Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 01.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

default

Komentatorët e gazetave të sotme gjermane trajtojnë sot para së gjithash vendimin e parlamentit gjerman për të vazhduar stacionimin e ushtarëve gjermanë në Afganistan, edhe pas sulmeve ndaj ushtarëve gjermanë. Temë tjetër është vendimi i presidentit rus Putin për të mbështetur Protokollin e Kiotos për mbrojtjen e klimës.

Gazeta KÖLNER STADT-ANZEIGER e konsideron...

" me vend që Bundesveri mbetet në Afganistan. Republika federale mbrohet kundër terrorit dhe i ndihmon një vendi të munduar. Por e drejtë është edhe se shumë vende të Natos preferojnë t'i bëjnë bisht këtij angazhimi. Parlamenti e humbi dje shansin për ta shtuar kontigjentin e trupave, megjithë një ofertë të kristjandemokratëve për ta bërë këtë. Kjo përgjegjësi mund t'u rëndonte shumë deputetëve."

Përballë sulmit me granata kundër një kampi të ushtrisë gjermane në Kundus, gazeta STUTTGARTER NACHRICHTEN pyet:

"Afganistan? Shumë rrallë dilnin në titujt e gazetave ngjarjet në Hindukush. Ndodhitë në Irak dukeshin më afër dhe kërkonin të gjithë vëmendjen. Por atentatet e talibanëve duhet t'i kenë bërë të qartë edhe më të fundit se ushtarët gjermanë nuk kryejnë vetëm një mision alibie në Hindukush. El Kaida dhe Talibani në asnjë mënyrë nuk janë mundur. Prandaj është edhe e arsyeshme që Bundestagu e zgjati mandatin për Kundusin, Feisabadin dhe Kabulin."

E të njëjtit mendim është edhe OSTSEE-ZEITUNG që del në Rostok:

"Talibanet janë të gatshëm në cdo moment për ta kthyer pas kohën. Në këtë situatë, të tërheqësh në shtëpi ushtarët gjermanë do të ishte e barabartë me një shpallje falimentimi ndaj procesit të rindërtimit. Prandaj pati rëndësi vendimi i djeshëm i Bundestagut për ta zgjatur mandatin, megjithë sulmet me raketa dhe difektet. Edhe nëse kjo mund të tingëllojë e hidhur përballë rreziqeve për jetën e ushtarwve gjermanë.!"

Gazeta MÜNCHNER MERKUR veçon:

"Fjala e guximshme e Peter Shtrukut, se siguria e Gjermanisë mbrohet edhe në Hindukush u theksua edhe më tepër nga zhurma të paqeta në sallë. Goditjet me raketa në Kundus të Afganistanit verior e bëjnë të qartë të gjithë dilemën e angazhimit gjerman. Nëse situata bëhet vërtet serioze, trupa atje është tepër e pambrojtur. Por rezervat e justifikuara nuk peshojnë më shumë se mendimi bazë që sheh në angazhimin në Afganistan një kontribut të pazëvendësueshëm për luftën e përbotshme kundër terrorit."

Një zë paralajmërues megjithë aprovimin ngre gazeta DIE WELT që del në Berlin:

"Nëse kryengritësit dhe gangsterët e drogës e bëjnë serioze situatën, atëherë ushtarëve gjermanë do t'u duhet shpesh të tërhiqen. Por që të ankohesh për këtë nuk mjafton, sepse një gjë është e qartë: as ushtria gjermane dhe as ndonjë ushtri tjetër në botë nuk zotëron mjete për ta mbuluar Afganistanin në një mënyrë të tillë me ushtarë si Kosovën sot, ose pjesët e tjera të Ballkanit disa vjet më parë. Ekstremi tjetër, për t'ia lënë vendin vetvetes gjithashtu nuk mund të mendohet. Gjermanët maten me fjalën e dhënë."

Ndërrojmë temë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se do të mbështesë Protokollin e Kiotos për mbrojtjen e klimës. Gazeta MITTELDEUTSCHE ZEITUNG që botohet në Halle komenton:

"A mos vallë me këtë hap klima shpëtoi? Me siguri. Patjetër që kjo mund të thuhet për klimën midis BE dhe Rusisë. Lufta në Ceceni dhe kufizimi i të drejtave të njeriut e patën turbulluar rëndë atmosferën. Me po-në ruse për Kioton, për Bashkimin Evropian plotësohet një ëndërr. Me sa duket rezultoi e drejtë që evropianët e mbështetën me të gjitha fuqitë e tyre hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Nëse iniciativa më e fundit e Moskës paraqet edhe një fitore të ndërgjegjes ambjentaliste, kjo është më se e diskutueshme. Në mbrojtjen e ambjentit Rusia deri tani nuk është mbuluar me lavdi."


Ndërsa gazeta VOLKSSTIMME që botohet në Magdeburg shkruan për vendimin e Rusisë:

"Nëse Rusia në mbrojtjen e klimës shndërrohet brenda natës nga e kritikuar në të lëvduar, kjo nuk bëhet pa shkak. Presidenti Putin, i cili po shtrëngon aktualisht burgjitë në politikën e brendshme, përmes rënies dakord me protokollin e Kiotos papritur ndodhet në diell ndërkombëtar. Para së gjithash evropianët duartrokasin dhe shpresojnë edhe amerikanët do ta ndryshojnë qëndrimin dhe do të mbështesin mbrojtjen e klimës. Por përtej cdo llogarie politike, vendimi rus ka një dobi shumë praktike. Ka shpresa të justifikuara që në të ardhmen në atmosferë të shpërndahen më pak gazra të efektit serë. Pikërisht industria ruse është një nga më problematiket në glob. Nëse gjithcka do të ecë sipas planit të Kiotos, do të marrim pak me lirshëm frymë."


  • Data 01.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryM
  • Data 01.10.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryM