1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Fadil Gashi28 Qershor 2004

Shtypi gjerman i së hënës komenton zgjedhjen e demokratit serb Tadiq president i Serbisë dhe kandidaturën e portugezit Barroso për postin e presidentit të Komisionit Europian

https://p.dw.com/p/Arzj

Revista gjermane "Shteren" (Stern) në komentin e saj për fitoren e demorkatit Tadic në zgjedhjet në Serbi, konstaton se "Tadiq është njeriu, i cili do të jetosojë reformat në vendin e tij dhe do të synojë që Serbinë t´ia bashkangjisë BE dhe NATO-s. Ai ka premtuar se gjatë pesë viteve, sa do të qëndrojë në postin e presidentit, do ta rikthejë Serbinë në Europë." SHBA dhe BE para zgjedhjeve u bënë thirrje saerbëve t´i jepnin votën Tadiqit, për t´i dhënë fund izolimit shumvjecar të vendit shkruan "Shtern". Përmes zgjedhjes së Tadicit do të marrë shtysë edhe ekonomia dhe do të joshen investitorët. Tadiq në partinë e tij demokrtike është pasues i ish kryeministrit të vrarë Gjingjiq. Për shumë qytetarë ai ka të njëjtin stil të punës, por dhe simbol politik si Gjingjiqi.

Gazeta "Berliner Cajtung" (Berliner Zeitung)konstaton se zgjedhësit në Serbe kësaj radhe ndoqën udhëzimet e Brukselit. Solana u kishte dërguar mesazhin se nëse Serbia do të ketë ardhmëri në Europë, duhet të zgjidhte president njeriun që është mik i madh i Bashkimit Europian. Së paku në këtë rast konstaton Berliner Cajtung, serbët nuk mund të akuzohen se votuan për një ekstremist në postin më të lartë të vendit.

Por konstaton Berliner Zajtung, në realitet në Serbi do të ndryshojë pak gjë. Tadic është vetëm president. Posti i tij është ceremonial dhe ai nuk mund të vendos për gjëra. Vendimet merren në Parlament, kurse aty janë shokët e Nikoloqit.

Gazeta gjermane Fajnejshell Tajms Dojçland, në shkrimin e saj për zgjedhjet në Serbi shkruan se Tadiq është një politikan i pastër dhe i papërzier në skandale politike, ekonomike dhe kriminale të viteve të fundit. Ai këtë vit është zgjedhur në postin e kryetarit të partisë, kurse më parë ka pasur disa poste të parëndësishme. Tadiq, është njeriu që angazhohet për reforma të thella brenda Serbisë dhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në Nato. Ndërkaq, Noje Cyriher Cajtung sjell komentet e diplomatëve perendimorë për fitoren e Tadiqit. Rezultati i zgjedhjeve është gjithashtu një dëshmi për vendosmërinë e Serbisë që të kthejë orientimin politik në drejtim të duhur.

Komentet e shtypit gjerman këtë javë merren edhe me kandidatin e ri për postin e presidentit të Komisionit Europian.

"Frankfurter Rundshau" komenton kandidaturën e kryeministrit Portugez për këtë post:

"Hoze Manuel Borrosa arriti të kandidiohet në këtë post për këtë arsye: Së pari ai është kryeministër, së dyti është konservativ dhe së treti, është ende i paanshmën në balansin e forcave brenda BE." Gazeta shkruan se portugezi Barrosa nuk është i shquar për ndonjë pikëpamje, apo lëvizje të tij europiane, por ai nuk ka as ndonjë bazë ndikimi brenda BE. Dhe është pikërisht mungesa e profilit të tij europian ajo që ka bërë vendet e BE të arrijnë konsensensusin për të.

"Handelsblat" e Dyseldorftit për kandidatin protuges komenton: "Barroso nuk konsiderohet politikan i fortë as në Portugali. Ndërsa në parketin europian ai mezi është parë ndonjë herë, duke përjashtuar rolin e tij dubioz në samitin e Azoreve në prag të luftës së Irakut. Atëherë Barroso kundërshtarët e luftës, Gjermaninë dhe Francën i konsideroi kundërshtarë, kurse këto vende sot për shkak të kompromisit me siguri do ta pranojnë kandidaturën e tij.

Ndërkaq Bernd Riegert i Dojce Veles në komentin e tij vlerson se Drama brenda BE për zgjedhjene e presidentit të Komisionit Europian dëshmon se Bashkimi Europian pas zgjerimit me 10 antërë të tjerë ka ndryshuar. Franca dhe Gjermani nuk munden më ashtu siç ishin mësuar deri më tani, të realizojnë deshirat tyre pa kufizim. Vendet e vogla dhe të mesme kanë mundësinë e kundërshtimit dhe për këtë po kujdesen që të mos ketë më një direktivë francezo-gjermane. Kundër tyre është pozicionuar edhe Britania e Madhe. Bashkëpunimi i proklamaur në fillim të vitit midis tre të mëdhenjëve në rrethat ashpra real politke të krijuara tani, duket se është shkrirë si bora nën diell.