1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

25 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As41

Rezultatet e zgjedhjeve në Kroaci, paralajmërimet e kryeministrit izraelit Ariel Sharon për të mos lejuar një frymë antisemite në Evropë dhe debati nëse Turqia duhet pranuar apo jo ne BE janë temat qëndrore të shtypit të sotëm gjerman. Gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG shkruan mbi zgjedhjet në Kroaci:

"Votuesit nuk falin. Ata e dinë se HDZ-ja e ka fajin për mjerimin që pësoi Koracia në fund të viteve ´90. Votuesit e dinë gjithashtu se koalcioni nuk e mbajti premtimin e dhëmë për t´a luftuar këtë mjerim. Sanader, i cili është kryetar i HDZ-së që prej vitit 2000, duhet të dëshmojë tani se është në gjëndje që t´a rrisë ekonominë në vend, t´i ndalojë borxhet e shtetit si edhe të krijojë kushte të favorshme për investorë të huaj, në mënryë që kështu të rriten vendet e punës. Dhe kur t´i vijë rradha arritjes së kritereve politike për atarësimin në BE, do ta shohim nëse HDZ-ja do t´a mbështëse kryetarin e saj."

Gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG nga Mynihu shkruan: "Në vendet evropiano lindore është normale që gjatë zgjedhjeve të tendohet në mënyrë ekstreme djathtas apo majtas. Pra ndryshimi në qeveri është në të njejtën kohë normal dhe i vecantë. Kroacia duhet të përpunojë një handipak të madh gjatë rrugës për Evropë. Luftat e Ballkanit ende nuk janë kapërcyer si ekonomikisht ashtu edhe historikisht. Me fitoren e HDZ-së, e cila e formoi vendin pas luftës dhe e udhëhoqi atë në mënyrë autoritare me kryetarin Franjo Tudjman për një dekadë të tërë, hijet e të kalaurës shfaqen sëirsht mbi Kroacinë."

Ndërkohë kryeministri izraelit Ariel Sharon e akuzon Evropën për antisemitizëm kolektiv. Ky ishte reagimi i tij ndaj një sondazhi të BE, sipas të cilit shumica e evropianëve mendojnë se Izraeli përbën rrezikun më të madh për paqen në botë.

Gazeta GENERAL-ANZEIGER nga Boni, i hedh poshtë akuzat e kryeministrit izraelit:

"është fakt i dhimbshëm se në Evropë eksiston antisemitizmi. Por ai që guxon të thotë se evropianët janë të tillë në mënyrë kolektive, gënjen në mënyrë të paturpshme. Duke mos harruar në asnjë mënyrë se terrori palestinez është kundër njerëzimit, duhet theksuar se politika e Sharonit nuk i ka shëbryer paqes, por të kundërtës së saj. Ky opnion, nuk ka të bëjë fare me antisemitizëm."

Nga gazeta NORDSEE-ZEITUNG e Bremerhavenit, citojmë:

"Nga Evropa relativisht e qetë është lehtë të kritikohet politika e Izraelit. Pyetja është nëse ata që kritikojnë tani, e kanë provuar ndonjëherë te jetojnë në Izrael disa muaj dhe të përjetojnë kështu frikën e përditshme. Kritika e bazuar kundër Izraelit nuk ka të bëjë me antisemitizëm."

Me debatin neëse Turqia duhet pranuar apo jo në BE pas sulmeve vetëvrasëse në Stamboll, merret gazeta MÄRKISCHE ODERZEITUNG nga Frankfurti:

"është e qartë se planet e Erdoganit nuk përputhen mirë me përpjekjet për t´a antarësuar Turqinë në BE. Por Brukseli duhet të vendsosë sipas kritereve që u kanë vënë vendeve aspirante, për t´a antarësuar Turqinë."

Në gazetën DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN lexojmë:

"Turqia ka nevojë për një perspektivë për antarësim në BE të qartë dhe për të të kuptueshme. Argumentin më të fortë për këtë e sollën krejt pa dashje vetë organizatorët e terrorit me bombat e tyre."