Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 08.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Pas diskutimit të ashper në parlament edhe nder artikujt e gazetave kryesore gjermane është ngjallur diskutimi për projektbuxhetin e ministrit të financave Hans Eichel për vitin 2005. Komentatoret nuk përjashtuan nga kritika as unionin opozitar.

Stuttgarter Zeitung shkruan:

"Që Gjermania është e zhytur thellë në grackën e borxheve, për këtë mban përgjegjësi edhe opozita. Ajo ia lehtëson vetes shumë punën, nqs shkeljene rregullave të Maastrichtit ia hedh vetem ministrit të financave. Opozita eshte përgjegjëse edhe për faktin, se deri tani është berë pak për ripërteritjen e buxhetit. Uljen konsekuente të subvencioneve ajo e refuzoi për arsye partiake. Por edhe ministri i financave duhej të përpiqej më shumë. Qeveria deri tani nuk ka asnjë lloj koncepti, se si do t´i kompensojë deficitet në një kohë të shkurtër."

Sikur buxheti i shtetit të mos jetë perrallë por një liber fati e ardhmja e Gjermanisë do të dukej e erret, mendon gazeta Ostthüringer Zeitung nga Gera.

"Deficiti dhe borxhet e reja e kalojnë gjatë ketij viti kufirin. Për here të katert me rradhë Gjermania nuk do ta plotësojë limitin e paktit evropian të stabiltiet. Pyetja interesante e vitit të ardhshem buxhetor është: Kur do t´i këputet filli komisionit evropian në Bruksel."

Për Rusinë fillon lufta e trete boterore shkruan gazeta FAZ.

"Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar kategorikisht bisedimet me separatistet çeçene pas dramës së pengjeve në Beslan. Perse duhet të bejmë tratativa me vrasesit e femijeve thotë ai? Perse nuk takohet askush me Osama Bin Ladenin nuk e fton në Bruksel, apo në shtepinë e Bardhe dhe bisedon me të? Përveç kesaj Putini refuzoi një komision parlamentar apo publik për të shqyrtuar mangesitë në vigjilencën e autoriteteve dhe sherbimit të sigurimit në Beslan dhe shpalli shqyrtimin e brendshem të situatës. Keshtu duhet të zbulohet, se kush është përgjëgjes dhe kush duhet ndeshkuar. Me katastrofën e Beslanit shkruan shkrimtari Viktor Jerofejev udheheqesi i islamisteve Basajev si "sundimtari i frikës" ka arritur ta vere veten në rang me presidentin Putin. Në këtë mënyrë ka nisur një sundim i dyfishte që do të thotë njëkohesisht fillimi i një lufte të tretë boterore për Rusinë.


Lidhur me perspektivat për pranim të Turqisë në gazeten FAZ lexojmë:

"Komisari i BE për zgjerimin në lindje Günter Verheugen, i cili do ta nderrrojë së shpejti postin ka një qëndrim pozitiv ndaj Turqisë. Ai lavderon perparimet që janë bërë nën Erdoganin premton një raport të rregullt dhe objektiv te autoriteteve të Brukselit në fillim të tetorit dhe parashikon një vendim të qartë për fillimin e bisedimeve për pranim në muajin dhjetor. Edhe sikur Verheugen të kete patur vete dyshim për anëtarësimin e Turqisë në BE, edhe pse kerkon më shumë të drejta për kurdet në Turqi komisari gjerman për zgjerimin e BE, qeveria gjermane që e ka derguar dhe të gjitha qeveritë evropiane janë të mendimit se Turqia dhe BE bëjnë pjesë së bashku.

Dhe së fundi një pjesë e komentit për qëndrimin francez ndaj kerkesave të pengmarrësve në Irak.

Afera e pengjeve në Irak mund të hyjë librat e shkolles si ditë e lindjes së islamizmit francez. Për herë të parë përfaqësuesit më të lartë të rreth 6 milionë muslimanëve, që ndodhen në Francë kanë aprovuar në mënyrë konsekuente vlerat e republikës dhe i kanë mbrotjur ata edhe jashte në boten islame. Edhe pse fati i dy gazetareve të rrëmbyer dhe shoferit të tyre sirian është akoma i paqartë, tani dihet se presioni i terroristeve islamistë nuk e ka arritur qëllimin e tij. Shoqeria franceze nuk u përça që të ndahej në kampe të armiqësuara të percaktuara në bazë të kritereve fetare. Shumë muslimanë francezë duhet ta kenë ndjerë veten për herë të parë qytetarë. Si shumica e francezeve ata kundershtojnë perzierjen e pengmarresve në politikën e brendshme franceze. Refuzojnë heqjen e ndalimit të mbajtjes së shamisë së kokës. Sepse orientimi që në shkollat shteterore të mos ekspozohet feja përmes veshjes dhe shenjave karakteristike perkatese, vlen njëkohësisht si për nxenesit kristianë, ebrej dhe muslimanë.


  • Data 08.09.2004
  • Autor Frank Gerstenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryZ
  • Data 08.09.2004
  • Autor Frank Gerstenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryZ