1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e Shtypit Gjerman

Gerhard M. Friese20 Janar 2004

Vizita njëjavore e kancelarit gjerman Gerhard Schröder në Afrikë, bisedimet në mes të administratorit civil amerikan për Irakun, Paul Bremer me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan dhe iniciativa e qeverisë federale germane për luftimin e punës pa taksa, e ashtuquajtura ndryshe "punë në të zezë" janë tema qendrore në të përditshmet e sotme gjermane.

https://p.dw.com/p/As2p

Ndikimi i Gjermanisë në Afrikë nuk bën të mbivlerësohet mendon SÜDDEUTSCHE ZEITUNG e Mynihut dhe shkruan:

"Vizita e Schröderit po regjistrohet me vëmendje nga mediat afrikane dhe kjo i jep mundësinë atij të tregoj se mendon seriozisht me premtimin `partneritet i sinqertë´. Po të jetë kështu atëherë ai përkrah gjitha atyre lavdërimeve për reforma duhet të gjej kohë që në Afrikën e Jugut të shkëmbej hapur disa fjalë edhe me presidentin Thabo Mbeki. Edhe më tej Mbeki ndryshe prej Kenisë apo Ganës vazhdon të mbështes diktatorin e Zimbabves, Robert Mugabe. Përveç kësaj ai për një kohë të gjatë mohonte lidhjen në mes të virusit HI dhe Sidës, dhe këtë në një vend i cili vuan shumë nga kjo sëmundje. Nëse Schröder hesht dhe nuk hap çështjen e këtyre gabimeve atëherë Mbeki mund ti konsideroj ato si të aprovuara nga ana e kancelarit", nënvizon SÜDDEUTSCHE ZEITUNG.

Ndërkaq gazeta NORDKURIER e cila botohet në Neubrandenburg kërkon një politikë korrekte ndaj Afrikës:

"Schröder ka të drejtë kur thekson se vatrat afrikane të krizës nuk do të mbeten pa ndikim edhe në kontinentin fqinj të Evropës. Andaj shikuar nga ky aspekt veprimet janë të domosdoshme. Mbetet të shpresohet që shoqëruesit e kancelarit në Afrikë, bosët e ekonomisë nuk e konsiderojnë atë kontinent vetëm si parajsë për paga të ulëta. Ndihma për vet ndihmë duhet dukur ndryshe: çmime korrekte dhe paga korrekte për produktet e prodhuara në vend. Çdo gjë tjetër do të ishte zgjidhje fiktive e cila në rastin më të mirë do të kishte ndikim të shkurtër dhe në fund më shumë do të shkatonte dëme sesa dobi", shkruan gazeta.

Nga ana tjetër edhe gazeta OSTSEE-ZEITUNG thekson aspektin ekonomik të vizitës:

"Afrika - dihet përfundimisht se nuk është interesante vetëm si treg. Ky kontinent ndodhet para një bumi ndërtimor dhe industrial. Eshtë planifikuar ngritja e porteve, digave, rrugëve dhe hoteleve të reja. Në shumë vende po hapen burime të reja nafte", lexojmë në OSTSEE-ZEITUNG.

Ndërkaq takimi Bremer-Annan komentohet nga gazeta MÄRKISCHE ALLGEMEINE e Potsdamit:

"Tendenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të shpejtojnë tani për të ndihmuar amerikanët, pas sinjalizimit të hershëm të qeverisë së Bushit se për ta nuk është nevoja, natyrisht se është e vogël. Para së gjithash për faktin se ashtu si më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të heqin dorë nga roli i tyre drejtues në Irak. Nga ana tjetër nuk bën që të mos shfrytëzohet rasti dhe të vihet në pikëpyetje aftësia për veprim e Kombeve të Bashkuara në një gjendje të vështirë. Kush kërkon më tepër ndikim nga Kombet e Bashkuara duhet të shfrytëzoj edhe shanset e ofruara për një gjë të tillë", nënvizon gazeta.

Kalojmë tani në një temë gjermane. Qeveria federale gjermane dëshiron të luftoj të ashtuquajturën "punë në të zezë". Përgjegjësi do të japin edhe ata të cilët punësojnë një pastruese pa paguar taksat sociale për të. Lidhur me këtë ESSLINGER ZEITUNG mendon:

"Nëse punët në ekonomitë shtëpiake trajtohen nga baza tatimore njëjtë sikurse punët që kryhen në një ndërrmarrje atëherë potenciali i vendeve legale të punës në ekonomitë shtëpiake mund të realizohet shumë thjeshtë. Shtimi i shpejtë i vendeve të punës me orar minimal ka treguar se kushtet atraktive ligjore të taksave mund të kontribojnë në luftimin e punës në të zezë. Qeveria federale duhet të angazhohet më tepër në këtë drejtim", thotë ESSLINGER Zeitung.

MANNHEIMER MORGEN ndër të tjera thuhet: "Ajo çka po ndodh në ekonomitë private edhe mund të quhet ilegale por në rregull është vetëm një biznes që reciprokisht bëhet për disa euro në javë. Në ndërtimtari apo gastronomi për shembull në të kundërtën kryhen në të vërtetë me të madhe vepra penale me dëme të cilat kapin shumën e miliardave. Ky realitet do të duhej të luftohej nga qeveria kuq e gjelbër e jo miliona qytetarë pafaj", shkruan gazeta MANNHEIMER MORGEN.