Politika në Shqipëri e kyçur në rreth vicioz
15 Dhjetor 2006Qeveria dhe opozita kane forcuar qendrimet e tyre te kunderta: Qeveria per kryerjen e tyre ne daten e mesiperme: opozita per shtyrjen e tyre te pakten nje muaj. Ne mes te dy paleve ne konflikt te hapur qendron Presidenti i Republikes Moisiu, i cili ndonese po hesht ka lene qarte te kuptohet se shtyrja e dates se zgjedhjeve lokale, e shpallur prej tij, mund te shtyhet.
Kjo i ka shtuar konfliktit edhe nje permase tjeter; ate mes maxhorances dhe presidentit, duke i bere edhe me delikate marredheniet mes tyre, te lekundura keqazi qe nga mosshkarkimi i Prokurorit te Republikes, Theodhori Sollakut dhe akuzave ndaj Presidentit per mbeshtetje ndaj krimit te organizuar.
Sinjali i acarimit u dha i qarte te premten pasdite kur Bamir Topi nenkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie e quajti shkelje flagrante te Kushtetutes, gadishmerine e Presidentit Moisiu per te shtyre zgjedhjet ne rast se qeveria dhe opozita arrijne ne nje konsensus politik per kete çeshtje.
Bamir Topi i ka kujtuar ligjin dhe Kushtetuten dhe detyrimin per mos mbajtur qendrime te ndryshme ndaj tyre: njehere t´i respektoje afatet kushtetuese per zgjedhjet lokale duke shpallur 20 janarin 2007, heren tjeter te jete i gatshem t´i shtyje ato. Kurse Presidenca ka bere publik qendrimin e saj zyrtar se ne rast te kompromisit shtyrja eshte e realizueshme.
Por deri tani nuk ka asnje sinjal per arritjen e kompromisit Qeveri- opozite. Perkundrazi, te dyja palet po ecin ne drejtime te kunderta. Qeveria duke kercenuar me ndjekje penale perfaqesuesit e opozites ne pushtetin lokal qe nuk marrin pjese ne pergatitjen e procvesit zgjedhor, opozita duke e shtrire vendimin per bojkot te zgjedhjeve edhe ne punimet e Parlamentit duke hyre ne nje spirale ne ngjitje te kundershtimit te saj, ndaj asaj qe opozita e quan“ mungese garancish per arritjen e standarteve nderkombetasre“..
Pasoja e pare e situates se krijuar eshte pamundesia per te miratuar ne Parlamnetin ku opozita mungon amendamentet e Kodit Elektoral egzistues, kod ,i cili vleresohet nga faktori nderkombetar me hapesira boshe ligjore, qe mund te lejojne manipulimin. Kur nuk ka nje kod te ri, kur kodi i vjeter apo ekzistues nuk ka mundesi te reformohet lideri i opozites u shopreh se“ nuk mund te kete zgjedhje pa ligj“
Por nuk eshte vetem mungesa e ligjit elektoral, kali i betejes se socialisteve per te shtyre zgjedhjet e 20 janarit 2007. Jane listat e zgjedhesve, te cilat nuk jane hartuar ende dhe as jane shpallur, kur nga data e zgjedhjeve lokale kane mbetur vetem 35 dite.
„Duam qe listat te verifikohen nga qytetaret dhe kundershtari- tha te premten pasdite Edi Rama. Qe te mos ndodhe si ne zgjedhjet e kaluara, qe kundershtari ta justifikoje humbjen me listat e zgjedhesve.“
Ndonese nuk ka asnje shenje te nje levizjeje konverguese ne qendrimet e qeverise dhe te opozites palet i bejne ftesa njera tjetres te fillojne dialogun, ne dobi te qytetareve.
Situata duket e kyçur ne nje rreth vicioz. Zera nga opozita por edhe nga opinioniste te pavarur te Tiranes po shfaqen ne opinionin politik dhe publik qe nje nderhyrje ose arbitrim i faktorit nderkombetar do ta nxirrte situaten parazgjedhore ne Shqiperi nga kaosi ku ajo po futet.