1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

7 Korrik 2004

Shtypi gjerman në faqet e para sot, vëmendje i kushton zhvillimeve në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtete e Bashkuara të Amerikës, luftës kundër sidës në botë si dhe krizën që ka përfshirë Federatën e Futbollit Gjerman

https://p.dw.com/p/ArzX


Die Tagescajtung (Tageszeitung) e Berlinit njofton se kandidati demokrat për president Jon Kerri ka numinuar për postin e nënpresidentit ish-konkurrentin e tij senatorin Gjon Eduards. Kjo nuk është befasi, konstaton Tagescajtung pasi Eduards ishte kandidati më i preferuar nga mediat dhe nga zgjedhësit demokratë. Kjo është dëshmaur nga rezultati i të gjitha anketimeve të kryera. Senatori nga Karolina e Veriut është një avokat milioner, i cili vjen nga jugu i vendit dhe është mjaft karizmatik. Eduards është i mprehtë nga mendja është i arsimaur, besimtar dhe dijetar. Ai kupton vlerat amerikane dhe së bashku me të do të luftojmë që Amerika të bëhet sërish Amerikë, një vend ku të mos ketë hendek midis të varfërve dhe të pasurve, por të jetë një vend për të gjithë", citon Tagescajtung fjalët e Kerit me rastin e nominimit të Gjon Eduards për postin e nënkryetarit, në rast se demokratë fitojnë zgjedhjet e 2 nëntorit.


Frankfurter Algemajne Cajtung (Frankfurter Allgemeine Zeitung) duke komentuar nominimin e Gjon Eduards për nënpresident të SHBA nga kandidati presidencial në rast fitoreje të demokratëve në zgjehdjet e nëntorit, konstaton se Gjon Keri me këtë hap synon që me Edurds të fitojë votat e shtetve të jugut ku gjithnjë e më shumë dominojnë republikanët. Emrimi i Gjon Eduards, konstaton Frankfurter Allegmaine Cajtung, nuk u bëri fare përshtypje republikanëve. Lufta zgjedhore në fund të fundit zhvillohet midis Bushit dhe Gjon Kerit dhe jo midis Cejnit dhe Eduards, të cilit i mungon përvoja politike shton gazeta.


Edhe gazeta Noje Cyriher Cajtung (Neue Züricher Zeitung) konstaton se Gjon Keri me nominimin e Gjon Eduards për postin e nënpresidentit ka marra vendimin më të rëndësishëm politik të tij deri më tani. Keri ka bërë një hap strategjik, duke ditur se Eduards është një populist dhe ai pret që tani të rriten shansat për fitoren e demokratëve.


Shtypi trajaton edhe përhapjen e sëmundjes së sidës. Në faqën e parë Tages Cajtung shkruan se bota po humb luftën kundër Eids-it. Aids, po përhapet si anjëherë më parë. Vetëm vitin e kalaur ka pasur 4, 8 milionë të infektuar. Gjysma e të infektuarve janë midis moshës 15 dhe 24 vjec. 630.000 mijë fëmijë kanë lindur vitin e kaluar me virusin Hiv. Numri i të infekutarve me Hiv në botë është shtuar në 37,8 milionë. Që nga viti 2001 të hollat për luftimin e Aidsit janë trefishuar, por megjithatë kjo nuk mjafton. Ajo që duhet veçuar është fakti se edhe më tej viktimat e kësaj sëmundje janë të diskriminuar. Gjendja më daramatikë është në Afrakë, ku përkrah sidës lufta po humbet edhe kundër malarjes dhe tuberkulozit shkruan Noje Cyriher Cajtung.


Shumë aktuale në shtypin gjerman është edhe kriza që ka përfshirë Federatën Gjermane të futbollit. Kombëtarja gjermane 700 ditë para fillimit të kampionati botëror të futbollit në Gjermani akoma nuk ka trajner. Frankfurter Allgemajne Cajtung në komentin e saj të faqës së parë të titulluar "Kryengritja në Federatën gjermane të Futbollit" konstaton se emrimi i një trajneri për kombëtaren gjermane nuk duket në horizont, ndërkohë që ka plasur zënka për postin e presidentit në Federatës Gjermane të Futbollit. Ditët e 71- vjeçarit në rolin e njeriut të parë të futbollit gjerman duket se janë të numëruara. Fakti se Gerhard Mayer Vorfelder gjetjen e trajnerit për kombëtaren gjermane e ka shpallur si çështje që i përket vetëm atij, ka ngjallur kritika brenda kryesisë dhe është vlerësuar se kjo nuk përkon me stilin e një presidenti. Fundi i epokës së Majer Forfelder do ta çonte Federatën Gjermane të Futbollit drejt çlirimit të saj. Federata gjemane ka nevojë për fytyra të reja dhe kjo jo vetëm në kreun e saj.