Prishtina e pashqetësuar për ndryshimet e reja të statusit | Ballkani | DW | 01.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina e pashqetësuar për ndryshimet e reja të statusit

Për udhëheqësit politik kosovarë ndryshimet e fundit në tekstin e rezolutës për Kosovën nuk janë shqetësuese sepsea ato nuk prekim thelbin e pakos së Marti Ahtisarit

Prishtinë

Prishtinë

Udhëheqësit politik kosovarë besojnë në përpjekjet e faktorëve kryesorë ndërkombëtarë për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës, ndërsa shprehen të bindur se ndryshimet e fundit në tekstin e rezolutën për Kosovën të paraqitur në KS-it, nuk do të ndryshojnë substancen e planit të Marti Ahtisarit.

Kryeministri i Koosvës Agim Çeku, ndryshimet e fundit në tekstin e rezolutës për Kosovën të paraqitur në KS-it, nga SHBA, Franca dhe Gjermania, i sheh vetëm si një koncesion që i bëhet Rusisë, në mënyrë që kjo e fundit në kohën e votimit për rezolutën të abstenojë dhe të mos perdorë veton.

Anëtari tjetër i grupit negociator Veton Surroi, thotë se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës ka hyrë në një fazë të vështirë ndërmjet faktorëve ndërkombëtar, mirëpo ai beson se në procesin e nisur do të ketë një zgjidhje të pranueshme për Kosovën.

Sidoqoftë, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Kosovë thonë se plani për Kosovën i ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, përbën një kornizë të mirë për të ecur përpara. Ndërkohë udhëheqësit politik kosovar thonë se cdo ndryshim në thelbin e pakos së Ahtisarit e bënë planin të pa implementueshëm në Kosovë.


  • Data 01.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUm
  • Data 01.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUm
Reklamë