1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Fadil GASHI30 Prill 2004

Gazetat ditore gjermane sot, ballinat e tyre i kanë mbushur me editoriale kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian

https://p.dw.com/p/As0k
Fotografi: dpa

E përditshmja berlineze di Tages Cajtung (Die Tageszeitung) në komentin e saj në faqën e parë shkruan: "sonte në mesnatë fillon ekspertimenti më i madh në historinë e Europës: 25 shtete do të përpiqen të bashkëpunojnë së bashku në një Bashkësi shtetesh. Në një Union shtetesh dhe qytetarësh, ashtu si definohet me Kushtetutën e ardhshme, në një union, ku shtetet kombëtare do të ekzistojnë edhe më tej, por ku gjithnjë e më shumë sovranitetin e tyre këto shtete do t´ua dorëzojnë institucioneve mbinacionale. Ky është një eksperiment dhe askush nuk e di sot si do të duket në të ardhmën, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Disa presin dështimin e unionit të shteteve evropiane, disa presin që të krijohet një supershtet evropian. Disa parshikojnë hapjen e qinda mijëra vendeve të reja të punës, të tjerët prognozojnë të kundërtën. Megjithatë, koha e spekulimeve dhe zërave për zgjerimin e Bashkimit Evropian perendoi. Tani eksperimenti fillon dhe duhet festuar, shkruan Tages Cajtung e Berlinit.

E përditshmja tjetër gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung "Frankfurter Allgemeine Zeitung", rreth temës së zgjerimit të BE shkruan se përkundër të gjtha brengave dhe mëdyshjeve, zgjerimi i BE është një hap i madh. Evropa me këtë hap po del krejtësisht nga hija e Hitlerit dhe Stalinit. Me një maj 2004, tejkalohet një ndarje gjysmë shekullore e Evropës, ndarje kjo që ishte vepër e dy kryedespoteve të përmendur. Kombet të cilat kanë jetësuar këtë lëvije për bashkim gjithevropian duan një bashkëpunim të ngushtë, të tillë si asnjë herë më parë në historinë e shteteve moderne. Ky bashkim, do të nxierrë sërish në sipërfaqe ndikimin e Evropës në botë. Deri më tani historia e Bashkimit të Evropës, përkundër disa mangësive, ka qenë histori e sukesit, konstaton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Një gazetë tjetër gjermane Handelsblat, shkruan për frikën në Gjermani për shkak të zgjerimit të BE. Zgjermi i BE në lindje, me 1 maj në Gjermani, ka shkaktuar një valë të re të frikës nga pasoja të mundshme: Frika nga emigacioni më i madh nga vendet e lindjes, frikë nga humbja e vendeve të punës, frikë nga një konkurrencë e ashpër. Në të vërtetë kjo frikë është e pabazuar, konstaton gazeta, duke shtuar se një debat për këtë çështje do të kishte një kundër efekt, thotë Handesblat. Për ditoren "die Welt" 1 maji është ditë historike dhe pyet nëse është kuptuar se çfarë ndodh nesër. ka javë dhe muaj që flasim për zgjerim të BE dhe shpesh dëgjonim sikur gjoja bëhej fjalë për një termin të zakonshëm të përditshmërisë politike. Por jo, ne po përjetojmë kapitullin më të bukur në historinë e Evropës. Para së gjithash kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe do të thotë se ne, më në fund dhe përgjithmonë po tejkalojmë ndarjen e Evropës.

Gazeta Frankfurter Rundshau, kërkon një thellim poltik në fushën e zgjerimit të BE. Vendimi për zgjerim është i lidhur me thellimin e bashkëpunimit politik dhe nëse kjo dështon nga teke nacionale, BE do të rriokullisej nga binarët e historisë, sepse askush nuk dëshiron një Evropë të madhe, por të dobët. Pra as botë, por as evropianët vetë nuke duan këtë. Ndërkaq, gazeta Noje Cyriher Cajtung, në ballinën e saj në prag të 1 majit pyet: A u tejkalua vërtet ndarja e Evropës? Po me Ballkanin cfarë do të ndodhë? Procesi i bashkimit, përfundon tek atëherë kur në Be të integrohet edhe Ballkani perendimor. Cila është perspektiva e vendeve të Ballkanit perendimor pyet gazeta. Nëse kjo persektivë u mbyllet këtyre vendeve dhe Ballkani perëndimor nuk integrohen në Evropë, atëherë do të kishim jo një fund të ndarjes së Evropës, por një ndarje të re në Evropë dhe kjo do kishte pasoja.