Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 07.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Kancelari gjerman ne ceremoninë me rastin e d-day

Kancelari gjerman ne ceremoninë me rastin e d-day

Temë qëndrore e komenteve të gazetave të sotme gjermane janë festimet me rastin e 60-vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në bregdetin e Normandisë. E reja e këtyre festimeve ishte se në to mori për herë të parë pjesö edhe një përfaqësues nga Gjermania, kancelari Gerhard Shrëder. Pjesëmarrja e Shrëderit u përcoll me qëndrime të ndryshme nga politikanët gjermanë, dhe kjo pasqyrohet edhe në vlerësimet e shtypit gjerman në varësi të drejtimit që ka secila gazetë.

Gazeta 'Die Welt', me drejtim konservator, vë në dukje pjesëmarrjen e kancelarit Schrëder në ceremoni, por nga ana tjetër e kritikon atë:

"Për herë të parë në festimet për zbarkimin e trupave aleate në Normandi merr pjesë një kancelar gjerman. Përulja qe e domosdoshme. Gerhard Schrëder theksoi trimërinë e ushtarëve, por edhe mjerimin dhe vuajtjet e pafund që ishin të domosdoshme për ta çliruar Evropën dhe Gjermaninë prej Hitlerit. Ai u përpoq që të ngrite një urë lidhëse mes aleatëve dhe gjermanëve, duke thënë se dhimbja ishte e përbashkët për të gjithë. Por fjala vendimtare, Amerika, mungoi. Mos ishin francezët që e çliruan Evropën prej Hitlerit? Po ashtu mungoi edhe kuptimi i thellë për fjalën liri. Zhak Shiraku, si burrë i vërtetë shteti gjeti fjalët e përshtatshme. Kancelari i pasluftës jo."

Krejt ndryshe e vlerëson fjalimin e Shrëderit gazeta me orientim të majtë 'Süddeutsche Zeitung':

"Debutimi i Gerhard Shrëderit nuk ishte i lehtë, por ai ia doli mbanë me dinjitet. Shrëderi ishte kancelari i parë gjerman që mori pjesë në festimet për d-day. Kancelari e pranoi përgjegjësinë që ka Gjermania për krimet e nazistëve. Fjalia e Shrëderit, se fitorja e aleatëve nuk ishte ngadhnjim mbi Gjermaninë, por fitore për Gjermaninë, ndoshta nuk i pëlqeu njërit apo tjetrit. Por kjo fjali ishte e drejtë."

Gazeta e Bonit 'General Anzeiger' tërheq vëmendjen për rëndësinë historike të festimeve të sivjetshme të d-day:

"Rrethi është mbyllur, sepse në festimet për 70-vjetorin do të mblidhen në Normandi edhe më pak veteranë të 6 qershorit 1944. Brezi i luftës dalëngadalë po shuhet. Por kjo datë jo vetëm që shënoi një kthesë në zhvillimin e luftës, por çoi edhe në ndryshime tepër të thella në Evropë. Rëndësi vendimtare për këto ndryshime kishte përvoja e ushtarëve të dikurshëm, tmerri kolektiv që kishin përjetuar ata prej kësaj lufte që ishte më e tmerrshmja e të gjitha luftrave. Ishte ky brez që zgjati dorën pajtimit mbi miliona varre."

  • Data 07.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As05
  • Data 07.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As05