Presidenti amerikan Bush në Budapest | Evropa | DW | 22.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti amerikan Bush në Budapest

Pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë mes EU-së dhe SHBA presidenti amerikan Xhorxh Bush ka mbërritur dje në mbrëmje në Budapest. Në qendër të vizitës shtetërore një ditore do të jetë sot përkujtimi i kryengritjes popullore hungareze në vitin 1956.

Xhorxh Bush me homologun e tij hungarez Lazlo Soljom

Xhorxh Bush me homologun e tij hungarez Lazlo Soljom

50 vjet më parë Hungaria ngriti krye kundër sundimit komunist sovjetik. Revolta u shtyp në mënyrë brutale nga trupat sovjetike. Me rastin e 50 vjetorit të kryengritjes Bush do të vendosë një kurorë në monumentin kushtuar 2500 viktimave të saj.

Shumë hungarezë të moshuar kujtohen ende sot për shpresat e kota atëherë për ndihmë nga SHBA. Mbështetja amerikane për përpjeket e Hungarisë për liri megjithatë mbërriti më vonë thekson historjania Maria Shmit: "Kjo ndihmë u materializua në vitin 1989 në personin e Xhorxh Bushit, i cili pati ardhur atëherë në Hungari dhe në një fjalim të famshëm pati deklaruar se SHBA janë në anën e demokratizimit".

Xhorxh W. Bush e sheh qëndrimin e sotëm në Budapest si një vazhdim të vizitës së babait të tij. Edhe Bush i riu do të mbajë një fjalim të madh në kryeqytetin hungarez. Pritjet e shumicës së hungarezëve këtë herë nuk janë shumë të mëdha por atmosfera megjithatë nuk është aspak aq kritike sa në Austri ku qëndrimi i presidentit amerikan gjatë punimeve të samitit BE-SHBA u shoqërua me protesta të shumta.
Qeveria hungareze e ka mbështetur gjithnjë politikën e Bushit në Irak. Ashtu si shumë vende të tjera nga zona e influencës komuniste edhe Hungaria në politikën e jashtme luhatet shpesh Uashingtonit dhe Brukselit.

Por gjatë kësaj vizite të shkurtër në Hungari nuk do të flitet edhe aq mbi politikën ndërkombëtare. Kryeministri hungarez mund të kërkojë që hungarezët të hyjnë në SHBA pa viza.

  • Data 22.06.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAo
  • Data 22.06.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAo