Pasyqra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 18.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasyqra e shtypit gjerman

Pas vrasjes së presidentit të keshillit qeveritar irakian, Issedin Salim, shumë komentatorë të gazetave gjermane merren me gjendjen në këtë vend arab. Një temë tjetër janë bisedimet për Lindjen e Mesme në Berlin.

Për gjendjën në Irak gazeta Frankfurter Rundschau shkruan.

"E panjohura e madhe në politikën e qeverisë Bush është planifikimi i dorezimit të pushtetit një duart e qeverisë provizore irakiane. Nderkohë ngarkimi i trupave amerikane u hap atentatoreve sunitë dhe milicëve shiite një tjetër fushe veprimi. Vakuumi i udheheqjes politike bën që vrasja e një anëtari tjeter të keshillit qeveritar ta vështirësojë misionin e vonuar të të ngarkuarit të posacem Brahimi. Dhe perderisa Uashingtoni nuk i jep keshillit të sigurimit një propozim të qartë për një rezolutë, angazhimi aktual dhe potencial i aleateve në Irak me shumë do të thyhet se sa do të rritet."

Gazeta Stuttgarter Nachrichten e vlereson vrasjen e Salimit si një ogur për të ardhmen.

"Linjat e frontit në këtë luftë, duket se nuk kalojnë vetem ndermjet pushtuesve amerikanë dhe kryengritesve irakiane, ata kalojnë edhe permes shoqerinë irakiane, ku pozicionohen për luften e ardhshme grupet e ndryshme nacionale dhe fetare. Sepse SHBA duan të largohen hap pas hapi nga Iraku, por lufta guerrile kunder pushtuesve është bërë edhe një luftë civile irakiane. Prandaj dorezimi formal i pushtetit me 30 qershor do të ndryshojë pak në dhunën në Irak."

Bisedimet në Berlin për Lindjen e Mesme komenton Frankfurter Allgemeine Zeitung:

"Në Berlinin e vjetër evropian, Condoleeza Rice, i ka bërë një ofertë kryeminsitrit palestinez Ahmed Korei, që mund të përkufizohej ndoshta me shprehjen "Gaza plus Roadmap". Zonja Rice e porositi palestinezin që të bëjë reforma, por se çfare strukturash substanciale, kanë mbetur në rezervatet palestineze me presionin ushtarak që bën Izraeli? Ndoshta duhet folur për një fillim të ri apo rindertim."

Gazeta Neues Deutschland që del në Berlin nuk sheh ndryshime në procesin e paqes.

"Në vend të kesaj në rripin e Gazës zhvillohet një luftë e vertetë. Sepse sulmet ndaj kampeve të refugjateve dhe shkaterrimi i ndertesave të banimit do ta forcojnë potencialin e urrejtjes antiizraelite në pjesen e bregdetit. Terheqjes së njanshme nga rripi i Gazes nqs kryeministri Sharon e mendon seriozisht duhet t´i praprinte një armëpushim i menjehershem. Qeveria e Arafatit nga ana e saj do të kishte rast të tregonte se çfarë ndikimi ka në të vertetë tek ekstrëmistet në palën palestineze."

Në rradhë të parë ekstermistet islamë rrezikojnë sigurinë e brendshme të Gjermanisë, thuhet në raportin e fundit për mbrojtjen e kushtetutës. Për këtë Badische Neuesten Nachrichten nga Karlsruhe shkruan

"Raporti i mbrojtjes së kushtetutës bën të qartë, se sa i rëndësishem është rregullimi i shpejtë i emigrimit. Rrëmuja në ligjin për të huajt dhe atë të azilimit duhet të zëvendesohet përmes një koncepti të qartë, që mban një barazpeshe ndermjet emigrimit të domosdoshem të elitave dhe interesave të sigurisë të Gjermanisë. Jo çdo i huaj është automatikisht një terrorist, por Gjermanis nuk duhet të bëhet vend që mbledhë ekremistet që veprojnë ketu pa u vënë re."

  • Data 18.05.2004
  • Autor Gerhard Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0U
  • Data 18.05.2004
  • Autor Gerhard Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0U