1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Gerhard Friese3 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/As0B

Përpjekja e Këshillit të Sigurimit për një rezolutë të re për Irakun dhe rritja e çmimeve të naftës janë në qendër të shtypit gjerman.


Lidhur me rezolutën e re gazeta e Berlinit DIE WELT shkruan.

"Më në fund nga Iraku vijnë lajme të mira. Këshilli provizor i Bagdadit ka emëruar një qeveri që para se të vijë në pushtet ia bën të qartë popullit se nuk është figurë shahu e amerikaneve. Nderkohe përparojnë bisedimet për një rezolutë tjetër të OKB-së. Tani duket se edhe evropianët nuk kanë dëshirë t´u vënë më pengesa në rrugë SHBA- ve dhe qeverisë së re në Irak."

Gazeta Düsseldorfer Handelsblatt është e mendimit se:

"SHBA-të tregojnë me projektin e tyre se po lëvizin drejt një konsensi në këshillin e sigurimit. Sepse fundja ata pranojnë një kuadër kohor për Irakun, siç ishte kerkuar në radhë të parë nga Franca, Rusia dhe Kina. Prezenca e trupave nuk është më "open end", por e kufizuar. Që Iraku të bëhet demokraci nevojitet mbeshtetja nderkombetare. Predispozitë për këtë është një rezolutë e qartë e OKB-së, e cila nuk lë shteg për interpretime. Fundi i bisedimeve nuk duket akoma."

Dhe Berliner Zeitung shkruan

"Qeveria provizore, e cila do të vendoset me 30 qershor me ndihmën e OKB-së, nuk ka sovranitet të vetin. Së pari ajo duhet të tregojë, se ka legjitimitetin dhe aftësinë, për të paqëtuar dhe qeverisur vendin. Pasi ky eksperiment të ketë ecur mirë dhe nga zgjedhjet e janarit të ketë dalë një qeveri demokratike dhe e aftë për veprim, atëherë duhet menduar, se sa do të heqin dore amerikanet nga pushteti, sa do t´i terheqin trupat dhe kur do të largohen nga vendi. Këtë barrë nuk mund t´ua marrë askush."

Ngritja e çmimit të benzinës ka ndezur në Gjermani debatin për heqjen e takses ekologjike. Lidhur me këtë gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan.

"Qeveria gjermane nuk duhej të ulte taksen ekologjike, ajo nuk duhej të hynte aspak në debat lidhur me këtë çështje. Alternativa do të kishin qenë borxhe më të larta, apo taksa më të larta diku tjetër. Sindikatave nuk duhet t´u shkojë mendja që në bisedimet për tarifat të balancojë inflacionin e rritur si pasoje e rritjes së çmimit të naftës, dhe banka qëndrore nuk duhet të ngrejë perqindjet. Më e arsyeshme do të ishte ulja e perqindjeve."

Dhe Westfalenpost nga Hagen mendon.

"Në plan afatgjatë nuk kishte alternative për kthese në politikën energjitike botërore, sidomos në SHBA. Sa më parë të jetë e mundur nafta duhet të zëvendësohet nga burime të tjera energjie dhe shpenzimi të bjerë në të gjitha fushat. Duhen zëvendesuar 30 vjet të humbura."


60 vjet pas zbarkimit të aleatëve në Normandi Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan

"Keto ditë kujtohet zbarkimi i aleateve në Normandi para 60 vjetesh, një nga operacionet me të medha ushtarake, i cili jo vetem nga kendveshtrimi i fitimtareve, është bërë zakon të quhet fillimi i çlirimit të Evropës nga sundimi i nazisteve, dhe që 11 muaj më vonë përfundoi me kapitullimin e Gjermanisë. Në dhjetevjecaret me vonë fituesit dhe të humburit u bashkuan në aleancën Atlantike, për shkak të një mentaliteti të përbashket, por edhe si pergjigje ndaj rrezikut të ri të BE. Ishte një kohe e mirë për këtë bashkesi që mbante të fortë konceptin për perendimin, nga brenda solidare dhe nga jashte terheqese. Por pikerisht sot kur behen perkujtimet e fillimit të aleances behet pyetja mos asaj ka nisur t´i kalojë koha apo i ka kaluar. A janë thua rezervat e interesave, qellimeve dhe vlerave të perbashkëta amerikano-britanike aq të medha saqe lidhja të mbetet solidare edhe në shekullin e 21?
Në këtë anë të Atlantikut ka nisur që faji për kete largim të personalizohet. Presidntnit Bush i fryn një erë armiqesie që e kalon edhe atë të Reganit dikur. Kjo antipati është e perhapur në vende të ndryshme dhe në shtresa të ndryshme. Ajo nxit një antiamerikanzem që shfaqet sot kudo dhe që po bëhet ngadalë problem për SHBA. Por data e fillimit të krizes atlantike nuk është 20 janari 2001 kur Bushi erdhi në pushtet, rrenjët e largimit politik shkojnë më tej deri në 9 nentor 1989, kur u rrezua muri. Amerikes dhe Evropës iu muar armiku i cili i disiplinonte dhe i çonte në një strategji të perbashkët. Pas fundit të luftës së ftohte të dy partneret moren rrugë të ndryshme.
Ndoshta amerikanet edhe evropianet duhet të dinë se rivaliteti në të ardhmen nuk do të përbejë më përjashtim. Por edhe nqs është keshtu ata duhet të funksionojnë si partnere. Por partneriteti mund të funksionojë nqs të dyja palet investojnë për të dhe nqs i sherben. Perndryshe shuhet perendimi.