Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 19.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë qendore në shtypin e sotëm gjerman është shpërthimi i trazirave ndëretnike në Kosovë.

Pamje nga Kosova pas trazirave

Pamje nga Kosova pas trazirave


Lidhur më këtë gazeta FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG në numrin e saj të sotëm shkruan:

"Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës duan të realizojnë pavarësinë shtetërore shumë serbë përpiqen për rikthimin në gjendjen e mëhershme kur Beogradi sundonte në Kosovë. Ramush Haradinaj përshembull, një politikan, ish-lider i kryengritësve shqiptarë, tha të enjten se burim i gjakderdhjes është revolta e shqiptarëve kundër Status-Quos. Koshtunica nga ana tjetër një ditë më parë i hodhi zjarrit benzinë kur pohoi se seperatizmi shqiptar po tregon karakterin e tij terrorist. Me siguri se deeskalimi nuk funksionon kështu", lexojmë në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ndërkaq gazeta MÄRKISCHE ALLGEMEINE e cila botohet në Potsdam në thumb të kritikës ka bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë:

"Se gjërat mund të arrin deri në këtë pikë, është të paktën në rastin e Kosovës çështje e dështimit të bashkësisë ndërkombëtare. Gati pesë vjet pas përfundimit të luftës çështja e statusit të krahinës mbetet e pazgjidhur ende. Pas shpërthimit të dhunës me siguri se tensionet do të ulen prapë. Por më nuk do të jetë si më parë. Ushtarët e Kforit dhe policët e Kombeve të Bashkuara luftuan kundër shqiptarëve. Në këtë mënyrë në sytë e shumë vendorëve ata nuk do të jenë më ndihmës por forcë pushtuese. Më në fund çështja e statusit të pazgjidhur politik do të jetë në rend të ditës. Dhe dhuna ishte ajo që e mundësoi një gjë të tillë", nënvizon Märkische Allgemeine.

Ndërsa në HANOVERSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG thuhet:

"Eshtë mirë që Nato demonstron menjëherë forcën dhe shton numrin e trupave të saj paqësore. Kush kërkon shkaqet për shpërthimin e konfliktit të Kosovës duhet të hedh njëherë shikimin edhe nga Beogradi. Qeveria e re serbe shpesh përdorë tone nacionaliste. Ato fatkeqësisht mirren në pjesët e vendit si një nxitje për ringjalljen e "spastrimit etnik" të ndaluar nga Nato para pesë vitesh. Andaj bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e pranishme edhe në Beograd dhe t`ia bëj të qartë pushtetarëve të rinj se prej tyre priten angazhime që do ti kontribojnë paqës në Evropë" thekson Hanoversche Allgemeine Zeitung.

Shfletojmë tani në NORDWEST ZEITUNG të Oldenburgut e cila shkruan:

"Nëse duhet të shuhet fitili i shtrirë në shumë pjesë atëherë Evropa duhet të vras mendjen se si i jep ndihmat për zhvillimin e juglindjes së prapambetur. Ish i ngarkuari gjerman i Bashkimit Evropian për Ballkanin Bodo Hombach pat filluar njëherë një konferencë shpresëdhënëse për Ballkanin. Ndërkohë ulëset e kësaj konference janë mbulur nga rrjetet e merimangave. Por rajoni nuk ka nevojë vetëm për një Konferencë të dytë ballkanike. E nevojshme është edhe një ndarje e qartë e etnive. Tani dëshmohet se ishte vetëm një iluzion të besohet se brenda disa vitesh mund të bashkëzhvillohet diçka me urrejtje të thellë", thuhet në Nordwest Zeitung.

Ndërkaq në SÜDKURIER lexojmë:

"Kosova po dridhet nga trazirat ndëretnike. Gati pesë vjet pas fillimit të bombardimeve të Natos në Beograd nuk është arritur që të gjindet një formulë për bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve. Për menaxhuesit e krizave në Nato dhe Bashkim Evropian ky rezultat është dëshprues dhe tronditës. 25 mijë ushtarë nga gjithsjet 38 vende të ndryshme të botës gati qe pesë vjet janë stacionuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe mbi 3000 gjermanë. Megjithatë siç duket vetëm forca ushtarake nuk mjafton për deaktivizimin e një mase të tillë shpërthyese. Faktikisht krahina serbe ishte ndarë nga shteti serb ndërkohë që mungonte guximi politik që asaj ti njihet pavarësia. Sot vërehen pasojat e kësaj mosvendosmërie: tek të dyja palët rritet gatishmëria për dhunë për shkak se njerëzit nuk shohin perspektivë. Konfliktet e zvarritura nganjëherë janë më të rrezikshmet", theksohet në Südkurier.

Kosova është edhe në fokus të gazetës HEILBRONNER STIMME. Në numrin e saj të sotëm ajo shkruan:

"Aleanca perëndimore marshoi në Kosovë dhe zbrapsi me bomba Millosheviqin. Ky sukses dëshmohet si i sipërfaqshëm. Problem nuk është vetëm fakti që Nato për herë të parë luftoi pa madnatin e Kombeve të bashkuara jashtë territorit të saj. Para së gjithash: ajo marshoi në Kosovë pa pasur një koncept të qartë për kohën pas fitores. Shqiptarët dhe serbët nuk e kanë vullnetin të bashkëjetojnë apo janë të paaftë ta bëjnë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë trupat aleate duhet të jenë të gatshme për një angazhim afatgjatë, derisa të jetë gjetur një zgjidhje", konkludon Heilbronner Stimme.

  • Data 19.03.2004
  • Autor Gerhard M. Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1j
  • Data 19.03.2004
  • Autor Gerhard M. Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1j