1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

16 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2y
Ndër temat e përzgjedhura nga shtypi i sotëm gjerman janë Iraku, paralajmërimet për heqjen e shërbimit civil të ushtrisë në Gjermani si dhe planet amerikane për gjithësinë:

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan:

"Dërgimi i një avioni për ndihma mjekësore paraqet një gjest humanitar, por njëkohësisht edhe mision ushtarak. Pyetjet e partnerëve për mbështetje logjistike, kurrsesi nuk mund të përjashtojnë mbështetjen e ushtarëve në tokë. Skeptikët nga radhët e koalicionit në pushtet, vështirë që mund të kundërshtojë misionet humanitare. Prandaj oferta gjermane është plotësisht në rregull, ndërkohë që momenti i tanishëm kurrsesi nuk është i rastit. Kjo sepse në fund të shkurtit kancelari gjerman ka planifikuar një takim me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Fjalët e kancelarit me siguri që do të lehtësojnë raportet transatlantike".

Kështu shkruan "Süddeutsche Zeitung", ndërsa "Frankfurter Rundschau" pohon poashtu se paralajmërimet kurrsesi nuk janë të rastit. Por, sipas kësaj gazete, shkaku është tjetër. Ajo shton pyetjen:

"A do të thoë kjo një herë jo, gjithmonë jo - edhe pse lufta kaherë ka përfunduar?, dhe përgjigjet: Kancelari Gerhard Shrëder dhe ministri i jashtëm Joshka Fisher me siguri që nuk mund të japin një shpjegim kaq të thjeshtë. Fisher e ka të qartë. Shrëder poashtu. Njëri prej tyre ka filluar të flasë. Vetëm në shikim të parë ky paralajmërim s'ka të bëjë asgjë me paralajmërimet për ndërtimin e telefonisë në jug të Irakut prej kompanisë Siemens. A është kjo e vërtetë, pyet populli?.

Sa i përket shërbimit civil të ushtrisë në Gjermani, gazeta nga Sarbrüken "Saarbrücker Zeitung" shkruan:

"Nuk do të ndryshojë shumë as heqja e shërbimit civil të ushtrisë. Gjermania gjendjet para një shpërthimi të fuqishëm negativ, në lëminë sociale. Nuk mjafton që përherë të flitet për reforma në ushtri dhe fuqinë e lirë puntore, me heqjen e shërbimit civil ushtarak. Politika duket se vetëm ka fjetur dhe nuk ka gjetur asnjë rrugëdalje nga situata e tanishme. Kjo është fatale. Ende mund të gjendet ndonjë zgjidhje, por ajo duhet të pasojë shumë shpejt".

Në të njëjtat valë është edhe gazeta "Lausitzer Rundschau" e Kotbusit:

"Me siguri që organizatat përkatëse nuk mund të jenë të knaqura me propozimet mbi ardhmërinë e shërbimit civil të ushtrisë të ministres së shëndetësisë, Shmit. Pasi që Qeveria federale foli me fjalë shumë të qarta për ardhmërinë e shërbimit ushtarak, organizatat si Kryqi i kuq, Karitas dhe të tjera duhet të futen në planet e spitaleve ose enteve për pleqë. Eshtë shumë e qartë se Bundesveri e kishte relativisht të lehtë heqjen dorë nga shërbimi aktiv ushtarak i njerëzve dhe orientimin e tyre në shërbimin civil. Njerëzit me të meta dhë të moshuarit të cilët përkujdeseshin prej përsonave me shërbim civil ushtarak, me siguri që nuk do ta kenë kaq lehtë. Prandaj duhet gjetur zgjidhje alternative, gjë që ka paralajmëruar edhe ministrja e shëndetësisë".

Një temë tjetër që tërheqë vëmendjen e komentatorëve gjerman janë edhe paralajmërimet e presidentit amerikan për fluturime të reja në gjithësi. Gazeta "Die ëelt" shkruan:

"Me planet e tija që hëna të jetë vetëm një stacion për fluturime në mars, presidenti amerikan Xhorxh Bush dëshmoi një vlerë të rrallë: guximin. Sepse për paraqitjen e qëllimeve të këtilla me siguri që duhet patur guxim. Jo vetëm për shkak të rreziqeve të shumta dhe kostove të larta. Jo, vetë vullneti për hapa të këtillë paraqet guxim. Në kohën e frikës nga teknika u paraqit një risi provokative për mundësinë e pushtimit të planetave të tjera".

Më e rezervuar paraqitet gazeta "Ostsee Zeitung":

"Programi i presidentit Bush është vizionar, dhe kur dihet se sa janë në gjendje të investojnë për qëllimet e tyre, me siguri që kjo nuk duhet nënvlerësuar. Shtrohet pyetja vetëm se kush do të paguajë këto projekte. Në buxhetin amerikan ekziston një deficit prej 500 miliardë dollarësh, vazhdojnë shpenzimet tepër të mëdha në Irak, mungojnë mjetet financiare në arsim dhe shëndetësi. Nga ky aspekt mund të thuhet se fjalimi i presidentit amerikan ishte një hap shumë i madh për zgjedhjet e nëntorit, dhe një hap i vogël për zgjidhjen e këtyre problemeve".