1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

13 Janar 2005
https://p.dw.com/p/ArxC

Në artikullin me titull: "Probleme të shtyra. Edhe me pavaresinë e Kosoves çeshtja shqiptare mbetet e hapur", autori Andrei Ivanji shkruan:

"Ceshtja nacionale serbe" shkaktoi në fillim të viteve 90 luften civile në ish Jugosllavi. Pas shperberjes së shtetit, serbet në Kroaci dhe Bosnje e gjeten veten të shkeputur nga shteti amë. Nën moton "Të gjithë serbet në një shtet" ushtria serbe nën Milloshevicin u perpoq më kot të krijonte kufinjtë e një Serbie të madhe.
Tani në Ballkan shfaqet "çështja kombetare shqiptare". Si dikur serbet, shqiptaret jetojnë të shpërndarë edhe në shtetet fqinje. Në shumë kryeqytete të Evropës mund të blesh harta, që përfshijnë të gjitha territoret, ku jetojnë shumica shqiptare. Balllkani ndodhet para ndryshimit të kufinjve: Pavaresia e Kosoves dhe shkëputja e Malit të Zi nga shteti i përbashket me Serbinë. Megjithëse procese të tjera desintegruese në Ballkan janë një tmerr për Brukselin, BE është pajtuar gradualisht me kete fakt. Por do të ishte jolargpamese ta shihje pavaresinë e Kosoves të ndarë nga ceshtja kombetare shqiptare. Politika e shqiptareve që jetojnë jashte Shqiperise nuk koordinohet në Tiranë, por në Prishtinë. Megjithatë politikanët shqiptare kanë kujdes tani të mos ngrenë pretendime territoriale, për të mos rrezikuar njohjen e Kosoves së pavarur. Nqs Kosova fiton pavaresinë, çeshtja e pakicës shqiptare nuk do të zgjidhet vetiu. Lidhja e territoreve të banuara kryesisht me shqiptare ne Maqedoni dhe Serbinë jugore me Kosoven është një teme që vetem eshte shtyre. Dhe BE deri tani nuk ka krijuar një strategji për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare.
Se sa e ndezur eshte situata kete e tregojnë ngjarjet e fundit në Serbinë jugore. Dhe nqs problemet nuk zgjidhen, atehere shfaqen prapë më vonë, si shenjat biblike në mur.

Në artikullin "Miti i Xhinxhicit zbehet. Procesi kunder vrasesve të tij vazhdon", Michael Martens shkruan në numrin e sotem të gazetes FAZ

Bulevardi Xhinxhic në Svilajnac nuk është më. Ai nuk quhet më keshtu, që kur partia demokratike i humbi zgjedhjet komunale në këtë qytet serb, para disa muajsh dhe në pushtet erdhi një koalicion i drejtuar nga një ish anetar i partisë socialiste të Milloshevicit dhe që mbeshtetet nga partia radikale serbe e ish udheheqesit të cetnikëve Seselj, i akuzuar për krime lufte në Hage. Pushtetaret e rinj anulluan menjehere disa vendime lokale të partisë demokratike të Xhinxhicit si heqja e emrit të rrugës. Argumentimi është se Xhinxhici nuk do të kete emer rruge në Svilajnac, deri sa të deshmohet, se ai e meriton.

Në fakt simpatizantet e Xhinxhicit mund të mendojnë për të edhe me emrin e ri dhe njëkohësisht të vjeter të rrugës. Ajo quhet si dikur "shetitorja e të luftetareve të rënë". Edhe procesi kunder vrasesit të Xhinxhicit, që fillimisht ndiqej me interes të madh, nuk gjen më interesimin e duhur, si në fillim. Në qëndrimin ndaj ketij procesi ka dy Serbi thote avokati, Rajko Danilovic, i cili ndjek procedurën për familjen e Xhinxhcit. Nga njera anë Danilovic sheh përkrahesit e Xhinxhicit dhe politikën e tij, nga ana tjeter ato relike të regjimit të Milloshevicit ku ai llogarit sherbimet e ndryshme sekrete dhe pjeserisht edhe koalicionin e tanishem qeveritar të kryeminsitrit Kostunica, sepse ajo ndihmon edhe restaurimin e pjesshem të sistemit të vjeter. Ministri i drejtesisë Stojkovic është shprehur zyrtarisht për shperberjen e gjykates së posaçme për trajtimin e rastit të Xhinxhicit. "Por ai nuk ka mundur ta realizojë kete, sepse ka patur kundershtime. Serbia demokratike, reformdashese pret që kjo gjykate të përfundojë punën, siç ishte planifikuar.