Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 02.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Masakra e fundit me atentatorë vetëvrasës ndaj kurdëve në veri të Irakut dhe deklarata e presidentit amerikan Bush për të hetuar rolin e shërbimeve të fshehta në luftën e Irakut janë dy nga temat e politikës së jashtme që preokupojnë komentatorët gjermanofonë. Shumë gazeta gjermane trajtojnë sulmet me nje numër shumë të madh të vrarësh në Erbil, në veri të Irakut. Gazeta DI VELT (DIE WELT) shkruan për këtë temë: Autorët e atentatit mund të supozohen ne tri grupe. Së pari: ata ishin ekstremistë shiitë, të cilët kurdët gjysmëautonomë të Irakut nuk i njohin si sundimtarë në të gjithë vendin. Së dyti: ata qenë ekstremistë sunitë, për shkaqe krejt të ngjashme. Së treti dhe me e mundura: ata kane qenë terroristë profesionistë të rrjetit të Al Kaidës ose ekstremistë të lidhur me ta, që kishin synim "t'i ndëshkonin kolaboracionistët kurdë". Kushdo qe ka qenë, shpresa për një paqe të shpejtë në vendin e dy rrymave është minimale." Gazeta FRANKFURTER RUNDSHAU (FRANKFURTER RUNDSCHAU) diskuton cështjen se si mund të reagonte popullata kurde ndaj atentateve dhe arrin në përfundimin: "Kurdët do të këmbëngulin tani më fort për një zgjidhje federaliste, duke e vështirësuar edhe më shumë ndërmjetësimin midis shtresave të ndryshme të popullsisë nga administrata civile amerikane. Nëse kryeadministratori amerikan, Pol Bremer do t'ia japë garancitë e dëshiruara minoritetit kurd, ai do të ngrejë kundër vetes shumicën shiite, për mbështetjen e së cilës ai ka nevojë për vënien në jetë të dorëzimit të planifikuar të pushtetit në fund të qershorit. Nëse ai nuk u përgjigjet sa duhet kërkesave të kurdëve, ai do të ushqejë drojën e tyre në rritje se do të tradhtohen sërish nga SHBA. Rezultati do të ishte një forcim i zërave që angazhohen që sot për një Kurdistan të pavarur. Copëzimi eventual i Irakut do të ishte një disfatë politike në fund të një ndërhyrjeje të diskutueshme ushtarake." Me skepticizëm shprehet komenton edhe gazeta HANDELSBLAT (HANDELSBLATT) që del në Dyseldorf: "Shpresa për përmirësim të situatës nuk ka. Deri në mes të vitit, SHBA do të jenë larguar nga Iraku, të paktën nga roli i tyre si forcë që dikton strukturat. Struktura civile amerikane do të shpërbëhet, do të mbeten ushtarët.Por konfliktet politike, dhuna pritet të vazhdojë pa ndërprerje. Kjo duhet ditur sot kur bëhen diskutime për një rol drejtues të NATO-s në Irak. Shtetet anëtare të Natos- dhe në këtë mënyrë edhe Gjermania- do të përballeshin me një vend të hapur të armiqësuar. Pra, nëse në Irak do të shkojë Nato-ja, atëherë ajo tërheq me vete edhe një luftë. Kjo duhet thënë, ditur dhe para së gjithash-dëshiruar." Ndërsa gazeta që del në Potsdam, MERKISHE ALGEMAJNE (MÄRKISCHE ALLGEMEINE) komenton masakrën e Erbilit dhe arrin në përfundimin: "Ky lloj terrori nuk mund të ndalohet me mjete politike ose sociale. Nëse mund të ndalohet, atëherë vetëm me hetime këmbëngulëse dhe luftë të vendosur. Mund të thuash edhe se po të mos ishin përzierë SHBA në punët e Irakut, nuk do të merrnin këtë faturë që po marrin sot. E saktë, apo jo? Por në këtë rast irakianët duhet të shihen në sy dhe t'u pranohet, se njeriut i pëlqen më mirë një diktaturë funksionuese në Bagdad se sa përpjekja e mundimshme aktuale për të krijuar një rend të ri." Gazeta austriake DER SHTANDARD (DER STANDARD) që del në Vjenë trajton sot deklaratën e presidentit amerikan, Xhorxh Bush për rolin e shërbimeve të fshehta në luftën e Irakut: "Bushi, ashtu si kryeministri britanik Toni Bler përpiqen që ta largojnë përgjegjësinë nga vetja dhe ta shtyjnë gjykimin për vendimet e tyre të luftës, pra që të fitojnë kohë. Presidenti amerikan kërkon tani me sa duket të dijë "të vërtetën". Dhe cfarë do të ndodhë pastaj? A do ta sakrifikojë ai shefin e CIA-s, Xhorxh Tenet, do të kërkojë ndoshta falje tek viktimat e luftës, apo do të anullojë luftën? Bushi, ashtu si edhe Bleri e mbajnë vetë përgjegjësinë politike për luftën dhe informacionet e shërbimeve të fshehta, në bazë të të cilave ata morën ato vendime që morën. Nëse e kontrolluan cilësinë e këtyre informacioneve, këtë ata nuk e lanë të kuptohej asnjëherë. Por këtë mund ta nxjerrë në pah një hetim."
  • Data 02.02.2004
  • Autor Përgatitur nga Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2c
  • Data 02.02.2004
  • Autor Përgatitur nga Auron Dodi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2c