1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

S Stickelmann21 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0Q

Ofensiva e vazhdueshme ushatarake në Rripin e Gazës mbetet një temë qëndrore e shtypit të sotëm gjerman, përsa i përket politikës së jashtme. Die Welt shkruan:

"Palestinezet humbasin njerez, por ata fitojnë pamje. Terheqja është manovra më e veshtirë ushtarake, sidomos nga Gaza. Palestinezet duan të paraqiten si fitues, izraelitet jo si humbës. Gaza bëhet simbol i një lufte, e cila ushqehet nga vetvetja. Ndihma nga jashte, SHBA, BE dhe arabë të moderuar nevojiten sa më shpejt."

Gazeta Handelsblatt trajton në këtë kontekst qëndrimin e SHBA-ve në seancën e fundit të këshillit të sigurimit të OKB-së. Atje përfaqësuesi amerikan duke abstenuar bëri të kalojë një rezolutë kritike ndaj Izraelit.

"Para një muaji presidenti amerikan Bush kërkoi nga presidenti i Izraelit terheqjen e njëanshme nga Rripi i Gazës. Dhe kjo interepretohet tani sipas gustos së Jerusalmeit: Terheqja e trupave po, por më parë do të kryhet një "paqetim " i një mënyre të veçantë. Të bësh sot pyetjen, nëse amerikanët e dinin që më parë taktikën e vertetë të Izraeliteve, nuk ia vlen ta diskutosh, sepse në OKB do të kishin patur mundesi, tí përgjigjeshin qartë. Në vend të kesaj ata marrin arratinë përmes abstenimit. Kjo nuk është më shumë se sa një finese diplomatike"

Kritik është edhe mendimi i gazetes "Neues Deutschland, që konstaton.

"Këtë rradhë ndryshe nga të tjerat Uashingtoni e la të kalojë rezolutën. Në vend që të vinin veton e zakonshme, në shtepinë e bardhë thanë se u vjen shumë keq për viktimat e pafajshme palestineze dhe se dëshëronin të bënin më shumë presion tek Izraeli që të tërhiqej. Megjithë zhgënjimin e treguar, ndersa aleati i tij i ngushte ngre lart gishtin kërcenues, Sharoni fërkon duart. Hipokrizi e vertetë. Ndersa ushtria e tij bënte namin në Gaza, ushtria amerikane vrau në fshatin e shkretetires irakiane 41 vete. Me argumentim të ngjashem."

Dhe gazeta Berliner Zeitung mendon:

"Izraeli në çdo rast mund të jetë i sigurtë për mbeshtetjen e mëtejshme të Uashingtonit si dhe një mbështetje në vlere prej 2 miliardë dollaresh në vit. Fakti që në nëntor në SHBA bëhen zgjedhjet, e çimenton aleancën. Pa SHBA pjesa tjeter e botes është e pashprese. Pa dhëmbë Kombet e Bashkuara, pa ide se ç´të bëjnë evropianët, pa shpresë fqinjuet arabë."

Dhe tani për pjesemarrjen e ish kryetarit të qeverisë në Stutgart Filbinger në zgjedhjet presidenciale të së dielës së ardhshme. Dihet se Filbinger në kohën e nazismit si gjykates i ri i marinës ka dhënë dënime me vdekje dhe këtë e ka cilësuar si të drejtë edhe pas vitit 1945. Gazeta Saarbrücker Zeitung shkruan:

"Eshtë e rëndë të shohesh, se Unioni Kristiandemokrat mbron sot një njëri, që misheron frymën e së pakorigjueshmes. Ndryshe sa ç´është thënë dhjetera vjeçarë me rradhë drejtesia në kohen e nacionalsocializmit nuk është e vërtetë se i është nënshtruar pa dëshirë sistemit kriminal dhe ka vepruar formalisht në mënyre korrekte. Përndryshe ajo ka vepruar në mënyrë aktive për ta justifikuar nga ana juridike dhe për ta mbeshtetur shtetin e padrejtë. Filbinger ka qenë pjesë stabilizuese e një sistemi vrasës. Që atij i jepet nderi që të marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit tës shtetit, është mungesë instinkti. Nqs nuk është turp.

Gazeta Stuttgarter Zeitung konstaton më në fund.

"Filbinger ka qënë edhe dy herë të tjera një nder përfaqësuesit e landit të Baden-Würtembergut për zgjedhjen e presidentit, por e kaluara e tij nuk ka terhequr vemendjen shumë. Prandaj është normale të bëhet pyetja, përse pikërisht tani? Partitë shohin në zgjedhjen e presidentit federal nder konstelacionet e ndryshme një vendim paraprak për koalicionin e ardhshem në rast të nderrimit të qeverisë. Nqs qeveria e socialdemokrateve dhe e të gjelberve do të arrinte të pengonte që president të zgjedhjes ish drejtori i FMN-së Këhler kandidat i opozites, aleanca e unionit opozitar CDU/CSU dhe e partisë liberale, nqs se nuk do të shkaterrohej fare, kryetarja e unionit kristian demokrat, Angela Merkel, do të ishte shumë e dëmtuar dhe pa perspektivë, që të bëhet kandidate për kancelare. Pra është kënga e vjeter: Fjala është më pak për presidentin federal dhe më shumë për pushtet dhe ndikim të partive."