël se sa u njoftua në fillim.

https://p.dw.com/p/AqqO
Fotografi: picture-allliance/dpa

Fitorja në zgjedhje e Romano Prodit erdhi të premten pasdite me anë të një deklarate të thatë shtypi të ministrisë së brendshme. Përmbajtja e njoftimit: Numri i fletëve të diskutueshme të votimit ë shtë shumë më i vogël se sa kujtohej deri tani. Në vend të më shumë se 80 mijë fletëve të votimit bëhet fjalë vetëm për disa mijëra fletë votimi, të cilat nuk janë të qarta dhe që po kontrollohen prej komisioneve të kontrollit.

Me këtë bëhet e qartë një gjë: shpresa e Silvio Berluskonit, që nëpërmjet kontrollit të fletëvotimeve të diskutueshme të përmbysë të gjithë rezultatin mori fund, fushata e tij e ditëve të fundit bazohej në të dhëna krejtësisht të gabuara të ministrit të tij të brendshëm. Me të dhënat e reja bëhet e qartë se Aleanca Mes i Djathtë nuk ka më asnjë shans as në Dhomën e deputetëve që t'ia kalojë Aleancës Mes i Majtë të Prodit. Më parë u tha se janë të diskutueshme rreth 43 mijë vota të dhëna për Dhomës e parë të Parlamentit. Por në të vërtetë, korrigjoi të dhënat e saj ministria e brendshme, tani duhet të numërohen rreth 2.100 vota për dhomën e parlamentit- më pak se një e njëzeta.

Në mënyrë të ngjashme drastike ministria e brendshme korrigjoi numrin e fletëvotimeve të diskutueshme për senatin: nga rreth 40 mijë në rreth 3.100. Në deklaratën e tij me shkrim, ministri Pisanu i justifikon të dhënat e mëparshme shumë të ekzagjeruara të ministrisë së tij me një "gabim pune". Konkretisht, nga shumë drejtues të qendrave të votimit, fletëvotimet e diskutueshme qenë përzierë me fletëvotime të klasifikuara si të pavlefshme ose të paplotësuara. Në sy ky gabim ra para së gjithash në ato komisione kontrolli, të cilat qenë të detyruara t'i kontrollonin dhe vlerësonin fletët e diskutueshme të votimit. Komisionet e kontrollit janë atashuar pranë gjykatave dhe duhet ta përfundojnë punën deri ditën e shtunë, pra sot. Pas kësaj, gjykata e kasacionit shpall ndarjen përfundimtare të votave dhe vendeve në parlament. Rezultati do të konfirmohet pastaj formalisht nga parlamenti i ri, i cili mblidhet për herë të parë për dy javë.

Fituesi i zgjedhjeve, Romano Prodi reagoi me kënaqësi të rezervuar ndaj lajmeve të reja. "Nuk duhet të shqetësohemi për asgjë", tha Prodi në një bisedë të shkurtër me gazetarët, kontrolli konfirmon fitoren e Aleancës Mes - i Majtë. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po i kalon aktualisht pushimet në Ishia e ka uruar ndërkohë Prodin për fitoren. Në një deklaratë të zyrës federale të shtypit thuhet: "Merkeli pret pas formimit të qeverisë në Itali impulse të reja për raportet midis Gjermanisë dhe Italisë si dhe për zgjidhjen e "detyrave të rëndësishme të së ardhmes të BE"".

Nuk ka ende ndonjë reagim për shifrat e ministrisë së brendshme nga Berluskoni. Kryeministri që nuk e zgjodhën më qe mbështetur për protestën e tij kundër rezultatit në zgjedhje midis të tjerash në të dhënat e mëparshme të tepëruara. Publikisht ai nuk e ka pranuar ende fitoren në zgjedhje të Prodit. Përkundrazi: një turme njerëzish që priste para shtëpisë ku banon ai, ai i thirri:"do të vazhdojmë, do të rezistojmë".

Berluskoni kërkoi ditët e kaluara që një milion votat e deklaruara të pavlefshme të numërohen edhe njëherë. Kjo nuk lejohet me ligj. Për këtë Berluskonit do t'i duhej të përdorte pushtetin e tij si ende kryeministër dhe të nxirrte një dekret qeveritar. Por presidenti i vendit Carlo Azelio Ciampi e bëri të qartë se ai nuk do ta bashkënënshkruante një dekret të tillë.