Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 18.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman


Dy tema janë në qender të komenteve të shtypit gjerman këtë të merkurë. Protestat e vazhdueshme kunder të ashtuquajturit ligj Hartz IV për reformimin e tregut të punës në Gjermani, si dhe procesi kunder donacioneve ilegale të CDU-së së landit të Hessenit. Ish ministri i brendshem Manfred Kanter pohoi, se ka siguruar të ardhura për partinë e tij jashte shteti, por kundershtoi akuzen për shperdorim.

Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan lidhur me këtë.

"Karakteristike për deponimin e sigurtë të ish politikanit të rendit dhe ligjit ishte se nuk e zuri me gojë, që me xhirollogaritë e tij ilegale vit për vit kishte shkelur ligjin në fuqi. Si politikisht, ashtu edhe nga ana humane, kjo tregon se Kanteri edhe kater vjet e gjysem pas zbulimit të skandalit nuk ka zënë mend aspak."

Gazeta Express e Këlnit shkruan.

"Cdo gjë ndodh si në një film policor? Dikush merr miliona, në kartmonedha të medha dhe i paketon mirë në një valixhe. Merr valixhen, e kalon kontrabandë jashte shteti përmes kufirit. Atje i fut paratë në konto të zeza. Në mënyrë që të mos i bjerë në sy askujt, jepen dëshmi bankare të fallsifikuara. Me kalimin e viteve një pjesë e parave kthehen perseri të deklaruara si ndihma të dhëna nga personat që kanë vdekur. Për ne si qytetarë është e paimagjinueshme që dikush, pergjegjes për bëmë të tillë, shpëton pa u dënuar. Por për Manfred Kantherin, jurist dhe ish minister i brendshem, është që ç´ke me të e imagjinueshme. Ai nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie për këtë, kur del para gjyqit. Nuk e sheh procesin si asgjë tejtër, veçse si fushatë të të majtëve. Nuk mund të imagjinohet që gjyqtaret të jenë të një mendimi me Kanterin."

Pas demonstratës më të madhe deri tani kunder reformave të tregut të punës gazeta TAGESZEITUNG nga Berlini shkruan:

"Deri tani diskutimet për reforma të zhvillura në mënyre teknokratike, e kishin hutuar opionin. Tani ai e ka marrë vesh se për se është fjala. Kush është i papunë, do të trajtohet së shpejti, si ai që merr ndihmë sociale. Këtu nuk bëhet fjalë për disa euro më pak në muaj, por për diçka më thelbesore, nuk merret më në konsideratë puna që ke bërë. Prandaj zemerimi është kaq i madh. Prandaj Hartz IV eksplodon në Lindje. Këtu ekziston ndjenja bazë, se nuk pranohesh si qytetar, por duhet të ekzistosh si objekt që është mundesisht mirënjohës për ndihmat."


Gazeta Die Welt e cila botohet po ashtu në Berlin është e mendimit:

"Gjermanolindoret ndihen si dhe më parë të mospërfillur... ishte shteti social që i pajtoi fillimisht të pakënaqurit me ekonominë e tregut, por që tani duhet të thotë lamtumirë. Por shumë gjermanolindore bëjnë një gabim kardinal. Nuk është konkurrenca e fortë ajo që i ka dëmtuar, por implantimi i pamenduar e rregullave gjermanoperendimore. Ato e pengojnë deri më sot lindjen, që të provojë veten në konkurrencë. Ketu asnjë qeveri nuk mund të ndryshojë shpejt gjë, aq më pak duke hequr ligjin Hartz IV. Demonstratat e së hënës bëhen më kot. Tragjike."

Në fund për këtë temë një vështrim në gazeten süddeutsche Zeitung nga Münihu.

"Ndoshta Schrëder dhe Fischer nuk e kanë kuptuar akoma: Ata mund të humbasin në muajt e ardhshem, atë që deshirojnë të fitojnë dikur në vitin 2006. Nqs vazhdojnë të mbeten në letargjinë e pushtetmbajtesve, atëhere koalicioni i madh i demonstratave të të henave, Bsirskeve dhe i Merkelave do të vendosë, se cfarë mendohet dhe thuhet për reformat dhe qeverinë. është koha, që më në fund të kalohet nga mbrojtja në sulm, dhe kjo jo për faktin se kanë para shumë votime në lande."

Gazetat gjermane shkruajnë sot për shpresat e zhgënjyera të notareve gjermane në Athinë dhe sidomos të rekordes boterore Franciska von Almsick, e cila përfundoi në vendin e peste.
Gazeta FAZ citon Almiskun të kete thënë se tensioni i madh për të marrë patjeter medaljen e arit më ka paralizuar. Nuk kisha ndjesi të mirë, më mungonte besimi. Në metrat e fundit m´u rënduan këmbet."
Notaret gjermane po bëhen në Athinë figura gjithnjë e më anësore.

  • Data 18.08.2004
  • Autor Ulrike Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arys
  • Data 18.08.2004
  • Autor Ulrike Quast
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arys