Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 31.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Shtypi gjerman i ka përciellur me interesim ngjarjet e fundit në Kosovë

Shtypi gjerman i ka përciellur me interesim ngjarjet e fundit në Kosovë

E përditshmja gjermne me renome Frankfurter Allgemaine Caitung (Frankfurter Allgemeine Zeitung) shkruan se derisa situata duket të jetë qetësuar në Kosovë pas trazirave të fundit, në relacionin midis dy kryeqyteteve Beograd dhe Prishtinë po bëhen ecajke të ngjeshur diplomatiko-politike. Të martën sekreatri shtetit në ministrinë e jashtme amerikane, Mark Grosman, pas Prishtinës shkoi në Beograd ku zhvilloi një takim me kryeministrin Koshtunica, i cili ditë më parë në Bruksel, kërkoi vetadminstrim për serbët në Kosovë. Në Prishtinë, ndërkaq ishin edhe diplomatet evropianë Solana dhe Paten. Në Kosovë, thotë autori i artikullit Mihajl Martens, jetojnë 2 milionë shqiptarë, prej tyre rreth 200.000 janë serbë, kurse aktualisht atje nuk jetojnë as 100.000 prej tyre. Policia e UNMIK-ut tashmë ka korrigjuar të dhënat për numrin e të vdekurve. Ishte thënë se jetën në trazira kishin humbur 28 persona, por policia tani flet për 19 vetë, ndërsa shpjegojnë se gabimi ishte bërë kur disa të vrarë ishin numëruar nga dy herë. Numri më i madh i të vrarëve janë ekstremistët shqiptarë të varë nga KFOR dhe policia e UNMIK-ut. Autori shkruan se numri i ushtarëve të NATO-s që tani është rritur në më shumë se 20.000 nuk do të zvoglohet së paku jo deri pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit. Po të shikohen shkatërrimet dhe dëmet që u bënë, dhe të vrarët, mund të thuhet se konsekuencat politike nuk janë aq domethënëse për shqiptarët, ndonëse duhet shtuar se kërkesat e Beogradit për autonmi të serbëve në Kosovë kanë gjetur përkrahje më të madhe se para trazirave. Megjithatë, duhet përmendur faktin se kërkesa e Koshtunicës për një kantonizim të Kosovës sipas shembullit të Bosnjës ka hasur në kundërshitmin e pjesës më të madhe të përfaqësueve të Komunitetit Ndërkombëtar. Është e paqartë si do të realizohej një vetadminsitrim i serbëve nëpër enklave, të cilat as edhe me 100.000 ushtarë të KFOR-it nuk do të mund të ruheshin. Enklavat e vogla, thotë një diplomat i lartë perendimor me siguri nuk do të mbijetojnë në Kosovë. Ky është një fakt që deri më tani në bisedat për Kosovën ka qenë tabu të thuhej. Sipas autorit, pas ngjarjeve të marsit ka marrë fund koncepti i perëndimit, që Kosova edhe pas sulmeve të NATO-s dhe sundimit të Millosheviqit të mbetej multietnike. Megjithatë, multietniciteti do të vazhdojë të mbetet lajtmotiv në Kosovë, por jo gjithëkund. Nëse Kosova do të rikthehet në kursin e mëparshëm mbetet të shihet muajve që vijnë, konstaton autori. Në këtë javë u tha se Holkeri prezanton në mënyrë të detajizuar planin për implementimin e standardeve dhe tek pas përmbushjes së tyre do të vendoset për statusin final të Kosovës përfundon Frankfurter Algemaine Caitung.


Serbia financon kriminelët e luftës në Hage


Ndërkaq, gezeta Noje Cyriher Cajtung (Neue Züricher Zeitung) e Zvicrës, njofton se Serbia do të përkrahë fianciarishtë kriminelët e luftës. Serbia me një ligj të ri do të mbështesë finaciarisht të dyshuarit për krime të luftës. Parlamenti serb diskutoi të martën për një ligj, i cili do të përkrahet nga shumica e 250 deputetëve. Pas aprovimit të këtij ligji shteti i Serbisë do t´i paguajë rrogën Sallobodan Millosheviqit dhe të akuzarve tjerë në burg si dhe shpenzimet për avokatët e mbrojtjes por edhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të të akuzuarve për krime të luftës në Hagë. Gazeta Noje Cyriher Caitung, citon kryetarin e parlamentit serb ultrancionalistin Tomisllav Nikoliq të ketë thënë se ligji i Parlamenti serb është një shenjë se Serbia ka ndryshuar qëndrimin ndaj Tribunalit të Hagës dhe ndaj të akuzuarve serbë, që mbahen në burg atje. Projektligji ishte propozuar nga partia ultranacionaliste e Vojisllav Sheshelit, të cilin e pret procesi gjyqësor në Hagë.

  • Data 31.03.2004
  • Autor Fadil GASHI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1W
  • Data 31.03.2004
  • Autor Fadil GASHI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1W