Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 08.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Komentatorët e të përditshmeve gjermane këtë të enjte mirren kryesisht me raportin e Institutit të kontrollit financiar në Gjermani, ligjin për gjendje të jashtëzakonshme në Irak dhe vdekjen e presidentit austriak Tomas Klestil.


Gazeta KÖLNER STADT-ANZEIGER lidhur me raportin e Institutit të kontrollit financiar shkruan:

"Normalisht Instituti i kontrollit financiar përmbahet në çdo kritikë ndaj politikës. Por dje presidenti i këtij Instituti Dieter Engles vendosi të ndërrmarrë një hap të pazakonshëm. Si njëri prej rojtarëve kompetent të financave në vend, Engels damkosi dhe paraqiti borgjet shtetërore në rritje. Siç duket qeveria federale ia arrin të siguroj mjetet e nevojshme financiare vetëm me truqe të cilat bien ndesh me ligjet aktuale. Kjo është edhe një dëshmi më tepër se sa serioze është në të vërtetë gjendja".

E përditshmja e kryeqytetit Berliner Zeitung kritikon:

"Për çdo vit Instituti i kontrollit financiar na thotë se ku i shpenzojnë pakujdes të hollat politikanët dhe nënpunësit. Revizorët nuk tërheqin vërejtjen vetëm për gabimet por edhe japin propozime konkrete se ku në të ardhmen mund të kursehen paratë. Edhe kjo është një punë e vyeshme. Megjithatë pas statistikave vjetore për prishjen e kotë të parave mbetet një ndjenjë jo e mirë. Ne nuk dëgjojmë asgjë për gjobat ndaj nënpunësve të paaftë e as për shkurtimin e pagave të tyre. Përderisa për këto gjëra nuk jep llogari askush atëherë me siguri se do të vazhdohet me praktikën e vjetër", thuhet në Berliner zeitung.

Bonner GENERAL-ANZEIGER trajton sot gjendjen me tensione të vazhdueshme në Irak:

"Siguria është problemi kryesor i qeverisë së re irakiane. Para së gjithash në këtë drejtim shumica e irakianëve pret suksese të shpejta të qeverisë. Shumica, pa marrë parasysh sunitë apo shiitë janë ngopur me bomba dhe sulme kamikaze të cilat kërcënojnë pandërprerë dhe çdokund edhe jetën e njerëzve të pafajshëm. Por pa masa adekuate nuk mund të zgjidhet ky problem. Andaj ligji për gjendjen e jashtëzakonshme i cili hyri dje në fuqi pritet të has në përkrahje të gjerë në Irak", lexojmë në Bonner General Anzeiger.

Ndërkaq e përditshmja berlineze Tageszeitung parashikon:

"Nëse do të mungojnë instrumentet për zbatimin e tij atëherë ligji për gjendje të jashtëzakonshme do të humbas shpejt ndikimin dhe do të arrij të kundërtën e asaj që dëshirohet. Në vend të dëshmimit të forcës ekziston rreziku që kryeministri i ri irakian t`i demonstroj botës dobësinë e tij. Natyrisht që ai në çdo kohë mund të kërkoj ndihmën e ambasadës së re amerikane në Bagdat dhë të 130 mijë ushtarëve amerikanë që kanë mbetur në Irak. Por me këtë rast Alaui do të kishte një problem: kërkimi i ndihmës prej pushtuesit të djeshëm nuk do të shihej me sy të mirë nga popullata vendore", nënvizon Tageszeitung.

Ndërrojmë temë dhe kalojmë në SÜDDEUTSCHE ZEITUNG e cila në numrin e saj të sotëm vlerëson lart presidentin e ndjerë austriak Tomas Klestil i cili vdiq pardje në moshën 71 vjeçare si pasojë e dy sulmeve në zemër. Ai sot do të linte postin e tij si president që e ushtroi prej 12 vjetësh duke ja lënë këtë detyrë pasardhësit të tij të zgjedhur Heinz Fischer.

"Tomas Klestil u desh të luftoj me luhajtjet shpirtërore austriake në mes shpresave të rreme dhe ligështisë, me shtytjen që të distancohet çdokund apo diku të mbetet pakritikë. Paraardhësi i tij Kurt Valdhajm pat mishëruar këtë lojë të pashpirtë duke lejuar që patriotizmi i verbër të përjashtonte çdo debat të arsyeshëm për të kaluarën e luftës dhe përgjegjësinë për historinë. Në këtë mënyrë Klestil morri zemër të shprehet kundër ndjenjave të shumicës së bashkëkombasëve të tij gjatë vizitës së parë zyrtare në Izrael. Ai nxiti kështu diskursin për bashkëpërgjegjësisë e austriakëve për krimet e nazistëve", vëren Süddeutsche Zeitung.



  • Data 08.07.2004
  • Autor Martin Muno
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzW
  • Data 08.07.2004
  • Autor Martin Muno
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzW