1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Fadil Gashi28 Korrik 2004

Kuvendi i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe nominimi i kundërkandidatit të Gjorgj Bushit, demokratit Gjon Keri për prsident të Shteteve të Bashkura të Amerikës është nga temat qëndrore të shtypit gjerman.

https://p.dw.com/p/ArzC
Klinton përkrah Gjon Kerin
Klinton përkrah Gjon KerinFotografi: AP


E përditshmja e Drezdenit, shkruan se më shumë se 4.000 delegatët në kuvendin e PD po mbështesin dhe lavdërojnë Gjon Kerin. Kësaj rradhe dëshira për t´a larguar nga skena presidentin aktual ka bashkuar demokratët si asnjëherë më parë në këtë shekull. Ata kanë pranuar taktikën e Kerit: të mos kritikojnë me të madhe luftën e Irakut, por në shesh të nxjerrin të gjitha anët pozitve të Kerit, sidimos ato premtime të tij për të mirën e Amerikës.

Ndërkaq, gazeta e Lynenbergut angazhohet për një politikë të jashtme të pavarur të europianëve në raprot me SHBA. Gazeta shkruan se edhe nëse zgjedhësit përmirësojnë gabimin zgjedhjeve të kaluara dhe për president zgjedhin Gjon Kerin, Evropa nuk duhet të ketë iluzione. Edhe një presidenti si Keri do të disponojë me pushtein e pakufizuar, prandaj edhe Keri nuk do të lejojë që "imperatorisë amerikane" t´i lidhen duart. Ai natyrisht do të joshte në mënyrë shike aleatët evropianë, për dallim prej Bushit, mirëpo nëse evropianët do të dëshironin një politikë tjetër të jashtme amerikane, nuk duhet të presin se kush do të qeverisë në Uashsinton, Bushi apo Keri, por duhet që Evropa të tregohet e guximshme dhe të forcojë politikën e saj të pavarur të jashtme.

E përditshma berlineze Di tagescajtung (Die Tageszeitung) nën titullin "Rok-parti në Boston" shkrun se salla ku po mbahet Kuvendi i Demokratëve është përgatitur në mënyrë optimiste duke e shndërruar atë në një tempull optimizmi. Koreografia e hapjes ka qenë e përkryer, vlerëson Tagescajtung. Gazeta shkruan se të gjithë oratorët: ish-prsidentë demokratë dhe fytyra të rëndësishme partiake, kanë lavdëruar me fjalë të zgjedhura Gjon Kerin, ndërkohë që mijëra zëra kanë brohoritur emrin e tij. Gazeta, veçmas përshkruan paraqitjen e ish-presidentit Klinton. Klinton cilësohet "ylli i rokut të partisë". Gazeta citon një grua, e cila Klintonin e quan "Elvis" dhe shton se për të femrat amerikane me gjithë qejf do ta kishn ndërruar Kushtetutën amerikane për ta parë Klintonin edhe një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë. Edhe Tagescajtung konstaon se kësaj rradhe në kampin e demokratëve ekziston një unanimitet i plotë sa i përket kandidatit Gjon Keri. Biles edhe disa konflikte tradicionale në radhët e demokratëve midis krahut të majtë dhe atij të qendrës janë ndërprerë. Aktivistët për paqe dhe përkrahësit e luftës, sindikalistët dhe këndërshtarët e tregut të lirë, ambientalsitët dhe mbrojtësit e të drerjtave të njeriut, të gjithë janë bërë një krah.


Gazeta tjetër e rëndësishme gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton një koment rënies së reputacionit të kryeministrit italian Berluskoni. Komentatori Heinz Joachim Fischer shkruan se kryeministri italian Berluskoni dhe kancelari gjerman Schröder kanë një gjë të përbashkët, brengën si t´ia dalin deri në fund të mandatit të tyre. Berluskoni së fundi ia doli të menjanonte një krizë në koalicionin e tij prej katër partish. Rajonalistët e Lëvizjes së Veriut i kanë shkaktur së fundi kokqarje kryeminsitrit italian. Problemet me të cilat po ballafaqohet qeveria e Berluskonit janë ato nga politika fianciare dhe ajo ekonomike deri tek reformat e sigurimit të pensioneve. Komantatori shkruan për kundërshtitë në mes partnerëve në koalicion lidhur me politikat zhvillimore në fushat e përmenduar. Ndërkohë, që shton se atraktiviteti i Berluskonit ka humbur për shkak të rënies së kuotës së partisë së tij "Forca Italia" në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Gazeta shkruan se për shkak të grindjeve midis partnerëve në koalicion, Berluskoni nuk e ka të sigurtë se do t´ia dalë që t´a përfundojë mandatin e tij zyrtar deri në vitin 2006 si kryeminstër i Italisë.