1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

10 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/Arz2

Protestat e organizuara kundër reformës politike është tema më e komentuar në gazetat gjermane të së martës. Temë tjetër është përpjekja e kreut të socialdemokratëve gjermanë për t´a izoluar brenda partisë Oskar Lafontenin pas sulmeve të tij të fundit kundër kryesisë së Partisë Socialdemokrate.

Lidhur me protestat kundër shkurtimeve sociale "Tyringer Allgemaine" nga Erfurti shkruan:

"Është e sigurtë se shumë gjëra që fliten sa i përket keqësimit të gjendjes sociale janë të tepruara mirëpo, po kaq i sigurtë është edhe fakti se shumë nga gjërat me të cilat përballen njerëzit do të sqarohen gradualisht. Edhe Minsitri i Ekonomisë Klement duhet të bëjë më shumë për të sjellur dëshmi para njerëzve të Gjermanisë lindore se përveç se di të marrë, di dhe të japë, apo të ofrojë përkrahje ekonomike."


Gazeta "Zyddojçe Cajtung" vë në dukje të tjera prioritete:

"Në tërë këtë panik të krijuar po harrohet se pagesa e kategorisë së dytë për të papunët nuk është planifikuar si një pagë e përhershme, por si një ndihmë afatshkurtër për të parandaluar që njerëzit të mos bien në nevojë dhe për të përballuar krizat sociale që mund të shfaqen. Për të mbajtur nivelin e standardit jetësor me të cilin njerëzit janë mësuar, shteti nuk është kompetent. Legjitimiteti politik i Republikës Federale nuk varet nga mirëqenja dhe konsumi. Fakti se të gjitha partitë nga landet e reja po përpiqen të përfitojnë nga mentaliteti i prezantimit viktimë, do të dëmotojë për një kohë të gjatë kulturën qytetare në lindje. Edhe vetë CDU me qëndrimin e saj, po i afrohet botkuptimit se është detyrë vetëm e shtetit të hapë vende të reja të punës."


Handelsblat e Dyseldorfit, duke komentuar demonstrat e së hënës shkruan:

"Partia për Unitetin Socialist të Gjermanisë" dikur qe shndërruar brenda natës në "Partinë e Socializmit Demokratik". Tani kemi rastin të shohim si marshon rrugëve garda rinore e Honekerit në metamorfozën tretë të tyre. Reforma Harc IV po shërben si pretekst për Marksin III: PDS e vetëquajtur Partia e qytetarëve të vërtetë, para syve tanë po manifeston tendencat postkomuniste dhe po mobilizon masat për demonstratat e së hënës, të një lloji të ri".


Sipas pikëpamjes së gazetës Di Velt "Die Welt", rënia e shtetit social ndihet në tërë Gjermaninë. Di Velt më tej komenton: Ky fakt ndryshe po përceptohet nga perëndimi dhe ndryshe nga lindja e Gjermanisë. Në landet e lindjes shteti social është keqkuptuar duke e trajtuar atë si një lloj kompensimi për ekonominë e dështuar socialsite të kohës së komunizmit. Pakoja e reformave Harc IV nuk është çështje e moralit dhe as revolucion nga lart. Të demonstrosh kundër është e drejtë legjitime e njerëzve, mirëpo njeriu duhet të jetë realist dhe të mos e teprojë."

Ndërkaq, gazeta "Tagesspiegel" e Berlinit vëmendje i kushton kërkesës së Oskar la Fontenit për dorëheqje të kancelarit Shrëder dhe kërcënimit të tij se do të përkrahë një aleancë të majtë jashtë Partisë Socialdemokrate.

"Tagesshpigel" mes tjerash shkruan:

"Në shikim të parë gjthëçka flet se krijimi i një partie të majtë do të thoshte fund i SPD-së si parti qeveritare. Në sjelljen brizante të Lafontenit mund të kuptohet edhe fakti se ai i fryen një taktike tjetër spekulative. Dhe nga e tërë kjo nuk duhet pritur ndonjë zhvillim pozitiv."

Kurse "Merkishe Odercajtung komenton:

"La Fonten dëshiron të bëhet i rëndësishëm dhe të dalë nga monotoina politike që e ka kapluar. Lafontenit as që po bëhet vonë fare se me formimin e një partie të majtë, Partia Socialdemokrate do të binte në një krizë ekzistenciale. Po Shrëder a do të merzitej për këtë? Atij kurrë nuk i ka intersuar në të vërtetë partia. Ai po qeverisë mandatin e dytë si kancelar dhe është i bindur se ka përmbushur misionin e tij historik."