Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 01.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Lidhur me atentatet në qytetin e naftes, Chobar, në Arabinë Saudite gazeta Finacial Times Deutschland shkruan.

"Nqs bëhet luftë në pikën boterore të karburantit, ekonomisë duhet t´i hyjnë të dridhurat. Sulmi i al Kaides në një qender banimi për të huaj në qytetin e naftës Kobar në Arabinë Saudite nuk ka pasoja direkte për furnizimin boteror me nafte. Por ai hedh dritë në rreziqet në këtë rajon, i cili ka pjesën më të madhe të rezervave boterore të naftes. Arabia Saudite fuqia drejtuese e OPPEC-ut, është për terroristë islamiste caku perfekt i sulmit. Ketu mund të qëllohen me një të shtenë njëkohesisht të dy armiqte e betuar. Perendimi i urryer, i cili është i varur nga nafta dhe jo më pak e urryera shtepi mbreterore, e cila politikisht dhe ekonomikisht mbeshtetet tek kooperimi me perendimin."

Gazeta FAZ thekson rrezikun e sulmeve të tjera terroriste në Arabinë Saudite.

"Pa naftën nuk ecen ekonomia boterore. T´ia heqesh shtepisë së sundimtareve saudite kontrollin mbi naften, me qëllim që të shkaterrosh bazen e saj ekonomike, debimi i të të pafeve, ngritja e një kalifati, për të nisur pastaj luften kunder perendimit, ky është një skenar, që lidh luften e civilizimeve me një lloj lufte civile arabe. Ka ardhur koha për një alenacë që lidh vendet, kulturat dhe fete kunder terrorizmit islamik dhe zellit të tij për të shkaterruar."

Gazeta Süddeutsche Zeitung analizon:

"Seria e sulmeve dhe e arrestimeve në mbreterinë saudite bën të qartë atë së cilës i druhen prej kohesh vëzhguesit skeptikë. Sundimi i një mbreti 84 vjecar, i një regjenti 81 vjecar dhe i mijëra princerve është i ngritur në rërë. Brenda natës sigurisht që nuk do të shkaterrohet. Një kohëzgjatje prej njëmijënetesh apo një më shumë i duhet dhënë. Një herë një prerje e vertetë ndermjet SHBA dhe sauditeve do të ishte i vështirë. Shumë ngushtë të gërshetuara janë interesat e administratës së Bushit dhe të plutokracisë saudite."

Gazeta Leipziger Volkszeitung e drejton vështrimin tek reagimi i sundimtareve sauditë.


"Zien në mbreterinë saudite. Kjo krijon shqetesim në tregun boteror të naftes dhe në shtepinë e sundimtarëve sauditë.
Kjo shpejton pergatitjen e valixheve të të huajve. Strategjia e sundimtareve në Riad kunder terrorit mbetet e paplotë, sepse mbështetet tek ashpërsia dhe jo tek reformat e brendshme në rradhë të parë tek largimi nga fanatizmi fetar dhe intoleranca. Perëndimi e ka ruajtur shumë Arabinë Saudite nga kritika."

FAZ shkruan:

"Pak javë para takimit të lartë të NATO-s në Stamboll qeveria turke ka bërë të ditur se nuk ka qëllim që të veprojë ushtarakisht në stabilizimin e Irakut. Diplomatë të lartë në ministrinë e jashtme turke i thanë FAZ se nuk ka gjasa që Turqia të marrë pjesë në operacionin e NATO-s në Irak, nqs për të vendoset në samite. Por ndoshta do të jepet ndihmë logjistike. Që në Irak të veprojë NATO pasa dorezimit të pushtetit irakianeve me 30 qershor për këtë këmbëngul në rradhë të parë qeveria amerikane. Kjo çështje do të trajtohet në samitin e Natos me 28 dhe 29 qershor në Stamboll. Terheqja e truqve zhgënjen edhe qeverinë gjermane, sepse kancelari Schrëder është shprehur në rradhë të parë për dergimin e ushtareve nga vendet islamike si trupa paqesore në Irak.
Kohët e fundit ka patur dy perpjekje të kota, për ta lidhur Turqinë me operacione ushtarake. Para fillimit të luftës qeveria e Bushit kerkoi hyrje për trupat amerikane nga Turqia, gjë që parlamenti në Ankara e refuzoi. Pas luftës qeveria turke donte të dergonte 10 000 ushtarë në mbështetje të trupave të koalicionit të drejtuara nga amerikanët, gjë që dështoi në rezistencën e keshillit provizor irakian. Deputetet në Ankara e vleresojnë kete si fat të mirë. Sikur të kishin hyrë atehere në Irak atëhere opinioni turk do të ishte konfrontuar me pamje televizive të arkivolëve, që ktheheshin me ushtarë turq."


  • Data 01.06.2004
  • Autor Christina Pannhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0C
  • Data 01.06.2004
  • Autor Christina Pannhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0C