1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Fadil GASHI2 Prill 2004

Në numrin e sotëm, gazeta berlineze Tages Cajtung (Tages Zeitung) i kushton një artikull përpjekjeve të Natos dhe SFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë, për ta arrestuar Radovan Karaxhiqin. Arikulli është shkruar nga penda e njohur e gazetarisë gjermane dhe eksperti i shkelqyer i problematikës ballkanike Erih Ratfelder.

https://p.dw.com/p/As1R
Fotografi: dpa

"Radovan Kraxhiq shpëtoi edhe njëherë, shkruan Ratfelder në gazetën e Berlinit "Tages Cajtung". Në natën midis së mërkurës dhe të enjtes 40 ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, të mbështetur edhe nga helikopterë dhe nga policë vendorë, kanë kërkuar të kapnin të gjallë Radovan Karxhiq në kishën ortodokse të Pales. Gjatë aksionit ushtarak, njfoton ishte plagosur një prift dhe i biri i tij. Ata janë plagosur nga ciflat e eksplozivit me të cilin ushtarët kishin hapur derën. Prifti serb Jermijah Starovlah, konsderohet një ekstremist nacionalist serb. Javën e kaluar sipas artikullit të gazetës, ai u kishte bërë thirrje serbëve ta ndihmojnë dhe ta marrin në mbrojtje Radovan Karxhiqin, për ta shpëtuar nga dërgimi në Hagë. Që nga janari i këtij viti trupat ndërkombëtare po provojnë të kapin të gjallë Karxhiqin. Në aksionet e deritanishme janë arrestuar shumë prej rojave të tij trupore dhe janë marrë në pyetje, por janë lënë të lirë përsëri. Unaza rreth Karaxhiqit tashmë po ngushtohet citon Ratfelder të ketë thënë adminstratori i Bosnjë e Hercegovinës Pedi Eshdaun. Erih Rafelder në artikullin e tij në Tages Cajtung kritikon trupat ndërkombëtare, të cilat thotë me vite të tëra nuk kishin ndërmarë asgjë për ta burgosur Karaxhiqin. Ndërkaq, aksionet e tanishme vlerësohen si tejet pozitive.
Ndërkohë, thuhet se kërkimi po vazhdon edhe për të akuzuarin tjetër për krime të luftës Ratko Mlladiq. Ai ndodhet dikund në Serbi dhe qeveria serbe është dashur kahmot ta arrestonte e t´ia dorëzonte Hagës, shkruan TaZ. Serbia është dashur që gjatë këtij viti të merrte një ndihmë prej 100 milionë dollarësh. Prej tyre tashmë ka marrë 43 milionë, por pjesa tjetër i është ndërprerë pikërisht për shkak të mosbashkëpunimit me Tribunalin e Hagës. Edhe kryeministri Koshtunica ka refuzuar të dërgojë në Hagë të akuzuarit për krime të luftës thotë autori i artikullit. Në anën tjetër Beogradi po vazhdon ta ashpërsojë edhe më shumë kursin në këtë drejtim. Parlamenti serb ka sjellur një ligj për të përkrahur financiarisht të burgosurit në Hagë. Kështu shteti serb tani e tutje do t´i paguajë rrogën në burg Slloboadan Millosheviqit dhe të akuzuarve të tjerë dhe do t´ua heqë shpenzimet për mbrojte dhe për vizitat e familjeve të tyre.

Ndërkaq, shtypi gjerman sot nga temat gjermane një vend të rëndësishëm i kushton problemit të bartjes së shamisë së kokës në inistitucionet publike nga gratë muslimane në Gjermani, kurse nga temat ndërkombëtare një vend të vecantë zë tema për përfundimin e konferncës për Afganistanin në Berlin

Frankfurter Algemajne Cajtung, shkruan se Landi i Baden Vyrtembergut ka marrë vendim të prerë për të ndaluar bartjen e shamisë së kokës për mësueset në shkollat shtetore. Vendimi është marrë nga koalicioni i parive demokristiane dhe asaj liberale, ndërkohë që edhe deputetë të socialdemokratëve votuan pro.

"Personaeli mësimdhënës nuk guxon që në shkollat publike të bartë simbole politike, relegjiozea apo të ngjashme, me të cilat mund të preket paanshmëria e nxëseve" thuhet mes tjerash në ligjin e aprovuar nga landtagu i Baden Vyrtembergut.

Ndërkaq, sa i përket konferncës për Afganistanin që përfundoi punimet në Berlin, gazeta tjeter gjermane "Boner General Ancajger" shkruan: "65 vendet pjesëmarrëse në konferencë u treguan dorëlirë me premtimet e tyre. Deri në vitin 2010 sipas ekspertëve të bankës botore, Afganistani ka nevojë për 22,6 miliardë euro". Ndihma për Afganistanin duhet të jetësohet kementon gazeta, ndryshe një moskuses i komunitei ndërkombëtar si në Irak do të ishte një barrë e rëndë për të.