Presidenti i SHBA, Bush merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në Margraten të Holandës
8 Maj 2005Në Margraten prehen trupat e mbi 8300 ushtarëve nga SHBA dhe Kandaja të rënë në luftë. Me një gjest mirënjohjeje 3700 banorët e qytezës Margraten kanë prekur zemrat e amerikanëve. Pas luftës qyteza morri përsipër të përkujdeset për varrezën e ushtarëve, sepse të pasardhësit e të rënëve në SHBA nuk mund ta bënin rregullisht një gjë të tillë. Si rjedhojë cdo vit më 4 korrik dita e pavarësisë në SHBA dhe më 11 nëntor dita e veteranëve kujdëstarët vuillnetarë të varezës sjellin lule. Shembull i banorëve të Margratenit ka shërbyer si mësim edhe për shumë fshatrat e qytete të tjera. Varreza e ushtarëve të SHBA prej 26 hektarë e Margratenit është e treta në Evropë për nga madhësia, ndaj cdo vit ajo vizitohet nga dhjetra mijëra vizitorë.
Duke folur ne sheshin e memorialit kryeministri Blankenden theksoi: "Çlirimtarët e Evropës Perëndimore ishin pikërisht këta luftëtarë të lirisë që prehen sot këtu. Ata nuk u bënë pushtues, ata na dhanë ne lirinë në mënyrë që ne përzgjidhnim vetë, ndaj ne e ndajme me ta këtë dhuratë të lirisë."
Bush nënvizoi: "Në këtë mëngjes të paqtë mai, ne përkujtojmë një fitore të madhe për lirinë - dhe mijëra kryqet e bardhë dhe yjet e Davidit që ndodhet në këtë varrezë na dëshmojnë çmimin e tmerrshëm që na u desh të paguajmë për këtë fitore". Qindra kryqe të bardhë mbulojnë sipërfaqen e varrezës së ushtarëve në kodrën e gjelbër të krahinës holandeze Limburg, 10 km larg kufirit me Gjermaninë. Fundi i Luftës së Dytë Botërore është një fitore e madhe e lirisë, theksoi Bsuh duke shtuar më tej, "se asokohe një koalicion i përbërë nga amerikanët dhe evropianët luftoi krah për krah për lirinë dhe demokracinë, ndërsa sot një koalicion i ngjashëm po bën të njëjtën gjë në Irak dhe Afganistan."
Më parë Gjatë vizitës në Letoni Bush vlerësoi shtetet e Balltikut si një model për Evropën Lindore në rrugën drejt shoqërive të lira. Bush njëkohësisht siguroi Rusinë, se demokracia e re në kufijtë e saj nuk përbën aspak kërcënim. Në prag të festiviteteve në Moskë, po sot Bush do të jetë i ftuar nga preisdenti Vladimir Putin në Kremlin.