Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 09.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Lidhur me kompromisin për Irakun gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu shkruan.

"Në Bagdad shpejt mund të dëshmohet, se vendimi i ri i Këshillit të Sigurimit vuan nga një e metë. Ndersa amerikanet duan të kene fjalën e fundit për veprimet e trupave të tyre në Irak, shtetet si Franca dhe u shprehen për të drejten e vetos së qeverisë provizore kunder veprimeve më të mëdha ushtarake. Rezoluta parashikon tani, që koalicioni i drejtuar nga amerikanet dhe qeveria në Bagdad të bashkëpunojnë në të gjitha ceshtjet që kanë të bëjnë me sigurinë. Por ç´do të thotë kjo në raste të diskutueshme. Cfare duhet të vleje, sikur amerikanet të duan të ripushtojnë një qytet nga udheheqesit e miliceve, por qeveria provizore kundershton? Atehere do të deshmohet se sovranitetin në vend vazhdojnë ta kenë SHBA-të. Të qenet në dijeni per kete vetem mund të ndeze trazirat tek irakianet."

Diçka me optimiste është gazeta Këlner Stadt Anzeiger.

"Sigurisht rezoluta vete nuk mund t´i zgjidhe të gjitha problemet dhe as t´i sjellë paqe Irakut. Por ajo e obligon bashkesinë e shteteve që të kujdeset për transformimin e vendit në një të ardhme të pranueshme. Ajo u merr amerikanëve monopolin, që të bëjnë cfarë të duan. Fundja deklarata e bankrotit të SHBA në Irak perben një shans të ri për OKB-në. Ajo tani duhet shfrytezuar."

Krejt ndryshe argumenton Junge Welt nga Berlini:

"Rezoluta e OKB-së për legjitimimin e regjimit pushtues mund të konsiderohet si sukses i qartë diplomatik i administratës amerikane. Edhe pse ajo prezantohet si kompromis edhe pse troika Paris-Berlin-Moske mendon se ka futur idete e veta të ndryshme nga amerikanet. Në thelb të politikes amerikane ndaj Irakut ketu nuk ndryshon asgjë. Një OKB, e cila legjitimon rezultatin e një lufte sulmuese në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, të palegjitimuar prej saj, e çlegjitimon vete veten."

Tregu gjerman i punës nuk tregon asnjë ndryshim papunësia mbetet e lartë. Megjithatë gazeta Financial Times Deutschland jep shpresë.

"Rritja e papunësisë po zbehet, për herë të parë që prej kohesh shtohet edhe numri i vendeve të lira. Për politikën duhet të vlejë që tani një rregull i vjeter i mjekësisë. Të mos behet asgjë që shkakton deme! Në rradhë të parë gjallërimi i domosdoshem i konsumit nuk duhet bllokuar. Ulje të reja të taksave nuk janë të nevojshme në gjendjen aktuale... Megjithatë fatale do të kishin qenë shkurtimet e reja po ashtu edhe një rritje e hershme e perqindjeve të bankës qëndrore evropiane. Vetem kur tregu i punës të rregullohet atehere ka ardhur koha për masa të tilla. Atehere rrogat në rritje ndihmojnë të konsumatoret t´i përballojnë ngarkesat.

Tageszeitung shkruan për gjendjen e romëve në Evropën Lindore:

"Që prej zgjerimit të BE në lindje romet janë pakica më e madhe në Evropën e bashkuar. Me pranimin e vendeve të tyre në BE edhe më shumë se një milionë romë janë bërë qytetarë evropianë. Në Hungari jetojnë rreth 500 000 romë, në Ceki 300 000 romë, në Poloni apo në Sllovaki rreth 400 000. Pothuajse kudo jetojnë në skaj të shoqërisë dhe janë të prekur shumë nga papunësia dhe nga diskriminimi. BE kerkon nga kandidatet për pranim mbrojtje të posaçme të pakicave, dhe gjendja e romëve në Evropën Lindore ka qenë shpesh një pikë e kritikës së komisionit evropian. "

  • Data 09.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As00
  • Data 09.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As00