1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Siegfried Scheithauer27 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2h
Teme mbizoteruese në artikujt e gazetave gjermane sot është politika tatimore e opozitës CDU-CSU pas takimit të kryetares së unionit kristiandemokrat CDU Angela Merkel me kryetarin e unionit kristiansocial Edmund Stoiber e lidhur kjo me situaten aktuale në kampin e opozitës.

Gazeta Berliner Zeitung shkruan:

"Duhet të nxjerrim konkluzionin, se unioni nuk ka aspak interes për reformën zgjedhore, as për të veten. Ka vetem një shpjegim për takimet Merkel Stoiber: Unioni opozitar nuk e do reformën fiskale për tani, me qeverinë socialdemokrate dhe të gjelber, por si teme të fushatës zgjedhore në 2006. Friedrich Merz ka mbaruar, koncepti i cili u eliminua. Wolfgang Schäuble ka marrë fund gjithashtu si kandidat për postin e presidentit."

Gazeta Märkishce Oderzeitung nga Frankfurti në Oder bën këtë bilanc.

"Do të dalë skeptikët kishin të drejtë. Me fundin e 2003 u mbyll dritarja e reformave. Vetem pas zgjedhjeve parlamentare në fillim 2007 do të bëhet përsëri diçka. Dhe me këtë dëshmi varfërie do të konkurrojë seriozisht unioni për pozicionin e forcës drejtuese?"

Gazeta Neue Osnabrücker Zeitung mendon, se kryetari i unionit kristiansocial Stoiber është dobësuar:

"Dje fitues triumfal i zgjedhjeve në Bavari, sot ka rënë në një greminë politike. Në rang federate ai duket se nuk ka shanse. Këtë e deshmon edhe kompromisi me CDU-në për taksat. Dhe në konkurencën e kandidateve për pasardhesin e Raut shanset për favoritin e unionit kristian social Wolfgang Schäuble kanë rënë, në vend që të ngriheshin."

Teme tjeter. Pas heqjes së Florian Gersterit nga drejtimi i agjensise federale për vendet e punës nuk kërkohet shpejt vetem një pasardhes, por edhe ndryshimi i strukturës së agjensisë për punën si dhe vazhdimin e reformave.

Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan

"Tani Florian Gersterit ish shefit të agjensisë federale për punë, i llogaritet deri me një se sa para shperblim do të marrë pas pushimit nga puna. Por nga ana tjetër pritet që këtë pozicion kryesor siç është zyra e punës në Nürnberg ta marrin me të mirët dhe me të mençurit dhe në bazë të kësaj edhe të paguhen. Pa pagese të mirë edhe në rast largimi personat kompetentë nuk do t´i hyjnë rrezikut sic u tregua edhe në rastin e Gersterit. Pra kritika do të thotë: ne duan drejtues të klasit të parë, por mundesisht lirë, kjo kështu nuk shkon."

Frankfurter Allgemeine shkruan për këtë teme

"Jo kerkimi për pasardhesin e Gersterit duhet bërë sa më parë, por kërkimi i një reforme ligjore për zyrën federale të punës është ajo që nuk pret. është e pamundur dhe e kotë që zgjidhja të pritet nga një kryetar i ri i një kryesie."

Në gazeten Frankfurter Allgemeine Zeitung lexojmë:

"Procesi kunder Max Strausit, djalit të ish kryeminstirit të Bavarisë, Franc Josef Straus do të vazhdojë. Gjykata e Augsburgut refuzoi dje një kerkese të avokatit për nderprerjen e procesit. Gjykata e shpalli Straußin edhe krejtesisht të aftë nga ana shendetesore për të marrë pjesë në proces. Djali ish kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Strauß, akuzohet se ka marrë nga tregtari i armeve Schreiber rreth 2,6 milionë euro nga bizneset me avione dhe tanke dhe nuk ka paguar për ta taksa. Paratë Straus duhet t´i kenë ardhur përmes kontos së fshehte të Schreiberit me emrin Maxwell."