1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Plani i SHPK-së për sigurinë zgjedhore

Bekim Shehu28 Tetor 2007

Kosova Zgjedhjet: Organet e rendit në Kosovë shprehen se janë ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë të qytetarëve të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore.

https://p.dw.com/p/BxSx
Ushtarë gjermanë në KosovëFotografi: DW
Situata e sigurisë në Kosovë gjatë kësaj fushate zgjedhore më e ndjeshme

Zyrtarë të SHPK-së, janë duke ndërmarrë të gjitha masat që fushata zgjedhore në Kosovë të zhvillohet në një atmosferë të qetë. Organet e rendit kanë hartuar një plan të veçantë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Bëhet e ditur se me kërkesë të KQZ-ve, ata do të jenë të prashishëm në çdo tubim të partive politike kudo që të mbahet ai në territorin e Kosovës.

Në planin e hartuar nga SHPK-ja, për sigurinë e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore nuk ka ndonjë masë të veçatë që është ndërmarrë për vendbanimet serbe, pavarësisht se në mesin e pjestarëve të komunitetit serb ka përplasje të vazhdueshme për pjesmarrje apo jo në zgjedhjet në Kosovë. Ka disa parti të vogla politike serbe që tashmë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, por partitë më të mëdha politike që përfaqësojnë shumicën e serbëve të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Ekpertë për cështje të sigurisë në Kosovë e kanë vlerësuar pozitivisht planin e SHPK-së, për fushatën zgedhore edhe pse detajet nuk bëhen publike. Në katër palë zgjedhjet e shkuara në Kosovë, policia ka qenë e angazhuar në mbajtjen e rendit dhe qetësisë mirëpo, nuk ka pasur bashkëpunim me organizatorët e zgjedhjeve për të hartuar plane për shkallën e mundshme të rrezikshmërisë në vende të caktuara në Kosovë.

Ekpertë të sigurisë janë të mendimit se kësaj radhe situata e sigurisë në Kosovë gjatë fushatës mund të jetë më e ndjeshme për shkak edhe të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, i cili po zhvillohet në të njejtën kohë. Ka parlajmërime se në pjesë të caktuara ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit serb, struktura të cilësura si vija ekstreme mund të ketë incidente penguese për procesin zgjedhor. M

Për të mbajtur të stabilizuar situatës do të angazhohen edhe trupa të forcave paqeruajtëse që sipas autoriteteve ushtarake janë të përgatitura të përballën me çfarëdo situate që mund të paraqitet në terren. CSCO_seppuku();var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb));CSCO_seppuku();