1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Rau: Më shumë besim në Gjermani

Marcel Fyrstenau12 Maj 2004

Presidenti federal Johanes Rau, të mërkurën, në Berlin ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si president i vendit. Kjo është një traditë, të cilën pararendësi i tij Roman Hercog e filloi me 1997. Rau, të cilit mandati i përfundon me 30 qershor, me këtë rast ka prekur temën e emigracionit, globalizimit dhe rolin e Gjermanisë në botë. Në fjalimin e tij lamtumirës, Rau, u bëri thirrje njerëzve në Gjermani të jënë më të guximshëm.

https://p.dw.com/p/Ar6i
Presidenti gjerman Johanes Rau duke mbajtur fjalimin tradicional të fundit, para se t´i kalojë mandati me 30 qershor
Presidenti gjerman Johanes Rau duke mbajtur fjalimin tradicional të fundit, para se t´i kalojë mandati me 30 qershorFotografi: AP

"Inkurajim për të shtuar besimin në Gjermani". Kështu do të mund të përshkruhej fjalimi i fundit i presidentit Rau. Dhe është pikërisht besimi që u mungon tani njerëzve të të gjitha kategorive shoqërore. Aty ku mungon besimi, sundon frika dhe pasiguria. Të kesh frikë nga e ardhmja, do të thotë ta humbësh të ardhmën tha Rau, i cili ka shtruar dilemen nëse në Gjermani në mënyrë pak sa te tepruar njerëzit flasin keq për vendin e tyre:

"Nuk di asnjë vend tjetër ku zyrtarët, njerëzit kompetentë dhe përgjegjës, të flasin keq dhe negativisht me kaq pasion për vendin e tyre ashtu si ndodh tek ne në Gjermani."

Por humbja e besimit në Gjermani ka edhe arsyet e veta të forta tha presidenti. Janë veprimet konkrete, qëndrimet, fjalët dhe veprat ato të cilët gjithnjë e më shumë po shtyejnë njerëzit të zhgënjehen.

"Për shembëll, ne po përjetojmë situata kur disa njerëz që kanë përgjegjësi në sektorin e ekonomisë, apo kanë poste në shoqëri, pa kurrfarë droje po mbushin xhepat e tyre. Kështu ndjenja për drejtësi sikur ka humbur. Egoizmi, lakmia dhe mendësia e pretendimit në mesin e të ashtuquajturave elita, po dobësojnë besimin e qytetarëve tek institucionet, derisa vetë përfaqësuesit e këtyre insitiucioneve duket se kanë humbur sensin e masës."

Edhe besimi në politikë po shkatërrohet. Po krijohen përshtypje fataliste, derisa zyrtarët vrapojnë për pushtet pa ditur se çfarë të bëjnë me të, tha Rau, i cili më tej u shpreh:

"Zhvillimet që u reflekuan në bisedimet për ligjet e integrimit dhe emigracionit janë shembujt më të kqinj tipikë për këtë lloj politike."

Politika duhet ta rimarrë përsëri iniciativën përballë interesave ekonomike dhe interesave tjera, parlajmëroi presidenti Rau. Mosbesimi krijohet edhe atëherë kur vendimet e rëndësishme politike merren nga një grup i vogël njerëzish prapa dyerve të mbyllura:

"Mbrujtja, Modelimi politik duhet të rikthehet në parlament. Deputetët me votën e tye duhet të vendosin për orientimet dhe jo vetëm të aprovojnë vendimet e Komisioneve apo vendimet me konsensus."

Në politikë duhet të bëhet e qartë se ka projekte dhe synime për të ardhmën si dhe vullnet për modelim politik. Këtu bie edhe pikëpamja se vendimet poltike kërkojnë kohë, nëse ato vendime duam të jenë të arsyeshme. Asnjë parti politike, sot nuk mund të bëjë me gisht në drejtim të tjetërkujt kur bëhet fjalë për jetësimin e ndyrshimeve që duhet bërë:

"Është shprehje për mungesën e përgjegjësisë nëse një qeveri refuzon propozimet vetëm me arsyetimin se vijnë nga opozita, edhe pse në të vërtetë ato mund të jenë propozime të arsyeshme. Njëkohësisht ështëshprehje e papërgjegjësisë, nëse opozita lë të dështojnë synimet e arsyeshme të qeverisë, vetëm se ato vijnë nga qeveria, përkundër faktit se po të ishin vet në pushtet, do të vepron njësoj."

Cdo njeri ka nevojë për një imazh pozitiv dhe ai duhet ta synojë atë, tha presidenti Rau. Edhe një komb ka nevojë për imazh pozitiv. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet ndjenja e përgjegjësisë për vetveten. Rau, u shpreh i bindur se Gjermania ëshë në gjendje të tejkalojë krizën e besimit ku ka rënë. Ka 40 vite që në shumë vende dhe rajone po përjetojmë një trend të ndryshimeve strukturore. Kështu, përmes pasurisë së ideve dhe forcës krijuese, është bërë shumë si në perendim ashtu edhe në lindje të vendit.

"Përkundër toneve pesimiste ne nuk mund të mos shohim se si funksionojnë organizatat tradicionale dhe ato të reja në raporte shoqerore duke treguar solidaritet, ndihmë fqinjësore përmes "ndihmës për vetndihmë" dhe formave të llojllojshme të cilat janë gjallëruar."

Megjithatë, ka shumë arsye për të pasur besim në Gjermani, përfundoi fjalimin e tij të fundit në Berlin, presidenti gjerman Johanes Rau, mandati i të cilit mbaron me 30 qershor.