Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 01.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë kryesore e komenteve të sotme gjermane është konferenca e dyte për Afganistanin në Berlin. Theksi vihet kryesisht në ndimën për rindertimin, dhe luften kunder drogës.

Gazeta Stuttgarter Nachrichten shkruan:


"Në se Afganistani ka një shans, nuk vendoset nga parate megjithese paratë kanë një rol të madh. Pas më shumë se dy dhjetevjecaresh luftë pas vuajtjes së refugjateve, shkaterrimit, sundimit arbitrar dhe shtypjes, popullsisë i mungon ndjenja e bashkësisë që karakterizon një komb. Më shumë se dallimet e grupeve etnike sot është varesia nga zoterit e pushtetshem të luftës, të ashtuquajturit warlords, ajo që ndan Afganistanin. I thepisur dhe i shkretuar Hindukushi ka qenë gjithmonë. Sot ai është i përçarë. Asnjë konferencë donatore nuk ka recetë të gatshme për këtë fenomen."
Gazeta Hesssische/Niedersächsische Allgemeine komenton:

"Eshtë arritur diçka që prej rrezimit të talibaneve. Tre milionë refugjatë munden të ktheheshin, një kushtetutë kalimtare me të drejta demokratike edhe për gratë është në fuqi, shumë shkolla janë hapur përsëri, policia dhe ushtria janë në ndertim e sipër. Gjermania dhe të tjerë kanë ndihmuar me këshilla vepra dhe para. Ky veprim i mencur dhe i kujdesshem ia ka vlejtur."

Në gazeten FAZ lexojmë:

"Krahu i qeverisë Karsai nuk arrin përtej kryeqytetit, siç do të desherohej. Kështu edhe zgjedhjet janë shtyre për në vjeshte. Në shoqerinë feudale të fiseve në Afganistan me rregullat e prej qindravjetëve është e veshtirë, të krijosh një balancë pushteti, nga e cila të mos ndjehet askush i lënë pas dore. Vetem me këmbëngulje të madhe dhe inteligjence ekonomike mund të ulet mbjedhja dhe shitja e bimeve narkotike në Afganistan."

Gazeta Ostsee Zeitung nga Rostoku shkruan:

"Pasojat e luftes civile 22 vjeçare veprojnë. Afganistani është jashtezakonisht i varfer. Ai ka nevojë akoma për ndihmë. Prandaj edhe samiti i dytë për Afganistanin. Që ky i kushtohet në rradhë të parë problemit të mbledhjes dhe tregtisë së drogës, është e qartë. Shumë fshatarë mbahen gjallë nga nevoja, lordet e luftës financojnë në këtë mënyrë ndikimin dhe mirëqënien e tyre. Nqs deri 90% e të gjithë ofertës së opiumit në botë vjen nga Afganistani, atehere vendi është bere serish rrezik nderkombetar. Prandaj në Berlin po kerkohen alternativa të fryrtshme për Afganet."

Me problemin e drogës merret edhe gazeta Mannheimer Morgen

"Në fushat e bimeve narkotike në Afganistan mbidhen tre të katertat prodhimit botëror të opiumit. Bisnesi me drogën sjell shumë përfitim: Një hektar lulekuqe sjell 12.000 dollare, ndersa një fushe me drith 300 dollare. Me këto fitime të larta zoterit te luftes financojnë ushtritë e tyre private, fshataret marrin vetem disa lëmosha. Ata mund t´i bindesh që të nderrojnë mbjedhjen vetem në se i paguan sa duhet. Por së pari duhen shkaterruar fushat me lulekuqe dhe t´u shpallet luftë prijesve të fiseve. Një sipërmarrje e rrezikshme."

Gazeta Märkische Oderzeitung nga Frankfurt në Oder e sheh rolin e Bundesverit si vijon.

"Pas pohimeve të vazhdueshme për vazhdimin e operacionit të Bundesverit në Hindukush fshihet një pasiguri në rritje. Keto ditë është bërë e qartë serish në Kosove, se pa zgjidhje politike nuk mund të fitohet paqja. Protektoratet ushtarake nderkombetare nuk janë zëveneesim i përhershem i perspektives civile. Në të njëjtën kohe eshte e qarte, nqs Bundesveri dhe kontigjentet e tjera largohen nga Ballkani apo nga Afganistani, grupet etnike i versulen prapë njeri tjetrit, fundamentalistet marrin hov. Ky është konflikti i pazgjidhshem, në të cilin ndodhet perendimi."


  • Data 01.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1T
  • Data 01.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1T