1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

3 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4d

Vrasjet e ushtarëve amerikanë në Irak nuk kanë të ndalur ndërkohë që në Berlin demonstruan qindra mijëra njerëz kundër reformave sociale të qeverisë. Këto janë edhe dy temat qendrore të cilat komentohen sot në faqet e para të gazetave gjermane.

Për gjendjen në Irak Märkische Oder-Zeitung shkruan:

"Sa më shumë që thellohet moçali irakian aq më tepër Uashingtoni nuk di se nga t`ia mbaj. Xhorxh Bush ngadalë duhet të kujdeset për një rizgjedhje në postin e presidentit vitin e ardhshëm. Vet ministri amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld sqaroi se gjërat nuk po zhvillohen pozitivisht. Vetëm me mund të madh jashtë po ruhet gjakftohtësia", shkruan Märkische Oder-Zeitung.

Financial Times Deustchland lexojmë:

"Vrasja e të paktën 16 ushtarëve si pasojë e goditjes së një helikopteri ushtarak të dielën radhitet në një prej lajmeve të tmerrshme gjatë këtyre javëve të fundit. Përkrahja e politikës së Bushit ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në 56 përqind. Për Shtetet e Bashkuara është koha që të pranoj gabimet. Përmes këtij hapi Uashingtoni nuk do të dërgonte vetëm një sinjal tek populli irakian por edhe tek vet populli amerikan, se qeveria është në gjendje të mësoj nga gabimet e saj", vlerëson gazeta Financial Times Deutschland.

Ngjashëm mund të lexohet edhe në gazetën Rhein-Zeitung e cila botohet në Koblenz:

"Me rrëzimin e helikopterit në perëndim të Bagdatit duhet të jetë kaluar përfundimisht ajo vija e kuqe që amerikanët të ngrejnë zërin kundër politikës së presidentit Bush. Të gjitha gazetat e vendit do të njoftojnë se raketat tokë-ajër nuk zbritën nga qielli në tokë vetëm një helikopterë me ushtarë por edhe ëndrrëat për Irakun. Ngjarja e djeshme zgjon kujtimet për Vjetnaimin dhe Somalinë, për aventurat politike dhe ushtarake të Amerikës që në fund si sollën asaj asgjë përveç se të vdekur", shkruan Rhein-Zeitung.

Ndërkaq gazeta Wiesbadener Kurier thekson:

"Uashingtoni ka nevojë si për suksesin ushtarak ashtu edhe për gjetjen e shpejtë të një zgjidhje politike. Kjo do të ishte si në interes të amerikanëve ashtu dhe në shërbim të stabilitetit në rajon. Përndryshe sërish kërcënon gjungla e Vjetnaimit, kësaj radhe në mizërin e shtëpive në qytetet irakiane", vlerëson gazeta.

Ndërkaq në Frankfurter Allgemeine Zeitung thuhet:

"Se ai ishte rreziku që paraqiste Sadam Hyseini shkaku që detyroi Amerikën të sulmoj, mbetet ende çështje e diskutueshme. Unitet vazhdon të ketë vetëm në atë se një tërheqje e ngutshme e amerikanëve mund të shpiente Irakun dhe tërë Gjirin Persik drejt një kaosi të ri. Në këtë mënyrë duhet të jetë edhe në interesin e kundërshtarëve të luftës që të lehtësojnë misionin e vështirë të Amerikës në Irak", shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ndërrojmë temë dhe nga Bagdati kalojmë në Berlin ku dje janë zhvilluar protesta masive kundër reformave të planifikuara sociale të qeverisë federale. Lidhur me këtë në Süddeutsche Zeitung lexojmë:

"Bëhet fjalë për besueshmërinë e politikës së kursimeve dhe reformave. Socialdemokratët nuk po humbasin zgjedhësit dhe antarët pse duan të jetësojnë reformat por për shkak se njerëzit e kanë ndjenjën se këtë po e bëjnë në mënyrë arbitrare. Kur kancelari gjerman Gerhard Schröder në mars të këtij viti prezantoi agjendën 2010 të paktën provoi të bëj një balansim verbal, paralajmëroi se nga reformat do të goditen edhe të fortit. Megjithatë deri sot nuk ndodhi asgjë", shkruan Süddeutsche-Zeitung.

Ndërsa Berliner Zeitung pyet përse kaq shumë njerëz refuzojnë planet e qeverisë për reforma dhe ofron një përgjigje: "Krejt thjeshtë: për shkak se ato nuk janë të drejta. Qeveria me masat e saj ka krijuar në opinion një pamje të shrembër të gjendjes sociale. Ajo po sillet si të ishte një punëtorë kontabiliteti. Ajo llogarit dhe shkurton aty ku përfiton më shumë. Dhe gjithnjë tek shtresa e ulët, tek ata që fitojnë pak, tek pensionistët apo ata që gëzojnë ndihmën sociale", mendon Berliner Zeitung. (ea)