Pasqyra e Shtypit Gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 01.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e Shtypit Gjerman

Temat kryesore të shtypit të sotëm gjerman janë betimi i presidenti të ri federal gjerman Horst Köhler dhe dorëzimi i Saddam Hyseini institucioneve irakiane.

Horst Köhler, presidenti i 9-të i Republikës Federale Gjermane

Horst Köhler, presidenti i 9-të i Republikës Federale Gjermane

Komentet e gazetave gjermane fokusohen tek Johannes Rau, i cili sot i dorëzon postin e presidentit të Gjermanisë Horst Köhler-it. Kështu gazeta GENERAL ANZEIGER nga Boni shkruan:

"Gjermania deri tani ka pasur shumë fat me presidentët federalë të saj, dhe sigurisht edhe Johannes Rau me postin që morri. Sot ai do t´ja dorëzojë këtë post Horst Köhlerit, por jo me dhimbje por me mirënjohje. Dhe populli gjerman ka cdo arsye për të shfaqur gjithashtu mirënjohje për një burrë, i cili është marrë për 50 vjet me cështjet e këtij populli, që ka një shpirt dhe mendje të edukuar dhe të arsimuar. Një burrë, i cili kurrë nuk ka pasur edhe problemin më të vogël që të flasë lirshëm si përpara mikrofonit të një kongresi plot me filozofë, ashtu edhe me qytetarë normalë. Një burrë, që kurrë nuk pushoi së qëni njëri prej nesh."

Gazeta NÜRNBERGER NACHRICHTEN komenton:

Ashtu si Heuss, Heinemann, von Weizsäcker dhe Herzog edhe Rau ishte një notar i lartë i Republikës, i cili nënshkruante ligjet dhe aprovonte apo pushonte ministrat. Ai ishte një president i politikës, i cili zhvilloi një profil individual. Dhe ai ishte një ndër politikanët e fundit të Gjermanisë, që dinte nga përvoja personale se c´do të thotë të rritesh në kohën e nazismit në Gjermani. Ashtu si parardhësit e tij, edhe Rau e dinte fort mirë sa e vështirë është të jetosh sot si gjerman i asaj kohe. Johannes Rau ka lënë gjurmë në këtë aspekt, gjurmë këto qe i sollën respekt."

Gazeta RHEIN-ZEITUNG nga Koblenzi dhe Mainzi profetizon kohë të vështira për Horst Köhlerin:

"Kur ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të bëjë sot betimin për postin e presidentit të Republikës, duhet të ketë kujdes që të fillojë më dorën e mbarë. Vendi ynë ndodhet në kohë lëvizjesh të mëdha. Lëvizje këto që kanë kërkuar dhe do të kërkojnë flijime. Asnjeri prej parardhësve të tij nuk kishte probleme te tilla."

Ndërkohë gazeta TAGESSPIEGEL nga Berlini shkruan mbi dorëzimin e ish dikatorit irakian Sadam Hysein institucioneve ligjore të Irakut. Kështu gazeta shkruan:

"Procesi, i cili do të fillojë dikur në muajt e ardhshëm është një provë, nëse Iraku mund të garantojë procese të drejta ligjore. Transmetimi televiziv i procesit do të ketë ndikojë tek populli në të gjithë vendin. Sigurisht që Sadam është një despot brutal, por në shumë vende arabe ende aplikohen metodat e tij. Sidoqoftë Asadi, Mubarak, Gadafi dhe Abudllah do të dridhen pak kur të shohin Sadam Hyseini në bankën e të akuzuarit."

Gazeta MÄRKISCHE ODERZEITUNG nga Frankfurti në Oder shkruan:

"Sadam Hyseini do të kishte qënë një rast ideal për gjykatën Penale Ndërkombëtare. Një proces i drejtë ligjor është pothuajse i pamundur në Irak ku ende mbizotëron dhuna dhe kaosi. Gjithcka tani i ngjan një hakmarrjeje. Ndoshta procesi kundër Sadamit përfaqëson një drejtësi disi të coroditur historike. Por ky proces nuk është aspak një ditë e shënuar për historinë e Irakut."

Dhe së fundi gazeta DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN komenton:

"Një proces brenda viteve të para të përfundimit të një diktature të dhunshme dhe të përgjakshme, mund të mbahet vetëm nga gjykata të paanshme ndërkombëtare. Të paktën në këtë traditë janë Miloshevici dhe të tjerët përpara gjyqit të Kombeve të Bashkuara. Pikërisht këtij gjyqi i duhet dorëzuar Sadam Hyseini. Ai nuk është qengj i pafajshëm. Por qeveria e re do të mund të dëshmojë se është e aftë, vetëm nëse do ti gjykojë kriminelët objektivisht. Por tani për tani drejtësia irakiane ka pak eksperiencë dhe shumë etje për hakmarrje."

  • Data 01.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzg
  • Data 01.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzg