Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 16.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Gjykata ndërkombëtare e Hagës hodhi poshtë padinë e Beogradit, me argumentim se nuk ka kompetencë për sulmet e Natos. Gazeta Tageszeitung shkruan për këtë temë:


Gjykata nderkombetare në Hage ka kundershtuar njëzeri si të pavlefshme padinë e Serbisë dhe Malit të Zi kunder 8 shteteve të Natos, sepse akuzuesit në momentin e ngjarjes nuk ishin ende anëtare të OKB-së. Thelbi i akuzave ndaj NATO-s se gjatë bombardimit të Serbisë 1999 ka kryer genocid, nuk është sqaruar ende, sidoqofte jo në sferen politike. Por vendimi lejon që të konstatohet një tendencë. Meqenëse gjykata ka vendosur kështu, shpresat e qeverisë serbe nën kryeminsitrin Vojislav Kostunica kanë rënë.
Sepse me akuzen kunder Natos, se me luftën me bomba kanë kryer genocid, qeveria konservatore në Beograd dhe forcat e djathta ekstremiste në Serbi duan të fitojnë pikë në politikën e brendshme. Asaj i dhëmb që perfaqësuesi serb dhe të tjeret akuzohen për genocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Tek qeveritaret si tek shumica e kombit kjo shkatkotn qendrese dhe bllokade, në vend që të shqyrtohet me sy kritik e kaluara dhe të kapercehet ajo, ata kalojnë në kunderatak.
Si dikur ish kundershtaret në luftë kroatet, boshnjaket dhe shqiptaret, tani akuzohet edhe Nato. Argumenti që edhe perendimorët janë fajtorë është shumë i përhapur në popullsi. Biles akuza kunder Nato-s për genocid, bën që të ndjehen barabar fajtor.
Sigurisht që Nato mund të akuzohet se ka vepruar pa mandat të Këshëllit të Sigurimit., ka perdorur municion atomik dhe ka sulmuar pa arsye ushtarake caqet civile. Por genocid është diçka tjeter dhe kete duhet ta dinte qeveria serbe. Me kete akuze ajo vetem mund të humbasë edhe sikur Tribunali Nderkombëtar do të kishte hapur procesin. Ta kerkosh fajin vetem tek te tjeret dhe të bësh pergjegjes boten për fatin tend nuk të çon gjekundi. Kete e kuptojnë shumë mirë gjermanet sot.


Për të njëjtën teme në Gazeten Neue Züricher Zeitung lexojmë: Siç njoftuan sot gjykatësit e organit më të lartë gjyqësor të OKB-së, ky organ nuk ka komptencë për vleresimin e akuzes. Presidenti i gjykates, kinezi Shi Jiuyong, deklaroi se vendimi i 15 gjyqtareve është marrë njëzeri. Sipas stuatutit të gjykates, që nderhyn në raste mosmarreveshjesh dhe konfliktesh mes shteteve, gjykata ka kompetencë vetem mbi vendet anetare të OKB-së. Akuza e refuzuar drejtohej kunder Beljgikes, Gjermasisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kanadasë, Hollandes dhe Portugalisë. Lidhur me akuzat kunder SHBA-ve dhe Spanjës gjykata e kishte shpallur veten pergjegjese që më parë. Beogradi edhe në pranvere 1999 ishte perpjekur më kot të arrinte nga gjykata nderkombëtare perkohesisht një dispozite, që shpallte sulmet në kundershtim me ligjin.

  • Data 16.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxY
  • Data 16.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxY