Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 26.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Shtypi i sotem në fokus ka bilancin e reformave ne fushen sociale prezantuar nga Kancelari gjerman Gerhard Shröder si dhe vizita e Kryeministrit britanik ne Libi Toni Blair

Gazeta FAZ komenton fjalen e djeshme te Shröderit:

Ne deklaraten qeveritare ShrÖder percaktoi kornizen ne te cilen do te realizoje reformat e tij nen moton larg globalizimit, por jo nje korigjim sa duhet per te kaluaren. Thekset mbi te ardhmen jane te vendosura ndryshe nga ajo qe pritej. Nje vit me pare Shröder paraqiti para parlamentit Agjenden 2010, strategjine e tij te reformave per sistemin social shëndetësine dhe tregun e punes , ndersa dje ai beri bilancin e pare ku sipas tij kjo qe eshte nisur eshte plotesisht e drejte edhe pse qytetaret akoma nuk kane prekur gje nga keto reforma.Kjo kembane bie per t'u degjuar më larg: njerezit e vegjel kane nevoje që të shperblehen per sakrificen e tyre , nderkohe qe ne drejtim te ekonomise vazhdojne kritikat per me shume rritje dhe fuqizim.

Gazeta gjermane BERLINER ZEITUNG argumenton se takimi i Kryeministrit Blair me Gaddafin mund të shihet në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake në Irak.

"Libia duket se provon që lufta në Irak, tek e fundit, pati pasoja pozitive," shkruan gazeta. Por ajo sugjeron se arsyeja më e thellë për ndryshimin e qendrimin është se kompanitë amerikane dhe ato britanike, prej kohësh, kanë dashur të rifillonin bizneset në Libi "ku mund të bëhen jo pak para".

"Parisit dhe Berlinit do t'i duhet që shpejt të braktisin tërheqjen e tyre nëse duan të mos mbeten pas," shkruan ajo.

Një koment në DER TAGESSPIEGEL hapet me një notë skeptike.

"A iu desh Tony Blair-it të shtrëngojë duart me një njeri që i ka ato të lyera me gjak, përfshire këtu dhe me gjakun e policëve dhe shtetasve britanikë," shkruan ajo. Por gazeta shton se vizita e kryeministrit mund të justifikohet si pjesë e një përpjekjeje për të bërë që udhëheqësi libian të dalë jashtë nga "fronti islamist anti-perëndimor".

"Ky është një biznes i rrezikshëm, por është koha e duhur që ky rrezik të merrej parasysh," shkruan ajo.

Gazeta tjetër gjermane, DIE WELT bie dakord me këtë përfundim.

Gazeta i përshkruan ndryshimet në politikat e Libisë si "një nga metamorfozat më të habitshme politike të kohës sonë".

"Libia, që dikur organizonte terrorizmin, mund të bëhet një aleat veçanërisht i rëndësishëm në luftën kundër Al-Kaidës," shkruan gazeta. "Ky do të ishte një sukses i madh për Londrën," argumenton gazeta, sepse "me përjashtim të fitimit të një aleati në luftën kundër terrorizmit dhe të faktit që po i tregon botës avantazhet e miqësisë me kampin anglo-amerikan, do të hapte dhe tregun e pasur me naftë, por të uritur për tregti dhe teknologji perëndimore".
  • Data 26.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1c
  • Data 26.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1c