Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 17.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman


Protestat kunder reformave në tregun e punës, të cilat po zgjerohen janë një temë e madhe në komentet e gazetave të shtypit gjerman sot. Perveç kesaj komentatoret merren me votimin e papritur të venezuelanëve për presidentin e tyre të diskutueshem Hugo Chavez dhe me deklaraten e presidentit amerikan Xhorxh Bush për të terhequr deri në 70 000 ushtarë nga Evropa dhe Azia.

Gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu shkruan lidhur me debatin për reformat në tregun e punës:

"Koncepti Harz IV sherben, për të kufizuar shpenzimet për sigurimin social dhe për të shtuar joshjen për pranimin e vendit të punës. Ulja e penqindjeve të taksave duhet të sherbejë për rritjen ekonomike dhe për përmiresimin e pozitës së Gjermanisë në konkurrencën nderkombetare. Propozimi i kryeministrit të Sachsen Anhalt-it, Wolfgang Bëhmer do të thotë fundja: Na lini të heqim dorë nga rritja ekonomike, për të kompensuar nga ana sociale Hartz IV."

Gazeta Osttüringer Zeitung e drejton vështrimin tek opozita:

"Cdo kandidat zgjedhor i unionit bën çdo gjë për të mbajtur të fshehur bashkepergjegjesinë, dhe thirrjet për të treguar kujdes janë të rralla. Por edhe unioni, sikur të zëvendesonte pas dy vjetesh qeverinë socialdemokrate dhe të gjelber nuk ka nga t´u ikë reformave të zgjeruara të sistemeve sociale dhe së paku ato të filluarat do të detyrohet t´i çojë deri në fund. Kështu që politikisht është e papërgjegjeshme që përpjekjet e domosdoshme për reforma t´i sakrifikosh për grindjeje të pafrutshme të fushatave zgjedhore. Kursi i konfrontimit të të dyja palëveqë sërish është ndezur nuk është në gjendje, të krijojë besim të ri, por të kundertën."


Gazeta Frankfurter Rundschau merret me vendimin e popullit në Venezuele:

"Përfundimi i referendumit është një triumf i pashembullt për Chavezin. Ai i ka pozitat më të forta se kurrë më parë. Personalisht i vleresuar, moralisht i forcuar, politikisht i afirmuar. Tek opozita nga ana tjetër mbetet dyshimi për ilegjitimitet dhe lojëra të ndyra. Përpjeka e saj e parë për ta hequr qafe Chavezin në rrugë kushtetuese ka dështuar dhe ajo që mbetet është kujtimi i pakëndshem i përpjekjes për puç para dy vitesh dhe në bojkoti ekonomik disamujor. Më shumë se një Jo kunder Chavezit opozita, e percare sic është, nuk do të kishte nxjerrë dot, më shumë se një Jo ajo nuk mund t´u ofrojë venezuelaneve në moment.

Gazeta Main-Echo nga Aschaffenburgu është e mendimit:

"Hugo Chavez ka fituar bindshem plebishitin. Për këtë i ka ndihmuar nafta. Mund të themi se edhe boset e naftes kanë zgjedhur tribunin e majtë popullor dhe mikun e ngushtë të Fidel Kastros. Ai garantoi që në natën e zgjedhjeve, se do të jetë besnik dhe do t´u japë naftë edhe amerikanëve. Pyetja më e rëndesishme mbetet e hapur. A ka mundesi dhe a desheron Hugo Chavez të kapercejë hendekun, i cili kalon permes vendit, dhe që ndan fukarenjtë nga qytataret e pasur? A do të arrijë ai të krijojë një Venezuelë të përparuar, ku të ketë vend për të gjithë? Deri tani Chavez më shumë ka përçarë se sa ka pajtuar."

Tema e gazetes Ostsee Zeitung nga Rostocku është terheqja e trupave amerikane nga Evropa:

"Nqs Bushi shpall pakësimin e trupave, atëherë ai bën në të njëjtën kohë një goditje të dyfishtë. Më pak ushtarë jashtë shteti kjo shkurton shpenzimet dhe lë dollarin brenda SHBa. Pikërisht para zgjedhjeve mesazhe të tilla mirëpriten në SHBA."

Në gazeten Braunschweiger Zeitung lexojmë:

"Sigurisht që me terheqjen e dhjetera mijera GI nga Republika Federale Gjermane humbasin vende pune dhe fuqi blerese. Por humbja më e madhe nuk matet dot me para. është ndjenja sigurisë, e cila u është bërë e vetekuptueshme shumë njerezve. Megjithatë mbrojtja e SHBA-ve mbetet. Teknika satelitore psh është më e rëndësishme se sa fuqia e trupave. Ajo që nuk do të jetë më e mundshme është vogëlsia e Evropës në përpjekjet për mbrojtje. Ushtritë kombëtare janë pjeserisht në një gjendje që të kujton më shumë një varrezë makinash, se sa teknikën e lartë."

Së fundi një vështrim në gazeten Lüneburger Landeszeitung:

"Më pak i çuditshëm është fakti se Gjermania, e cila kundershtonte gjithnjë kryqëzaten në Irak, bën pjesë tek humbesit e zhvendosjes së trupave amerikane. Por kjo nuk vjen papritur, deputetet konservatore në kongres kishin kerkuar që para një viti këtë aksion ndeshkimi."

  • Data 17.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryw
  • Data 17.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryw