1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Gerd Winkelmann19 Prill 2004

Temë qendrore në gazetat e sotme gjermane është vrasja nga ushtria izraelite e shefit të Hamasit, Abdel Aziz Rantisi

https://p.dw.com/p/As0w
Pamje në Qytetin e Gazës pas vrasjes së Rantisit
Pamje në Qytetin e Gazës pas vrasjes së RantisitFotografi: AP


Një kortezh i gjatë prej dhjetëra mijëra palestinezëve ka bartur për në varreza përmes qytetit të Gazës liderin e likuiduar të Hamasit, Abdel Aziz Rantisin. Pjestarë militantë të organizatës janë betuar se do të hakmirren për vrasjen e udhëheqësit të tyre. Kryeministri izraelit Ariel Sharon përgëzoi ushtrinë e tij për suksesin. Në vazhdim disa reagime të shtypit gjerman fillimisht ndalojmë në gazetën "Die Welt":

"Shefi i Hamasit Abdel Aziz Rantisi është e mundur të ketë qenë një vrasës por me siguri një demagog i mbushur plot urrejtje. Por a është legjitime që ai të ekzekutohet pa akuzë dhe pa proces gjyqësor? E drejta ndërkombëtare thotë - JO. Izraeli për arsye të mira njihet të jetë demokracia e vetme në rajon. Kjo shton edhe normat e shtetit ligjor dhe detyrimet. Fuqia e shtetit ligjor megjithatë do të thotë mospërdorimi i mjeteve të njëjta si të kundërshtarit. Izraeli çdo ditë duhet të mbrohet prej sulmeve vdekjeprurëse ndaj popullatës civile. Por këtë duhet ta bëj me mjete të shtetit ligjor përndryshe vendi do të fundoset në një vorbull të dhunës vetshkatërruese", lexojmë në komentin e gazetës Die Welt.

Në të përditshmen tjetër "Neue Deutschland" thuhet:

"Bombat e kurdisura duhet deaktivizuar. Kaq i thjeshtë argumenti i Izraelit pas likuidimit të shefit të ri të Hamasit. Dhe sa i rrezikshëm. Kjo për faktin se me vazhdimin e ekzekutimeve pa asnjë vendim gjykate qevberia e Sharonit shkel të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke e vënë veten në një shkallë me grupet ekstremiste palestineze. Terrorizëm shtetëror dëgjohet tash akuza. Por kjo nuk i bën shumë përshtypje Sharonit. Ai ka marrë pëlqimin një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë", vlerëson gazeta Neue Deutschland.

Ndërkaq lidhur me këtë "Kölnische Rundschau" mendon:

"Spiralja e dhunës në Lindjes e Mesme gjatë fundjavës ka lëvizur për një pjesë të rrezikshme në drejtim të një shpërthimi të madh. Qeveria e Izraelit shpreson se me aksionet si vrasjen e shefit të Hamasit Rantisi herëdokur do të ndaloj terrorin palestinez ndërkohë që kundër kësaj teorie flasin të gjitha përvojat e dhimbshme të dhjetë viteeve të fundit. Vetëm atëherë kur të dyja palët do të jenë të gatshme që përkrah heqjes dorë nga dhuna të shikojnë realitetin në sy, do të ketë edhe shpresë. Përderisa palestinezët angazhohen për kthimin e të gjithë refugjatëve në Izrael ndërsa qeveria izraelite ënë të vërtetë nuk do ta lë të kthehet asnjë, edhe bisedimet janë të pakuptimta", lexojmë në Kölnische Rundschau.

Vrasjes së Rantisit vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe komentatorët e radios "Dojçe Velle". Në komentin e Peter Filip ndër të tjera lexojmë:

"Izraelitët duan të ngjallin përshtypjen se vrasjet janë suksese në luftën e tyre legjitime kundër terroizmit. Por ata po harrojnë mllefin që po mblidhet jo vetëm tek idhëtarët e Hamasit, por edhe tek palaestinezët dhe botën arabe në përgjithësi. Kështu Izraeli nuk mund të ndryshojë asgjë në politikën izolacioniste që për përjeton. Këtë nuk mund ta ndryshojë as deklarata e presidenti Bush. Për Izraelin nuk mjafton vetëm përkrahja e një partneri qoftë ai edhe SHBA-të. Megjithatë do të ishte gabim që vrasja e Rantistit të interpretohet si pasojë direkte e deklaratës së presidentit Bush. Rantisi ishte edhe më herët në listën e vrasjeve, kurse vrasjet e tilla nuk janë të parat që kryen Sharoni", nënvizohet në komentin e Dojçe Velles.

Në fund hedhim një vështrim në të përditshmen "Süddeutsche Zeitung" lidhur me orvatjet për gjetjen e pasardhësit të shefit të Bundesbankës gjermane, Ernst Welteke i cili para ca ditësh ofroi dorëheqjen:

"Më i miri prej tre kandidatëve pa dyshim që është Jyrgen Shtark, sekretar shteti në ministrinë federale të financave. Qe gjashtë vjet ai është zëvendëspresident i Bundesbankës dhe po mos të ndryshonte qeveria në vitin 1998 me siguri se me kohë do të ishte president i saj. Emri i tij është i paqortueshëm dhe aftësitë e tij mjaft të mëdha. Fakti se Shtark njihet si njeri i opozitës nuk do të duhej ta frikësonte kancelarin" thkeson "Süddeutsche Zeitung".