Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 14.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë qendrore në shtypin e sotëm gjermanofon është planet e ndërrmarrjes së automobilave OPEL për mbylljen e mijëra vendeve të punës dhe firmës tjetër Karstadt për mëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu gazetat e sotme komentojnë edhe debatin televiziv mes presidentit amerikan Bush dhe sfiduesit të tij në zgjedhjet presidenciale, demokratit Kerri.

Logo e Opel-it

Logo e Opel-it

Nga gazeta Handelsblat veçojmë:

"Në fakt këto janë lajme të hidhura: Opel-i do të humbas deri në 10 mijë vende të punës, firma tjetër Karstadt ka rreth 5500 vende në listën e përjashtimit. Këto janë të dhëna këndellëse, si një paralajmërim për vdekje masive të ndërrmarrjeve gjermane dhe vënje në dyshim e aftësisë vepruese të Gjermanisë. Megjithatë kjo nuk mund të thuhet për këto dy raste. Do të ishte shumë më mirë sikur të shikoheshin më saktë problemet specifike të këtyre dy ndërrmarrjeve. Si Opel-i ashtu dhe Karstad-i gjatë viteve të kaluara kanë bërë gabime vendimtare duke vlerësuar gabimisht zhvillimet si në industrinë e automjeteve ashtu dhe në tregtinë me pakicë. Kjo për momentin mund të jetë vetëm një ngushëllim i vogël për degët e Opelit në Ruselheim dhe Bohum apo për shtëpitë e mallërave të Karstad-it të cilat kërcënohen ga mbyllja. Megjithatë mbetet konkludimi: nëse këto dy ndërrmarrje tani duhet të pakësojnë vendet e punës për këtë nuk janë fajtore vendet ku ndodhen ndërrmarrjet por konsekuencat e konkurrencës, shkurt do të dënohen ndërrmarrjet e menaxhuara keq", lexojmë në Handelsblat.


Po për të njëjtën temë gateta Tageszeitung e Mynihut shkruan:

"10 mijë njerëz, punëtorë të rregullt dhe kryefamiljarë të ndershëm ndodhen në rrugë. Opel-i kursen, Opel-i kursen në njerëz. Një ditë e zezë për Gjermaninë. Sa keq i ka punët në të vërtetë Opeli- nëna e General Motors. Bosi i General Motors, Rik Vagoner para pak kohe kumtoi rezultatet e biznesit të çerekut të tretë. General Motors punon aktualisht me një fitim prej 440 milionë dollarë, për një aksion 78 cent. Vagoner ishte i zhgënjyer, analistët poashtu. Dhe menjëherë fillon kompensimi i dëmit me një brutalitet si në kohën e kapitalizimit të vjetër. Askush nuk do të dyshoj në nevojat për reduktimin e shpenzimeve dhe zbulimeve të reja. Por nëse bëhet fjalë vetëm për kënaqjen e nevojave të aksionarëve atëherë kjo është rruga e gabuar. Vetëm atëherë kur ata të kenë pushuar nga puna edhe punëtorin e fundit do ta kuptojnë se të papunët nuk mund të blejnë vetura", nënvizon Tageszeitung.

Ndërkaq në Berliner Kurier lexojmë:

"Opeli mbyll vende të punës. Karstadt bie dakord për një mëkëmbje të ndërrmarrjes - por athua me çfarë çmimi. Dhe domosdo shtroht pyetja: kush është në radhë?. Republika Federale e Gjermanisë duket si një rast i madh që ka nevojë për mëkëmbje. Njerëzit fitojnë më pak dhe shpenzojnë më pak sepse kanë frikë se çfarë do të ndodh në të ardhmen", thuhet ndër të tjera në Berliner Kurier.


Ndërrojmë temë dhe kalojmë në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë në Tyringer Allgemeine lexojmë:

"Gara vazhdon kokë më kokë. Përfundimisht janë pak pikë që dallojnë tek elektorati sfiduesin nga presidenti aktual. Sa i përket politikës së jashtme që të dy premtojnë se do të vazhdojnë ta luftojnë terrorin dhe se do të ngadhënjejnë në Irak. Andaj shumë amerikanë do ti besojnë kompetencat më të mëdha atij që e ka filluar luftën dhe që njeh të gjitha fazat e saj. Sa i përket politikës së brendshme dominon një debat i ashpër në të cilin të dy kandidatët evitojnë që të flitet për hapa konkret. Kerri është pothuajse i pa kundërshtueshëm kur thekson se presidenti Bush ka kthyer suficitin e buxhetit të marrë nga paraardhësi Klinton në një deficit gjigant, shkaktoi humbjen e qindra mijëra vendeve të punës ndërkohë që pa sigurim shëndetësor kanë mbetur pesë milionë njerëz të tjerë", thuhet në Tyringer Allgemeine Zeitung.

Po për të njëjtën temë në Osttyringer Zeitung e cila botohet në qytetin Gera lexojmë:

"Ende është herët të thuhet se a do të humbas Bushi këto zgjedhje. Anketat e fundit tregojnë një garë kokë më kokë. Megjithatë vërehet se Bushi ka humbur shumë pikë prej se konfrontohet me pyetje kritike në debatet publike sa që shpesh i mungonin fjalët dhe dukej si i pagojë. Për aq kohë sa Bush kishte vet në kontroll tonin, si në Kongresin e Partisë së Republikanëve dukej se fitorja e tij është më se e sigurtë. Në këtë mënyrë dëshmohet se debatet aq shumë të diskutueshme televizive si ngjarje mediatike të rregulluara rreptë dhe të sajuara artificialisht megjithatë mund të kenë vlerë për krijimin e opinionit politik", thekson Osttyringer Zeitung.

  • Data 14.10.2004
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryA
  • Data 14.10.2004
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryA