1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

19 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As48

Presidenti amerikan Bush ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe. Gazeta Schwäbische Zeitung nga Leutkirch shkruan për marrëdhëniet e Bushit me Blairin.

"Lufta i ka ngjitur Bushin dhe Blairin me njëri tjetrin, sikur të ishin skllever të një galere. Edhe sikur Blairi të donte ai nuk do të mund të shkeputej më nga shoku i armëve. Ai vetem mund të shpresojë, që gjendja në vendin e tij të përmirësohet disi, që të ndodhë një mrekulli, dhe kjo para zgjedhjeve të reja. Një rrugë dinjitoze për Toni Blairin nga ky qorrsokak nuk ka. Timonin në Irak nuk e mban ai në dorë, por Bushi. Sikur britaniket dhe amerikanet të tërhiqen papritur, rrezikon kaos. Nqs qëndrojnë forcohet rezistenca, shtohet numri i ushtarëve të vdekur. Bushi dhe Blairi duhet të zgjedhin se cila është e keqja më e vogël."

Gazeta e Münihut Tageszeitung shkruan për skepticizmin në opinionin publik britanik.

"Gjithcka mund të kishte qenë për mrekulli. Zoterinjtë Bush dhe Blair pas luftës së suksesshme në Irak, të bashkuar në triumf me mbretereshen në shkelqimin e pallatit Buckingham. Triumfi nuk u arrit sa duhej, ashtu sic e kishin përfytyruar presidenti dhe kryeministri. Një feste miqësore ka tjeter pamje. Vizita e Bushit është aq e papërshtatshme si një striptize në një martese, mendon gazeta the Gaurdian. Po vecse krahasimi çalon pak, striptiza do të kishte qenë vetem e turpshme.

Ushtaret e vrarë në Irak janë bërë për Italinë mishërimi i një solidariteti që vendi nuk e ka njohur prej kohesh. Vala e patriotizmit shkon përtej mases normale shkruan FAZ dhe vazhdon.

"Ashtu sic thotë hymni i tyre miliona italianë e deshmuan në mënyrë thuajse të beftë se janë me të vertete "Fratelli d´Italia" dhe përbetuan vellazerinë e tyre, që mori shkak nga fati i trupave te tyre, të stacionuara në Nasirija. "Humanizmi i thellë i njerëzve të mi" është krenaria ime personale për të qenë italian, thotë gazetari i njohur Enzo Biagi, i larguar së fundi nga televizioni nga Berlusconi.

Por fakti që keta italianë nga të gjitha pjeset e vendit nuk u vranë me armë në dorë, por nga një atentat i tmerrshem, si të thuash në tryezen e shkrimit, i nxjerr nga logjika e luftes. Të vrarët e Nasirisë janë viktime e një keqkutpimi vdekjeprures. Ndersa karabineret fotografoheshin me qejf me fëmije që luanin në krahë, armiqtë e tyre që ata nuk donin t´i merrnin për të vertetë, silleshin sipas rregullave të luftës së përgjakshme. Ky keqkuptim karakterizoi qëndrimin italian për luftën në Irak, që kur solidariteti i pakufi me Amerikën i shumicës së djathtë në qeveri nuk u pasua me pjesemarrjen në luftë, ndoshta edhe ngaqë shumica e italianëve u shprehen kunder saj. Dergimi me vonese i ushtareve italiane nën komanden amerikane është pasqyrim i kesaj sparkate, ta bësh luftën e përseri të mos e besh atë. Që të merkurën e fundit engjejt e paqes janë të detyruar të ndjehen dhe të sillen si ushtarë në front. Por në Itali pllakosi pezmatimi, që padjallezia italiane mundi të shfrytezohej në kete mënyre.

Gazeta Tageszeitung shkruan se tani edhe ushtaret nga Bosnja do të shkojnë në Irak. "Vendimi përfundimtar për dergimin e 60 ushtareve boshnjakë do të merret në mes të dhjetorit. Nqs ata do të shkojnë atëhere për here të parë ushtarë të fese islame do të ishin në veprim në kontigjentin "koalicioni i të gatshmeve". Në fakt deri tani ka patur muslimanë në trupat pushtuese në Irak, në ushtrinë amerikane në një kontigjent nga Kazakistani, ndoshta nder ushtaret nga Filipinet dhe nder të 100 shqiptaret, që janë stacionuar në Irak. Por shtetet islame dhe Turqia deri tani kanë refuzuar të marrin përgjegjesinë ushtarake në Irak.

Ushtarakisht dergimi i boshnjakeve do të ishte pa rendesi, por simbolikisht një derë e hapur për të tjeret. Trupa boshnjake do të ishte e përzier, sepse do të kishte edhe katolikë dhe ortodokse, por në vendet arabe muslimanet boshnjakë janë të popullarizuar dhe të pranuar si vellerzer besimi, shumë me teper se shqiptaret ateistë. Arsyet politike dhe ekonomike për vendimin vijnë nga presioni SHBA-ve. Ata duan ta zgjerojnë koalicionin e të gatshmeve. Edhe me gjykaten nderkomebtare në Hage SHBA u munduan të imponohen. Sllovenia dhe Kroacia nuk u nënshtruan, Bosnja-Hervegovina u desh të bente një kompromis dhe të pranonte vullnetin e SHBA-ve.