Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 15.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë zotëruese në shtypin e sotëm gjerman është studimi më i ri Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD kushtuar sistemit shkollor në Gjermani. Shtypi gjerman komenton gjithashtu diferencat turko-amerikane në Irak si dhe situatën e parazgjedhjeve në Kosovë


Lidhur me studimin e Organizatës për bashkëpunim dhe zhvilllim ekonomik, OECD për sistemimin e arsimimit në Gjermani, e përditshmja Frankfurter Algemajne Cajtung komenton:

"Raporti vjetor për arsimin në Gjermani, Organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik OECD si duket e ka shndërraur në një ritual që shkakton panik çdo vit në opinionin publik. Kush thotë se filloristët gjermanë mesatarisht mbajnë më pak mësim se moshatarët e tyre në vendet tjera, ai sheh vetëm shifrat dhe jo faktet, pa thënë asgjë për cilësinë e mësimdhënies."

Ngajshëm argumenton edhe Berliner Cajtung:

"Duhet lënë që me kalimin e kohës të kalojë edhe ky alarm katastrofal. Studimi i Organizatës për bashkëpinim ekomik dhe zhvilim OECD është i ngarkuar me shifra dhe numra dhe bazohet pikërisht në krahasimin e tyre kur vlerson si të dobët sistemin shkollor dhe gjendjen e arsimit gjerman. Të gjitha të dhënat për të cilat ka ankesa kaq të zëshme, flasin shumë pak për vetë kualitetin dhe cilësinë e mësimdhënies dhe suksesit në mësim."

Gazeta e Hanoverit "Hanoverishe Allgemaine Ceitung" në të njëtën temë nënvizon:

"Buxheti i shkollave në Gjermani krahasuar me atë në nivel ndërkombëtar është modest. Veçmas, gjendja më e keqe vlerësohet të jetë në kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore, aty ku nxënësit zënë njohuritë fillestare. Është e turpshme që Gjermania ndodhet nën nivelin e vendeve të OECD-së dhe zë vendin e parafundit".

"Handelsblat" e Dysseldorfit ndërkaq, komenton kritikat që Turqia i ka bërë poltikës së Shteteve të Bashkrua të Amerikës në Irak. Në koment lexojmë:

"Në shikim të parë bëhet fjalë për minoritetin turkmen në veri të Irakut, i cili ka vuajtur gjatë operacioneve të ushtrisë amerikane. Turqia dëshiron të ndikojë tek SHBA-të që të kenë më tepër konsideratë për popullatën civile dhe me protesta e saj tashmë ka arritur suksesin e parë. Mirëpo, në realitet prapa kësaj fshihet shumëçka. Ankaraja është e brengosur jo vetëm për turkmenët, por edhe për kurdët në Turqi dhe në veriun e Irakut."

Gazeta Landescajtung e Lynbergut nga ana e saj po kështu i kushton një koment Turqisë:

"Në fund të këtij viti Komisioni i BE do të vendosë nëse do të fillojë së shpejti bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE. Pengesa më e re tashmë është menjanuar nga rruga. Ankaraja vendosi që të hiqte nga rendi i ditës aprovimin eligjit kundër tradhëtisë bashkëshortore. Njëkohësisht, qeveira islamike e Turqisë, Evropës i i dërgoi një sinjal të rëndësishem përmes kërkesës që i bëri Uashingtonit për të ndërprerë sulmet kundër civilëve në veri të Irakut. Kjo është një dëshmi për një vetëdije që i mungon Evropës së vjetër. Prandaj, edhe Evropa mund të mësojë diçka nga Turqia.

"Noje Cyriher Cajtung" ndërkaq, në numrin e sotëm sjell një artikull kushtuar Kosovës ku mes tjersh lexojmë:

"Pak më shumë se një muaj par zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Beogradi kushtëzon me kërkesa politike thirrjen zyrtare për të dalur në zgjedhje serbëve të Kosovës. Në këtë mënyrë Serbia dëshiron të përurojë vizionin e saj për decentarlizimin e Kosovës, mirëpo kjo taktikë ka hasur në kundërshtimin e vendosur të shqiptarëve. Ashtu si para zgjedhjeve të mëparshme, edhe tani serbët kërcënojnë me mospjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës. Një pjesë e serbëve pjesmarrjen e kushtëzon me një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së sigurisë për ta. Si shkas serbët përmendin ngjarjet e marsit. Qeveria e Serbisë në anën tjetër ka propozuar një plan për decentralizimin e Kosovës që parashikon autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Propozimi është i ngajshëm me planin për ndarjen e Bosnjës, ku serbët pas mbarimit të luftës në vitin 1995 fituan republikën e tyre. Ka disa javë që kryeministri Koshtunica po përpiqet të gjejë përkrahje ndërkombëtare për vizionin e Serbisë për të ardhmën e Kosovës. Me tej në artikull thuhet se kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka kundërshtuar synimet e Serbisë, duke i cilësuar ato si një manovër për t´a ndarë Kosovën.

  • Data 15.09.2004
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryV
  • Data 15.09.2004
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryV