1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Frank Gerstenberg11 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0a


Pak ditë para vlerësimit të prurjeve fiskale kriza e buxhetit është në qender të komenteve të gazetave të sotme gjermane. Jashte vemendjes nuk mbeten as akuzat për tortura nga ushtarët amerikanë dhe britanikë në Irak.

Gazeta Leipziger Volkszeitung konstaton:

"Hansi i hekurt po ndryshket. Fjala është për ministrin e financave Hans Eichel. Kursi i kursimeve e ka çoroditur fare. Ne mes të diteve të kaosit në Berlin Hans Eichel nuk gjen dot më përgjigje. Në mënyrë reflektive ministria e Eichelit llogarit ngritjen e takses së vleres së shtuar. Borxhe të reja planifikohen prej kohesh. Së shpejti do të vijë edhe thirrja tjeter për taksat e pronësisë. Por recetat e vjetra nuk vlejnë asgjë, gjermanet janë të lodhur nga zgjidhja e problemeve me hamendje. Shumë pyesin se kur do t´u vijë fundi subvencioneve të pakuptimta dhe perjashtimeve nga tatimet. Dhe kur do të vijë me në fund deklarata për tatimet, që të kuptohet nga secili?"

Stuttgarter Nachrichten konstaton me ironi:

"Më në fund një lajm i mirë për Hans Eichelin: Kancelari e mbeshtet atë. Keshtu thotë se paku zëdhënësi i qeverisë. Vetem sa keq, që në Berlin të gjithë janë të mendimit, se Eichel në fund të vitit nuk do të jetë më minister i financave. Data e skadimit të premtimeve politike përbehet me teper prej orësh, se sa prej ditesh. Të enjten bie për Eichelin këmbana e së vertetes. Atëhere vleresimi i gjendjes fiskale do të hapë vrima miliardeshe në buxhetin e shtetit."

Gazeta Berliner Zeitung kerkon doreheqjen e ministrit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld, megjithese presidenti Bush i ka dhënë atij mbeshtetje në mënyrë demonstrative:

"Politika e Bushit stand by your man është ajo që duan të shohin përkrahësit e tij. Por jo te gjitheve u ka kaluar pa parë, se fotografitë nga burgu Abu-Ghraib e kanë lëkundur në mënyrë dramatike besueshmerinë morale të SHBA-ve. Kush pretendon, se do t´i japë një vendi demokraci dhe paqe, nuk mund të lejojë asnjë prej ketyre fotografive. Edhe nqs në burgjet e Sirisë, apo Ceçenisë përdoren metoda brutale të marrjeve në pyetje dhe regjimi i Sadam Huseinit në burgun Abu Ghraib ka perdorur metoda shumë më brutale, SHBA nuk mund t´ia lejojnë vetes as versionin me të zbutur të ketyre metodave të torturave. Rumsfeld desheronte një luftë të shpejtë dhe pa shpenzime. Për këtë qëllim ministri i mbrojtjes ka sakrifikuar premtimin më të bukur, që mund të japin SHBA, demokraci, liri, dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Donald Rumsfeld për kete arsye duhet të largohet."

Edhe gazeta Die Welt kerkon konsekuenca:

"Tani edhe Toni Blair ka kerkuar falje për sjelljen e disa ushtareve të forcave ushtarake të koalicionit ndaj të burgosurve irakiane. S´merret vesh me të vertetë, se çfarë bie më shumë në sy. Paaftësia e krereve për të kontrolluar situatën, apo mungesa e përgjegjësisë së varesve, të cilët nuk e transemtojnë direkt lart atë që dinë. Lufta në Irak siç duket nuk e ka forcuar kudo dhe sa duhet vigjilencën ndaj faktit, se besueshmeria e vendeve që drejtojnë luftën dhe e kulturave të tyre është në lojë edhe pas dyerve të burgjeve irakiane edhe nqs të burgosurit quhen terroristë. Të kerkosh falje është mirë. Tí nxjerresh përgjegjesit para gjyqit që të japin llogari është më mirë."


Gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu citon një vleresim për Toni Blairin, që nuk është fort i përshtatshëm për kryeministrin e Anglisë.

"Edhe mentorët e dikurshem të Blairit si Roy Jenkins e rishikojnë edhe një herë vleresimin e tyre ndaj Blairit dhe vijnë në përfundime të trishtuara. Blair, për të cilin drejtori i tij i shkollës shkruante se "duhet t´i mendojë më mirë idete e tij", ka një temperament të mrekullueshem për të bere politike, por një intelekt të rangut të dytë. Ky kryeminister ka shumë me teper bindje se ç´ështe e nevojshme, sidomos kur është fjala për boten jashtë Britanisë së madhe, shkruan plaku i madh i Britanisë, Jenkins. Blair i sheh gjerat në mënyrë të ekzagjeruar në kontraste të ashpra si mirë dhe keq, bardh e zi dhe me një bindje të thellë, se nqs është mposhtur një herë e keqja do të pasojë automatikisht e mira. Këto fjalë tha Roy Jenkins në shtator 2002 në dhomën e lartë të parlamentit britanik. Sot ky vlerësim tingellon si një profeci."