Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 27.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman


Komentet e shtypit gjerman i konsiderojnë të gjelbrit si humbes në kompromisin e emigracionit. Një temë tjetër është edhe largimi i të ashtuquajturit "Kalifi i Këlnit".
Fillimisht pasojat politike të kompromisit për emigrimin. Gazeta e Düsseldorfit Handelsblatt i sheh të gjelbrit në pozicionin skajor:

"Kaq shpejt ndodhi. Para tre javesh të gjelbrit nderprenë me guxim bisedimet pa folur me socialdemokratet e fuqishem. Sidomos kryetari i partisë Reinhard Bütikofer lëvizte në arenën politike me buzeqeshje fitimtari. Keshtu të gjelbrit shpresonin, se në fund mund të dilnin fitimtarë politikë duke menduar me pak naivitet se kancelari dhe ministri i tij i brendshem do ta pranonin. Ata e çuan lojën deri në fund duke i nxjerrë të gjelbrit jashte loje."

Edhe gazeta Straubinger Tagblatt i konsideron të gjelbrit humbës.

"Të gjelbrit mund të ankohen sa të duan. Mund të thonë, se pa largimin e tyre nga bisedimet ndermjet qeverisë dhe opozitës nuk do të ishte bërë kompromisi për emigrimin. Por kjo nuk e mbulon faktin që ata janë humbës. Ajo për të cilën kancelari gjerman Schrëder dhe kryetarja e unionit Angela Merkel dhe Edmund Stoiber ranë dakord është siç duket shumë larg endrrave të të gjelberve. Porta e emigrimit për në Gjermani nuk do të hapet shumë."

Sipas gazetes nga Mainzi Rhein Zeitung ligji për emigrimin nuk e meriton këtë emër.

"Shansi ka kaluar. Ajo për të cilën kancelari u muar vesh me partitë e unionit nuk do të thotë gjë tjetër veçse largim nga projekti dikur ambicioz i qeverisë socialdemokrate dhe të gjelber për një ligj modern emigracioni. Këtë plan e shkaterroi partia socialdemokrate, për hir të kompromisit, i cili as nuk e meriton emrin ligj emigracioni. Eshte një kompromis me çdo cmim, i iniciaur nga Oto Shili, që pas deshtimit të ndalimit të partisë nacionalsocialiste gjermane do të arrijë një sukses në karrieren e tij si minister i brendshem."

Gjykata e lartë adminsitrative në Münster e ka hapur rrugën për largimin e udheheqesit të islamisteve Metin Kaplan në Turqi. Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Kaplani nuk është i rrezikuar në Turqi.

"Nuk është e sigurtë se nuk ka tortura në Turqi, por politika reformatore e qeverisë së Erdoganit është në gjendje të qetesojë frikëra të tilla, sepse procesi kunder Kaplanit dhe përkrahesve të tij do t´i nxirrte Ankarasë faqen e zezë. Për hir të planeve të Turqisë për pranim në BE Kaplanin do ta trajtonin si veze që thyhet dhe jo t´ia nënshtronin ndonjë torture."


Cornelia Rabitz shkruan në komentin e DW për ketë temë:

"Vendimi i gjykates së lartë administrative në Münster është sinjal për shtetin juridik dhe kunder predikuesve të urrejtjes dhe dhunës.
Ai u dha menjehere pasi partitë gjermane u morën vesh për pikat kryesore të ligjit të emigrimit, sipas të cilit mundesitë e debimit të të huajve të dyshimtë për ekstremizem dhe terrorizëm duhen forcuar. Megjithëse lidhja me vendimin ndaj Kaplanit është rastesi, rasti i Metin Kaplanit tregon se sa kuptim ka një rregull i tillë.
Islamisti dhe udhëheqesi i organizates së ndaluar "shteti i Kalifatit" duhet debuar, një vendim që nuk ishte pritur. Sigurisht edhe tani Kaplani ka mundesi të shkojë në gjykaten e apelit. Edhe dy dëshmi se është i sëmurë rëndë nuk e shpetuan nga pasojat.
Shteti juridik i jep një predikuesi nxites karten e kuqe.
Një shtet demokratik duhet t´i demonstrojë keto vlera me vendosmeri dhe vetëbesim. Në koherat kur militantet islamiste akuzojnë gjoja dekadencen e sistemeve demokratike dhe bëjnë thirrje për lufte, kjo është më e nevojshme se kurrë.
Metin Kaplan e ka shperdoruar të drejten e qendrimit. Prej kohesh ai përbente provokim edhe për ata që mbrojnë bashkejetesen e kulturave dhe nacionaliteteve të ndryshme. Gjykata në Münster i ka shqyrtuar faktet dhe ka marrë garanci nga qeveria turke, që Kaplani të trajtohet mire atje.
Vëzhgimi i simpatizanteve të Kaplanit dhe ektremisteve të tjerë mbetet detyre e rendesishme. Islamistet janë pakicë në mes të shumicës së të huajve në Gjermani, të cilet nuk duan të kenë të bëjnë me njerëz si Kaplani.

Gazeta Neue Westfälische nga Bielefeld kerkon gjithashtu debimin e Kaplanit.

"Edhe një i huaj i padesheruar si Kaplani, ideologjia e të cilit është në kundershtim të ashper me vlerat demokratike, ka pretendim për një proces të rregullt, për proces gjyqësor. Por nqs shteti juridik kërkon të merret seriozisht pas ecejakeve dyvjecare juridike duhet të pasojnë vepra."

  • Data 27.05.2004
  • Autor Walter Lausch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0I
  • Data 27.05.2004
  • Autor Walter Lausch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0I