Politika ndërkombëtare dhe Lindja e Mesme, Afganistani, Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut | Studimi në Gjermani | DW | 05.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Politika ndërkombëtare dhe Lindja e Mesme, Afganistani, Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut

Nga komentet e javës në shtypin evropian veçojmë zëra lidhur me politikën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj rajoneve të krizës dhe misionet aktuale në këto vende.

default

Nën titullin Të gjitha rrugët të çojnë në Damask britanikja «The Guardian» analizon rolin e Sirisë në konfliktin në Lindjen e Mesme, citojmë: "Presidenti amerikan nuk pranon të bisedojë me Sirinë, kurse kryeministri britanik të paktën përpiqet ta bëjë një gjë të tillë. Siria luan një rol të rëndësishëm në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Vendi ka akoma një influencë të madhe në Liban dhe përveç kësaj mund të ndërmjetësojë në konfliktin për porgramin atomik midis Iranit dhe Perëndimit.

Në qoftë se Britania e Madhe ndoshta edhe me ndihmën BE-së do të mundte të ulte në një tavolinë bisemidesh SHBA-të dhe Sirinë, ky do të ishte një hap i rëndësishëm për procesin e paqes në rajon. Presidenti sirian Bashar al Assad do të mund të vihej në lëvizje për të ushtruar influencën e tij tek Hamasi dhe milicët e Hisbollahut, me qëllim lirimin e ushtarëve izraelitë të marrë peng. Kjo do të çonte në çtensionim të situatzës dhe vetëm ky fakt përbën në vetvete një sukses. Perëndimi duhet ta ketë të qartë se në Lindjen e Mesme të gjitha rrugët kalojnë nga Damasku."

"Afganistani nuk duhet të bëhet një Misiion Impossible", shkruan francezja "Le Figaro" duke iu referohet gjendjes në Afganistan dhe vërejtjes së komandantit të ISAF-it për mungesë trupash: "Gjenerali britanik David Richards pati rekomanduar një politikë të re, e cila do të mundësonte të bëheshin për vete "mendjet dhe zemrat" e afganëve. Përndryshe ekziston rreziku mendonte ai, që brenda një viti popullsia të kalojë në anën e talibanëve. Asnjëri nuk e dëgjoi atë. Megjithsë përforcimi i trupave është i rëndësishëm, vetëm me këtë masë nuk do të jetë e mundur të mposhten talibanët. Trupat e NATO-s mund ta marrin situatën nën kontroll vetëm nëse popullata shikon tek ata shansin më të mirë për një jetë në siguri dhe mirëqenie. Pro realiteti është krejt ndryshe. Aleanca e NATO-s me angazhimin në Afganistan ndërhyri për herë të parë në historinë e saj në një vend jashtë zonës së aleancës Atlantiko-veriore. Do të ishte me pasoja të rënda nëse do të lejohej që operacioni i filluar me shpresa aq të mëdha të përfundonte në një Mission Impossible."


Gazeta e Strasburgut "Derniere Nouvelles d´Alsace" shkruan për situatën në Iran: "Në matjen e focës mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës të gjitha hilet janë të lejuara. Sulmet e hisbollahëve kundër Izraelit në mes të korrikut u realizuan pikërisht në momentin kur problemi i Iranit po diskutohej në OKB. Tani kur Irani mundohet të demonstrojë forcën e tij ushtarake, kjo është e drejtuar ndaj Rusisë dhe Kinës, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ngurrojnë shumë të japin votën e tyre për sanksione. Irani do të ketë bombën e tij dhe si rezultat i vietnamizimit të konfliktit në Irak dhe pas vendosjes de facto të një Kalifati sheit në Bagdad synon të lëvizë përpara politikisht. Kush mund ta pengojë këtë? Irani nuk është Koreja e Veirut që qëndron nën urdhërat e Kinës. Irani është një teokrati (shtet fetar) që kërkon të zhdukë Izraelin, që është larg çdo llogjike dhe që është në konkurrencë me sunitët arabë për rolin drejtues në botën myslimane."


Së fundi edhe një citat nga komenti i gazetës hungareze «Nepszava». Në kontekstin e politikës së bashkësisë ndërkombëtare kundër armatimit bërthamor kjo gazetë komenton në numrin e së premtes gatishmerinë e shprehur papritur prej Koresë së Veriut për t´u kthyer në tryezën e bisedimeve pas zemërimit që ngjalli në gjithë botën prova e parë bërthamore: Nën titullin "Kim përdor vetëm kartën kineze" komentohet: "Koreja e Veriut ndryshe nga Irani nuk ka as naftë dhe as gaz. Po ashtu diktatori Kim Jong-II nuk ka asgjë në dorë që mund të verë në lëvizje fuqitë e mëdha. Megjithëse tani ai ka bombën atomike, vendi i tij ndodhet thuajse para rrënimit. E vetmja fuqi e jashtme ku ai mund të mbështetet akoma është Kina. Në qoftë se ai merr një ultimatum nga Pekini, gjë që mesa duket edhe është e vërtetë, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përulet. Dhe ai ka lëshuar pe, të paktën për momentin. Pyetja që mbetet të shtrohet është se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por kjo nuk mund të parashikohet në rastin e Kim Jong-II."

  • Data 05.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn9
  • Data 05.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arn9