Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 15.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temat e komenteve të gazetave gjermane sot janë kalimi i zyrës gjermane të kriminalisitikës nga Meckenheimi në Berlin, çështja e pranimit të Qipros në BE si dhe vendimi i mullahëve në Iran për të përjashtuar reformatorët nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.




Gazeta Die Welt merret me transferimin e planifikuar të zyres gjermane të kriminalistikës.

"Në kete çështje ministri i brendshëm gjerman Shili ka të drejtë. Mënyra se si e pergatit vendimin dhe e shpall atë, provokoi grindjen. Punonjësit u informuan aq pak sa edhe kryetarët e qeverive të landeve përkatëse Hessenit dhe Nordrheinwestfalenit. Shili e argumenton transferimin me argumentin e duhur, mbrojtja e informacionit dhe menaxhimi preventiv i krizes në luftën kunder terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar mund të organizohet më mirë në një vend si kryeqyteti. Mbyllja e Meckenheimit është një vendim i drejtë."

Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon mënyrën e drejtimit të Shilit.

"Kush ka autoritet, nuk ka nevojë që ta tregojë atë në këtë, apo atë mënyrë. Ministri i brendshem Shili ka siç duket problem me autoritetin. Këtë e tregon jo vetëm shakaja në "ministrinë time mund të bëjë secili çfarë dua unë", këtë e tregon për më tepër mënyra, se si Shili e dekretoi transferimin e zyres federale të kriminalistikës në Berlin. Pa diskutime, pa argumentim bindes."

Gazeta Nordbayrische Kurier komenton rrezikun e diskutimeve të pafund në politikën gjermane në përgjithesi.

"Strategjia fatale e pasigurisë së vazhdueshme, që luhet në të gjitha fushat e mëdha të politikës si taksat, pensionet, puna apo shëndetesia, ngre kuoten e kursimeve, ul qejfin për të blerë dhe pengon rritjen ekonomike."

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan për vizitën e presidentit të komisionit evropian, Prodi në Turqi.

"Sot presidenti i komisionit evropian, Romano Prodi, bën një vizitë dyditore në Turqi. Në qënder do të jenë përpjekjet e qeverisë Erdogan për të bërë bere reforma me qëllim që të plotësojë kriteret për pranim në BE si dhe përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit të Qipros në bazë të planit të paqes, parashtuar nga sekretari i përgjithshem i OKB-së, Kofi Anan. Raporti i komisionit, i cili duhet të jetë gati në tetor duhet të ndihmojë në dhjetor kryetarët e shteteve të BE-së në vendimin, nese dhe kur Ankaraja i pranon kushtet për pranim në BE. Turqia është që prej vitit 1963 anëtar i asociuar i BE. Zëdhënësi i komisionit ka mendimin, se mungesat në plotesimin e kritereve të pranimit nga ana e Turqisë mund të evitohen deri në fund të vitit. Zgjidhja e cështjes së Qipros nuk ë shtë kusht për pranim, por do të ndikonte pozitivisht në fillimin e bisedimeve."

Gazeta Neue Züricher Zeitung shkruan për Qipron

"Qeveria nën udheheqjen e politikanit socialdemokrat, Mehmet Ali Talat, premtoi dje se dëshëron një zgjdhje të problemit të Qipros në bazë të planit të paqes së OKB-së dhe hyrjen e gjithë Qipros në BE me 1 maj. Qipriotet turq kanë nevojë për paqe dhe qartesi tha Talat. Qeveria e tij do të përpilojë së bashku me Turqinë sa më parë të jetë e mundur një platformë të përbashket për bisedimet me Qipron e jugut. Por suksesi i saj varet nga gjëra që nuk i ka fare nën kontroll. Presidenti i republikes turke të Qipros veriore, të panjohur nga e drejta nderkombetare është i të papriturave. Prej dhjetera vitesh ai akuzohet se bën të dështojnë shumë misione nderkombetare paqeje. Ai e shpalli edhe planin e paqes së sekretarit të përgjithshem të OKB-së Anan për të vdekur."

Së fundi një vështrim në gazetën Hamburger Abendblatt. Këtu komentohet vendimi i këshillit konservator islamik në Iran, për të përjashtuar mijëra kandidatë me orientim reformator nga zgjedhjet parlamentare.

"Me një goditje daulleje regjimi iranian i mullahëve bën të qartë, se si janë kushtet edhe 25 vjet pas revolucionit islamik. Pushteti në shtetin e zotit është vetëm në dorën e klerikeve. Përjashtimi i reformatorëve nga kokat e betonta teokratike do ta kthejë në një farsë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në shkurt. Ajatollahet kanë shkaktuar kështu zemërimin e popullit. Nuk duhet përjashtuar, se kjo në fund mund të shkaktojë një termet politik."

  • Data 15.01.2004
  • Autor Ulrike Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2z
  • Data 15.01.2004
  • Autor Ulrike Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2z