Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 16.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet parlamentare në Spanjë dhe gjendja e re e sigurisë në Evropë janë sot tema qendore në të përditshmet gjermane.

A do të tërheq kryeministri i ri spanjoll ushtarët nga Iraku

A do të tërheq kryeministri i ri spanjoll ushtarët nga Iraku


Fitorja e socialistëve në zgjedhjet parlamentare në Spanjë dhe gjendja e re e sigurisë në Evropë janë sot tema qendore në të përditshmet gjermane.

Gazeta HANDELSBLATT e cila botohet në Dyseldorf shkruan:

"Kush pohon se terroristët islamikë kanë shkaktuar një kthesë politike në Spanjë, gabon. Situatat ekstreme e forcojnë qeverinë e re, shkaku për ndryshime fshihet pas veprimeve të Aznarit. Së pari qeveria e tij është futur në luftë kundër vullnetit të popullit. Pastaj ajo zhgënjeu opinionin publik reth identitetit të atentatorëve duke kërkuar përparësi politike për vetveten. Zgjedhësit kishin një llogari të hapur me Aznarin, ajo duhej të paguhej nga ai", lexojmë në Handelsbalatt.

Ndërkaq në FRÄNKISCHE TAG të Bambergut thuhet:

"Para së gjithash ndikoi ajo përpjekja diletante që të paktën deri në ditën e zgjedhjeve Organizata ilegale baske ETA të konsiderohej si kryese e sulmit në Madrid edhe pse ndërkohë gjurmët shpienin në adresë krejt tjetër. Manovra që biente erë një orë larg, fillimisht largonte nga plani i parë politikën e jashtme të Aznarit si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Irakut. Me votën e tyre në lotët e pikëllimit dhe mllefin për ngjarjen tragjike spanjollët përfundimisht i hoqën një shtyllë presidenti amerikan Xhorxh Bush nga "Aleanca kundër terrorit", thekson Fränkische Tag.

Ndërsa e përditshmja berlineze DIE WELT konkludon:

"Aznar ka dështuar si figurë drejtuese për faktin se rezultatet e votimit i çmoi më tepër se të drejtën e informimit dhe të vërtetën. Kjo e dallon atë prej Toni Blerit i cili përkundër kritikave të ashpëra nga shoqëria për politikën e tij të jashtme di të luftoj dhe të bind sërish të tjerët", thuhet në Die Welt.

Në këtë kontekst gazeta Münchener ABENDZEITUNG vëren:

"Pamarrë parasysh se çka mirret si shkaktar për rezultatet e zgjedhjeve në Madrid, ato do të kenë pasoja të konsiderueshme edhe për Spanjën dhe për Evropën. Me paralajmërimin e tij për tërheqjen e trupave nga Iraku, Zapatero ndërron kursin politik: largim prej anës së Bushit dhe Blerit, afrim me Evropën e vjetër të Shirakut dhe Shrëderit. Por jo vetëm Bler do të mbetet i vetmuar. Edhe Polonia e cila sovranitetin e saj të ri e theksonte me kënaqësi në një bosht me Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhen papritmas në një qorrsokak politik", sqaron Münchener Abendzeitung.

Ndërkohë gazeta OSTSEE-ZEITUNG e cila botohet në Rostock këtë e sheh kështu:

"Polonia frikësohet me të drejtë që në të ardhmen të mbetet e vetmuar me bllokadën e saj të kushtetutës evropiane. Ushtruesi i detyrës së kryeministrit Zapatero e ka bërë të qartë se do të kërkoj mbështetje dhe afrim me Francën dhe Gjermaninë. Pasiguri pwr dallim ka në Itali dhe Britani të Madhe të cilat deri tani ishin bashkë me Spanjën në mbështetje të Xhorxh Bushit. Tani kartat përzihen sërish nga e para. Por bashkëlojtarët do të bënin mirë sikur në planet e tyre të reja lufta kundër terrorizmit të zë vend parësor", nënvizon Ostsee-Zeitung.

Nga ana tjetër gazeta GENERAL-ANZEIGER e ish-kryeqytetit Bonn tërheq vëmendjen për ndryshimin e gjendjes së sigurisë:

"Masakra e Madridit bën që siguria e brendshme e Evropës të jetë çështje kyçe në vetëdijësimin e popullatës. Bashkimi Evropian aktualisht ndodhet përpara një prej provave më të vështira politike të saj. Një kunkluzion i ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian në takimin që do të zhvillojnë këtë fundjavë me siguri do të jetë se duhet bërë më shumë në mbrojtjen e kufinjëve të jashtëm të Bashkimit Evropian", lexojmë në gazetën General-Anzeiger e cila botohet në Bonn.

  • Data 16.03.2004
  • Autor Eleonore Uhlich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1l
  • Data 16.03.2004
  • Autor Eleonore Uhlich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1l